LIVE UPDATES
Ekonomi

Prodhuesit përsërisin kërkesën për heqjen e akcizës së gazit: Nga 1 korriku kostot u rritën me 20%

Prodhuesit e produkteve jo ushqimore pohojnë se aktualisht fatura mujore për shpenzimet e gazit të lëngshëm në fabrikat arrin deri 30 mln lekë. Kostoja e shtuar nga niveli i akcizës 6 lekë për litër për blerjen e këtij produkti janë 10 deri 20% më shumë. Prej tyre theksohet se nëse nuk merret parasysh kërkesa do t’i drejtohen gjykatës.

19 Tetor 2022, 07:05 Nga A.B
Prodhuesit përsërisin kërkesën për heqjen e
Fasone

Prodhuesit paralajmërojnë intesifikimin e kërkesave për heqjen e akcizës te gazi i lëngshëm, pasi kosto nga shtrenjtimi i lëndëve djegëse është e papërballueshme.

Prodhuesit e produkteve jo ushqimore pohojnë se aktualisht fatura mujore për shpenzimet e gazit të lëngshëm në fabrikat arrin deri 30 mln lekë. Kostoja e shtuar nga niveli i akcizës 6 lekë për litër për blerjen e këtij produkti janë 10 deri 20% më shumë. Prej tyre theksohet se nëse nuk merret parasysh kërkesa do t’i drejtohen gjykatës.

Nga 1 korriku 2022 hyri në fuqi vendosja e akcizës 6 lekë për litër te gazi i lëngshëm. Tek prodhuesit 60% të kostos e zënë lëndët djegëse, ndërsa rreth 50% të kësaj kosto e zë gazi i lëngshëm. Në një kohë kur çmimet e energjisë, karburanteve dhe gazit janë rritur, prodhuesit ngrenë shqetësimin se tarifa e akcizës rrit 10 deri 20% koston e tyre prodhuese (në varësi të industrisë prodhuese).

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kërkon përjashtimin nga akciza e gazit të lëngshëm te industria prodhuese. Shqetësimin për kostot e larta e kanë ngritur më parë edhe në muajin korrik në një letër drejtuar kryetarit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Arben Pëllumbi.

Prodhuesit në letrën dërguar Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese pohuan se gazi i lëngshëm zë një përqindje të konsiderueshme në totalin e kostove në industritë prodhuese, ku sipas sektorëve ai varion nga 30% ne 35% e ndoshta me tepër. Ndërkohë që perspektiva e çmimit të gazit, në periudhën e vjeshtës dhe dimrit që do të vijnë, pritet të ketë një rritje të mëtejshme. Bashkimi i Prodhuesve pohon se në këto kushte vendosja e akcizës e bën situatën edhe më të rëndë.

“Nëpërmjet ligjit nr 114/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” u vendos unifikimi i akcizës për gazin e lëngshëm, si për përdorim në automjetet private ashtu edhe për përdorime të tjera, në nivelin 6 lekë për litër.

E thënë ndryshe, unifikimi i akcizës për gazet e naftës dhe hidrokarburet e tjera gazoike do të sjellë të njëjtin nivel taksimi, si për përdorim vetjak ashtu edhe për qëllime biznesi. Siç u theksua edhe gjatë diskutimeve me institucionet shtetërore, ky ndryshim u imponua si rezultat i pamundësisë së tyre për të kontrolluar abuzimet që bëhen në këtë sektor, teksa një sasi e madhe gazi futej me qëllim përdorimi për konsum familjar dhe përdorej për automjetet e qytetarëve.

Në këtë ligj nuk parashikohet përjashtimi nga akciza i gazit të lëngshëm për qëllime prodhimi. Funksionimi i dobët i mekanizmave shtetërore për të stopuar abuzimet në treg, nuk është arsye për të viktimizuar industritë prodhuese, ku vendosja e një akcizë të tillë në kushtet e sotme, ndikon tepër negativisht në veprimtarinë e këtij sektori.

Në vijim po parashtrojmë disa argumente, që dëshmojnë se vendosja e kësaj akcize për industrinë prodhuese është e pajustifikuar dhe aspak në përputhje me parimet mbi të cilat aplikohen akcizat, e dëmshme për këtë industri dhe për rrjedhojë për ekonominë e vendit:

Maxhoranca shtyu afatin e hyrjes në fuqi të këtij ndryshimi, nga data 1 janar 2022 në 1 korrik 2022. Kjo shtyrje atëherë u bë për shkak të situatës së energjisë elektrike, duke parashikuar që nga pranvera çmimet e energjisë do të stabilizohen. Madje në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u tha që do të rihapim një debat nga muaji maj apo qershor, që të bëjmë një diskutim për situatën konkrete dhe efektet e saj, duke pasur parasysh si do të shkojë tregu.

Sot situata në të gjitha llojet e energjive ka ardhur duke u rënduar në mënyrë progresive, përfshirë edhe gazin e lëngshëm. Kompanitë prodhuese e blejnë gazin e lëngshëm, duke marrë si njësi matëse kilogramin dhe jo litrin. Duke pasur në konsideratë raportin kg/litër në këtë produkt, akciza automatikisht konvertohet nga 6 lekë/litër në 12 lekë/kg. Gjithashtu çmimi i tij është rritur nga 50 lekë/kg në periudhën para fillimit të krizës, në rreth 100 lekë/kg sot (pa TVSh)”.

Prodhuesit veçojnë se akciza mbi gazin e lëngshëm për qëllime prodhuese, bie në kundërshtim me parimet mbi të cilat vendoset në përgjithësi akciza. Për rrjedhojë kjo akcizë nuk ekziston as në vendet e rajonit dhe as ne vendet e Bashkimit Europian.

“Kompanitë prodhuese shqiptare, një pjesë të madhe të produktit të tyre e eksportojnë. Ka një mangësi të madhe në konkurrencën e eksporteve krahasuar me fqinjët. Masat që janë marrë nga qeveria shqiptare për lehtësimin e të bërit biznes, janë shumë të vogla në krahasim me vendet fqinje, të cilat reagojnë dhe konvergojnë më shpejt.

Ndërkohë që asnjë nga vendet e rajonit nuk ka vendosur një akcizë të tillë për gazin e lëngshëm, madje po marrin masa për zbutjen e situatës me çmimet e energjisë. Impakti i madh negativ që do të kenë kompanitë shqiptare nga vendosja e kësaj takse, do të bëjë që të thellohet akoma më tepër hendeku i konkurrencës me vendet e rajonit.

Bazuar në të gjitha këto që përmendëm më sipër, kërkojmë që nëpërmjet autoritetit tuaj si kryetar i komisionit të veprimtarisë prodhuese në Kuvendin e Shqipërisë, të ndikoni në institucionet përkatëse shtetërore, që kompanitë prodhuese shqiptare të përjashtohen nga kjo taksë, pasi impakti financiar që ato do të sjellin në të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe në reduktimin e papunësisë do të jetë më i madh se ai përfitim që llogaritet nga aplikimi i kësaj takse në sferën e prodhimit (në total e gjithë kjo akcize llogaritet rreth 3 mln euro, ndërkohë që industria prodhuese në këtë shumë zë më pak se 1/3-en)”, citohet në letër.

Heqja e akcizës te gazi është kërkuar më herët edhe nga Shoqata e Industrisë të Përpunimit të Qumështit. Në letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrave të MFE Delina Ibrahimaj dhe MBZHR Frida Krifca përpunuesit pohuan se kjo masë fiskale ve në risk investimet e tyre në një kohë që po vuajnë shtrenjtimin e kostove./MONITOR

akciza e gazit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës