LIVE UPDATES
Ekonomi

Qepët e Korçës po shiten nën kosto nga mbiprodhimi, stok edhe gruri

Në tregun e brendshëm, nga tregtarët e shumicës, sipas fermerëve qepët po kërkohen me çmim 25 lekë për kg nga 50 lekë që u shit vjet në këtë periudhë.

22 Korrik 2024, 07:21 Nga M.B
Qepët e Korçës po shiten nën kosto nga mbiprodhimi, stok
Foto ilustruese

KORÇA- Të nxitur nga rritja e kërkesës në tregun e brendshëm, për shkak edhe të fluksit të lartë të turistëve vitin e kaluar, fermerët në zonën e Korçës shtuan të mbjellat për qepë të thatë dhe patate rreth 30% më shumë se vjet. Aktualisht për qepën, çmimi i kërkuar me shumicë është deri 50% më pak se vjet. Në tregun e brendshëm, nga tregtarët e shumicës, sipas fermerëve qepët po kërkohen me çmim 25 lekë për kg nga 50 lekë që u shit vjet në këtë periudhë.

“Çmimi i kërkuar është i paleverdishëm, pasi nuk arrijmë të nxjerrim shpenzimet e mbjelljes. Ndërsa vihet re që krahasuar me vjet kërkesa është më e ulët, nga rënia e turizmit dhe largimet e popullatës në emigracion”, pohon Mikel Plasa, kultivues i qepëve dhe patateve në zonën e Korçës.

Vasfi Sherifi, agronom në zonën e Korçës, njohës i mirë i bujqësisë, pohoi se çmimet e shitjes së qepës në disa raste arrijnë deri në 35 lekë për kg. Sipas tij, edhe me çmim më të ulët, fermerët nuk po arrijnë të shesin sasi të lartë të prodhimit të tyre, për shkak të rënies së fluksit të turistëve krahasuar me vjet.

Nevion Telha thotë se prodhimi i qepës është i lartë, përfshirë edhe prodhimin e zonës së Lushnjës. Telha pohon se këtë vit ka edhe shtim të importeve të qepës në vend. Ndërsa kërkesa është më e ulët se vjet e ndikuar nga largimet në emigracion dhe turizmi. Ai thotë se nëse magazinohet, çmimi i qepës në periudhën e dimrit rritet ndjeshëm, por magazinimi nuk është i leverdishëm për fermerët, pasi me tepër magazinojnë pataten.

Sipas të dhënave të INSTAT në rang vendi për vitin 2023 u prodhuan 117,1 mijë ton qepë të thatë. Në raport me 2022 prodhimi u rrit rreth 8%. Nisur nga ecuria pozitive e kërkesës së vitit të kaluar shumë fermerë prej fillimit të muajit mars në fshatrat, si: Pojan, Pirg, Zvirinë, Moglicë, Mollas etj.

Sipas agronomit Nevion Telha, fermerët shtuan të mbjellat me bimët prashitëse rreth 30% krahasuar me vjet. Telha pohoi më herët se shtimi i të mbjellave u ndikua nga rritja e kërkesës sipas tij kryesisht në tregun vendas, por edhe për eksport. Ai tha se në muajin mars, çmimi i qepës së thatë ishte 80 lekë për kg, i leverdishëm për fermerin.

Fermerët presin të njëjtën ecuri edhe me daljen e prodhimit të patates. Vjet në vend u prodhuan sipas të dhënave të INSTAT rreth 274,1 mijë ton patate. Krahasuar me 2022 prodhimi u rrit 4,3%. Ndërsa shitja e grurit ka hyrë në vitin e dytë të krizës. Sivjet çmimi i kërkuar i shitjes varion nga 21 deri 23 lekë për kg nga 28 lekë për kg që u kërkua vitin e kaluar nga 21 deri në 33% më pak se vjet.

Fermerët ngrenë shqetësimin se edhe grurin e sivjetshëm e kanë stok. “Kam 3 mijë kv grurë të pashitur. Çmimi i kërkuar është komplet nën kosto prodhimi. Nuk parashikoj të mbjell më grurë ”.

Agronomi Nevion Telha tha se rritja e stokut të grurit është ndikuar nga mungesa e kërkesës së fabrikave të blojës, pasi nga importi çmimi arrin 23 lek për kg. Në këtë situatë sipas tij gruri i destinuar për prodhim buke, do të shitet si ushqim për kafshët.

Për shkak të ndërprerjes së furnizimit të zinxhirit ushqimor nga lufta Rusi-Ukrainë dhe për të nxitur pavarësinë ushqimore të vendit për prodhimin e grurit, më korrik të 2022 për herë të parë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) miratoi masën e posaçme për subvencione direkte në vlerën e 30,000 lekëve në mbështetje të fermerëve që prodhojnë mbi 1 ha grurë.

Nga fermerët subvencionet u përfituan më maj të 2023. Financimi shtoi rreth 40% të mbjellat, por fermerët e shitën grurin nën kosto, pasi çmimi u përgjysmua krahasuar me 2022. Për këtë vit kultura e grurit nuk u përfshi në skemën kombëtare për dhënien e subvencioneve direkte. Ndërsa do të vijojë të mbështetet nga dhënia e naftës pa akcizë. Sivjet nafta do të përfitohet nga fermerët në formën e pagesave.

Për grupin e dytë të të mbjellave, si: grurë, tërshërë, thekër, elb, foragjere njëvjeçare, industriale – patate, duhan, panxhar, pambuk vlera që do të përfitohet është 12,784 lekë/ha. Sipas të dhënave të INSTAT, sasia e grurit të prodhuar për vitin 2023 ishte në nivele të njëjta me 2022. /Monitor

korca

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës