Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Por këtë vit kur çmimet janë rritur me shpejtësi për të gjitha mallrat dhe shërbimet, për gështenjën shqiptare po ndodh e kundërta. Ato po shiten 60 për qind më pak se, vitin e kaluar. Një kilogram nga fruti i egër i grumbulluar në mal nuk shitet më shumë se 40-60 lekë nga fermerët ( në varësi të kategorisë) nga 120-140 lekë që ishte vitin e kaluar.
Frutat e egra të gështenjës ishin shndërruar në një burim të madh financiar vitet e fundit në zonat më te varfra të vendit për shkak të rritjes së vlerës nga konsolidimi i kanaleve të eksportit.
Por këtë vit kur çmimet janë rritur me shpejtësi për të gjitha mallrat dhe shërbimet, për gështenjën shqiptare po ndodh e kundërta. Ato po shiten 60 për qind më pak se, vitin e kaluar. Një kilogram nga fruti i egër i grumbulluar në mal nuk shitet më shumë se 40-60 lekë nga fermerët ( në varësi të kategorisë) nga 120-140 lekë që ishte vitin e kaluar.
Plantacionet e gështenjës në Shqipëri janë të përqendruara në zonën e Veriut, kryesisht në qarkun e Kukësit, që është me nivelin më të lartë të varfërisë në vend. Çmimi i lartë i viteve të fundit stimuloi fermerët të rrisin kujdesin ndaj plantacioneve të gështenjës për shkak të fitimeve nga çmimi i lartë. Këtë vit pritshmëritë u përmbysën kur të gjithë prisnin të shisnin me çmime së paku si vitin e kaluar.
Kompanitë eksportuese shpjeguan se, këtë vit në të gjithë Europën ka një superprodhimin të gështenje, ndërkohë që kërkesa në treg ka rënë. Kjo situatë ka krijuar presion tek çmimet e eksportit, të cilat këtë vit kanë rënë më mënyrë drastike.
“Gështenjat sivjet janë në sasi të mëdha jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evrope. Ky është një vit i veçante, rritja e naftës beri qe çdo çmim të rritet me gati dyfish si transporti, ambalazhimi, paletat, energjia elektrike etj. Si rrjedhojë çmimi në eksport ka rënë deri në 50 cent për kilogram dhe kërkesa është shumë e pakët. Edhe Italia që është një nga prodhuesit e mëdhenj të gështenjës po përballet me mungesë tregu”, tha Adrian Çitozi, i cili administron kompaninë “Lea 2011”, një nga më të mëdhatë në eksportin e gështenjës.
Ai shtoi se, kur Italia nuk ka prodhim të mirë gështenje tërhiqet i gjithë produkti Shqiptar. Ai tha se, do të synojë të grumbullojë sa më shumë gështenjë nga fermerët që ata mos të kenë stoqe të pashitura, sepse janë zonat më të varfra dhe më të thella nga ku mezi presin ketë sezon.
Çitozi tha se në tregun europian këtë vit mungon konsumi dhe si rrjedhojë ka rënie çmimi te këtij fruti tek fermerët që i vjelin, nuk ka as tërheqje nga grumbulluesit si për industri ashtu edhe për konsum të freskët.
Një kilogram gështenje cilësi parë si ajo e Tropojës shitet në tregun e pakicës në Itali deri në 7 euro, ndërsa fermerët shqiptarë në maksimumin e tyre vitet e kaluara nuk marrin më shumë 1.3 euro ndërsa këtë vit 40 cent. Gështenja shqiptare ndahet në blerësit italianë në kategori të ndryshme dhe cilësia e parë, ajo që nxirret në supermarkete, pastrohet duke i dhënë një shkëlqim që i jep një pamje të kënaqshme për konsumatorët. Kategoritë e tjera shkojnë për industrinë e përpunimit, e cila në Itali është mjaft e zhvilluar.
Vitet e fundit investimet në industrinë e përpunimit të gështenjës janë rritur. Për shembull njësit e grumbullimit në zonën e Tropojës kanë investuar në magazinim dhe seleksionim në mënyre që të përfitojnë sa më shumë nga eksporti.
Që fitimet në sektorin e gështenjës të rriten duhen më shumë investime sidomos në zinxhirit e grumbullimit dhe në magazina frigoriferike, për të shmangur firot dhe skercot. Hapi tjetër është zhvillimi i industrisë së përpunimit. Në Itali prodhohen me dhjetëra nënprodukte me bazë gështenjën që gastronomia shqiptare ende nuk i njeh. Në kushtet kur Shqipëria është një prodhues potencial i gështenjës në Ballkan mund të zhvillojë industrinë përpunimit të produktit duke e gjeruar edhe më tej zinxhirin e përfitimit të vlerës dhe sidomos fitimet për fermerët.
Pushteti lokal mund të ndikojë në këtë aspekt duke rritur marketingun dhe duke organizuar festa dhe panaire që lidhen me gështenjën për të rritur konsumin e brendshëm.
Ndërkohë që gështenja e Tropojës e patentuar me cilësinë më të lartë në Europë shitet me 50-60 lekë kilogrami në Tropojë, në tregjet e pakicës në Tiranë shihet gështenjë importi nga Greqia me 250-350 lekë kilogrami.
/MARRE NGA MONITOR
Foto ilustruese Qeveria shqiptare e ka lënë mënjanë, të paktën për momentin, idenë e aplikimit të TVSH-së...
Foto ilustruese Më thuaj ku do të reklamosh, të të them sesa kushton! Këtë sezon, ekranet shqiptare, teksa kanë mbajtur ...
Foto ilustruese Në paketën fiskale 2023, gjoba për mospagimin e tatim-fitimit në kohë do të bëhet progresive. Aktualis...
Pije Pas prodhuesve të birrës vendas edhe ata të pijeve të forta alkoolike (spirits) do të preken nga ndryshimet fiskale të a...
Banka Banka e Shqipërisë rriti përsëri normën bazë të interesit javën e kaluar, duke treguar se është e v...
Foto ilustruese Shqipëria është e famshme për plazhet, fshatrat ëndërrimtarë me kalldrëm dhe çmimet e lira, ...
Familje Në një përpjekje për të mbajtur pranë vetes audiencën që ka fituar lirinë e plotë pas pandemis&eu...
Energji Nga Les Nemethy, CEO Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën Botërore Psikologët thonë se truri ...
Foto ilustruese Numri i mjeteve rrugore në vend sa vjen e shtohet, teksa marka “Mercedez Benz” vijon të jetë më e preferuar...
Hekurudha Durrësi dhe Prishtina do lidhen me një linjë hekurudhore. Të paktën ky është synimi i një studimi që...