LIVE UPDATES
Ekonomi

Çmimet e larta shtojnë frikën e konsumatorëve, pritjet inflacioniste arrijnë nivelin më të lartë historik

Bizneset presin që inflacioni pas një viti të jetë 3.3%, rreth 0.9 pikë përqindje më shumë se pritjet që kishin në tremujorin paraardhës. Agjentët financiarë kanë rishikuar gjithashtu për lart inflacionin e pritur në të ardhmen.

13 Maj 2022, 09:50 Nga DOSJA

Çmimet e larta shtojnë frikën e konsumatorëve, pritjet

Rritja e fortë e çmimeve gjatë muajve të fundit po rrit paralelisht edhe pritjet inflacioniste për të ardhmen, sidomos mes konsumatorëve. Sipas Bankës së Shqipërisë, pritjet e konsumatorëve kanë regjistruar nivelin më të lartë historik, prej 7.3%. Pritjet e bizneseve dhe të agjentëve financiarë janë rritur mbi objektiv, por qëndrojnë nën normën zyrtare të inflacionit në tremujorin e parë.

Bizneset presin që inflacioni pas një viti të jetë 3.3%, rreth 0.9 pikë përqindje më shumë se pritjet që kishin në tremujorin paraardhës. Agjentët financiarë kanë rishikuar gjithashtu për lart inflacionin e pritur në të ardhmen.

Ata presin që inflacioni pas një viti të jetë 3.5%, ose 0.8 pikë përqindje më shumë se pritjet e një tremujori më parë.

Inflacioni i pritur pas dy dhe tre vitesh është përkatësisht 3.3% dhe 3.4%. Gjatë muajve të fundit, të gjitha matjet e pritjeve për inflacionin nga vrojtimet janë rritur, duke ndjekur ecurinë e inflacionit faktik, që në muajin prill arriti nivelin 6.2%, më i larti në 20 vjet.

Tendenca rritëse e pritjeve të konsumatorëve shqiptarë për çmimet në të ardhmen është në linjë me ato të konsumatorëve të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajoni. Trajektorja e pritjeve inflacioniste ka ardhur në rritje të fortë pas muajve të parë të pandemisë.

E njëjta prirje vërehet edhe në vendet e rajonit, ku pritjet e konsumatorëve për inflacionin në të ardhmen janë rritur kryesisht në Serbi, në Mal të Zi dhe në një shkallë më të vogël në Maqedoninë e Veriut. Vlerësime të mëparshme mbi pritjet e konsumatorëve në Shqipëri për inflacionin në afat të shkurtër kanë evidentuar natyrën e tyre adaptive kundrejt vlerave të inflacionit të publikuar më parë.

Perceptimi dhe pritjet e konsumatorëve për inflacionin janë më të ndjeshme ndaj luhatjes së çmimeve të ushqimeve, duke demonstruar një korrelacionin më të lartë pozitiv me këto të fundit.

Ndikimi i pandemisë në zinxhirët e shpërndarjes së mallrave dhe së fundmi pasojat e luftës në Ukrainë kanë rritur ndjeshëm çmimet e ushqimeve bazë dhe pasiguritë në tregjet përkatëse, duke u përçuar në rritjen e shpejtë të pritjeve për inflacionin nga ana e konsumatorëve.

Të dhënat e vrojtimeve hedhin dritë mbi sjelljen e pritjeve inflacioniste të konsumatorëve, të ndara sipas nivelit mesatar të të ardhurave, nivelit të punësimit, gjinisë dhe shkallës së arsimimit.

Rezultatet tregojnë se pritjet janë në përgjithësi më të larta për individët me të ardhurat më të ulëta, shpenzimet e të cilëve janë të orientuara më shumë drejt mallrave ushqimore. Sipas punësimit, pritjet inflacioniste kanë qëndruar më lart për të papunët, gjatë gjithë historisë së matjes së tyre, ndonëse ky ndryshim është zbehur lehtësisht në vitet e fundit. Ndërkohë,

ndryshimi në tendencën e pritjeve për inflacionin ndërmjet gjinive është shfaqur vetëm gjatë pandemisë, ku femrat në përgjithësi presin çmime më të larta se meshkujt. Periudha e pandemisë ka evidentuar ndryshime në çmimet e pritura edhe ndërmjet të anketuarve me nivel arsimimi të ndryshëm, ku pritjet janë më të larta për individët në kategoritë më të ulëta të arsimimit.

Marrë nga Monitor

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë