Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për janarin ky tregues u rrit në 4.88%, nga 4.74% që kishte qenë në fund të dhjetorit. Megjithatë, raporti i kredive me probleme vazhdon të jetë në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur shënonte nivelin 5.1%.
TIRANA- Raporti i kredive me probleme e filloi me një rritje të lehtë vitin 2024. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për janarin ky tregues u rrit në 4.88%, nga 4.74% që kishte qenë në fund të dhjetorit. Megjithatë, raporti i kredive me probleme vazhdon të jetë në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur shënonte nivelin 5.1%. Pjesërisht, rritja e raportit të kredive me probleme mund të shpjegohet me tkurrjen e portofolit total të kredisë për ekonominë gjatë janarit, me tre miliardë lekë më pak krahasuar me dhjetorin. Megjithatë, për momentin raporti i kredive me probleme ngelet në nivele të kontrollueshme dhe efektet negative nga ngadalësimi i ekonomisë dhe rritja e normave të interesit kanë qenë të vogla.
Të dhënat që disponohen deri tani tregojnë se ekonomia shqiptare u rrit me afërsisht 3.1% për nëntë muajt e parë të vitit 2023. Përtej asaj që tregojnë statistikat zyrtare, sektori i turizmit vlerësohet të ketë pasur një efekt të rëndësishëm në kërkesën për mallra dhe shërbime dhe në shëndetin e sektorit privat të ekonomisë, megjithëse ky efekt mund të mos jetë plotësisht i dukshëm për shkak të informalitetit të lartë. Një ndikim të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të raportit të kredive me probleme besohet se e ka dhënë edhe rritja e vogël e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, por edhe forcimi i Lekut në kursin e këmbimit. Banka e Shqipërisë e rriti normën bazë të interesit vetëm dy herë në 2023 dhe niveli prej 3.25% është ndër më të ulëtit në Europë, larg prej normave të aplikuara nga bankat qendrore në Europë dhe në rajon. Kjo bëri që yield-et dhe normat e interesit të kredive të qëndronin në nivele të ulëta, madje duke e korrigjuar në një masë të madhe rritjen e fortë të fundit të vitit 2022.
Të dhënat e para të vitit 2024 po tregojnë një rënie të mëtejshme të inflacionit. Për shkurtin, inflacioni vjetor zbriti në 2.6%, duke zbritur poshtë objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë për herë të parë që nga tetori i vitit 2021. Një zhvillim i tillë për momentin e largon një rritje të mëtejshme të normave të interesit. Rrjedhimisht, edhe pritshmëritë për një rritje të kostove të huamarrjes tashmë duken më të largëta. Mosrritja e normave të interesit është kijon pritshmëri optimiste edhe për vijimësinë e kreditimit të ekonomisë me ritme të kënaqshme. Portofoli i kredisë në fund të vitit të kaluar shënoi një rritje vjetore me 4.2%, pavarësisht efektit statistikor negativ të kursit të këmbimit. Zmadhimi i portofolit të kredisë është një faktor që ka një ndikim pozitiv në mbajtjen të ulët të peshës specifike të portofolit të kredive me probleme./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë javë një ndryshim n&...
Foto ilustruese VLORË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka deklaruar se artikulli i medias INA ka deformuar faktet për se&...
Foto ilustruese TIRANË- Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme arriti në 342 miliardë lekë ose p...
Foto ilustruese TIRANA- Sektori i ndërtimit dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme ka ardhur në rritje në vitin 2023, por të ard...
Foto ilustruese TIRANA- Fondet rezervë të sektorit bankar për humbjet nga huatë dhe nga investimet e tjera pësuan rënie gjat&...
Foto ilustruese TIRANA- Detyrimet e prapambetura në dhjetor 2023 kanë zbritur në 7.85 miliardë lekë, që rezulton niveli m&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Sektori bujqësor në Shqipëri luan prej shumë kohësh një rol kritik në punësim dhe rrit...
Foto ilustruese TIRANA- Borxhi publik u ul ndjeshëm gjatë vitit 2023, duke shënuar 59,2% të PBB nga më shumë se 66% e PBB -se...
Foto ilustruese TIRANA- Teksa Shqipëria prej vitesh i ka lehtësuar procedurat për hapjen e një biznesi të ri, mbyllja e tyre ka re...
Grafik TIRANA- Vrulli i rritjes së çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm në dy muajt e parë të këtij viti....