All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Shpenzimet për interesat e borxhit do të rriten me 18% në 2024

Shpenzimet për interesa të borxhit të brendshëm parashikohen në vlerën e 34.5 miliardë lekëve, në rritje me 16.9% krahasuar me shifrat e pritshme të vitit 2023.

2 Nëntor 2023, 13:06 Nga a.l
Shpenzimet për interesat e borxhit do të rriten me 18% në 2024
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË- Qeveria shqiptare parashikon një rritje me 18% të shpenzime për interesa të borxhit në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Shpenzimet për interesa parashikohen në vlerën 66.2 miliardë lekë ose 2.8% të PBB, duke përfshirë në këtë shumë dhe kontigjencën për rreziqet e borxhit. Në terma realë, shpenzimet për interesa do të rriten me 0.3 pikë përqindje ndaj PBB-së krahasuar me buxhetin e vitit 2023 (mbështetur në rishikimin e aktit të fundit normativ). 

Shpenzimet për interesa të borxhit të brendshëm parashikohen në vlerën e 34.5 miliardë lekëve, në rritje me 16.9% krahasuar me shifrat e pritshme të vitit 2023.

Ndërsa shpenzimet për interesa të borxhit të brendshëm parashikohen të arrinë në 26.4 miliardë lekë, në rritje me 22.1% krahasuar me vitin 2023. 

Ministria e Financave ka parashikuar për vitin e ardhshëm një fond kontigjence prej 5.3 miliardë lekësh për të mbuluar rreziqet e lidhura me rritjen e shpenzimeve të shërbimit të borxhit. Edhe fondi i kontigjencës do të jetë në rritje, me 8.2% krahasuar me shifrat e parashikuara në buxhetin e vitit 2023. 

Në relacionit e projektbuxhetit, qeveria shprehet se, duke marrë në konsideratë deklaratat dhe vendimet e fundit të Rezervës Federale dhe BQE, këto institucione mund të vijojnë ndjekjen e politikave monetare shtrënguese edhe për të paktën vitin 2023 dhe kjo mund të vijojë edhe në fillimin e vitit 2024. Si rrjedhojë, mund të pritet një rritje e mëtejshme e normave të interesit në tregun e huaj. 

Megjithëse nuk përmendet në relacion nga qeveria, pritet që një qasje të ngjashme të ndjekë edhe Banka e Shqipërisë, të paktën duke iu referuar deklaratave të fundit të Guvenratorit, Gent Sejko. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Ministrin e Financave dhe Shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, ai tha se Banka e Shqipërisë është e gatshme të reagojë duke rritur përsëri normat e interesit.

“Analizat tona tregojnë se presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të jenë të larta, ndërsa rindezja e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme ka potencialin të rrisë rreziqet ndaj inflacionit. Për këtë arsye, ne mbetemi të angazhuar të reagojmë në drejtim të normalizimit të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen. Objektivi ynë primar ka qenë dhe mbetet kthimi i inflacionit në objektiv. Ne synojmë ta përmbushim këtë objektiv në një kohë të arsyeshme dhe me kosto sa më të ulëta për ekonominë shqiptare. Për këtë arsye, qëndrimi ynë do të orientohet nga të dhënat e reja dhe balanca e faktorëve që ndikojnë në inflacion, e në veçanti ecuria e çmimeve në tregjet e huaja, ecuria e kursit të këmbimit, ecuria e pagave dhe e kostove të prodhimit, si dhe kahu i politikës fiskale,” tha Sejko. 

Në mbledhjen e datës 1 nëntor, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rriti normën bazë të interesit për herë të parë pas tetë muajsh, në nivelin 3.25%. 

Në këto kushte, qeveria parashikon që kostot për njësi të borxhit të huaj dhe atij të brendshëm, pritet të shënojnë rritje të mëtejshme krahasuar me vitin 2023, konkretisht për borxhin e jashtëm nga 3.4% në 4.3% dhe për borxhin e brendshëm parashikohet një rritje nga 4% në 4.4%. 

Bazuar në raportimet e deritanishme, shpenzimet e qeverisë për interesa të borxhit gjatë 9-mujorit 2023 arritën në 34.7 miliardë lekë, në rritje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Marrë nga Monitor

pbb

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet