LIVE UPDATES
Ekonomi

Presidenti i KE: Europa duhet të ndërmarrë reforma rrënjësore për të zhbllokuar ekonominë

Presidenti i Komisionit Europian António Costa tha se problemet e Europës burojnë po aq nga “dora e rëndë” e rregullatorëve kombëtarë sa edhe nga mbirregullimi në Bruksel.

12 Shkurt 2026, 15:04 Nga E.d
Presidenti i KE: Europa duhet të ndërmarrë reforma
António Costa

Europës i duhet një ndryshim rrënjësor, në të cilin kryeqytetet e BE-së të lënë mënjanë interesat kombëtare dhe më në fund të përballen me inercinë rregullatore që e ka lënë kontinentin pas SHBA-së dhe Kinës, ka deklaruar presidenti i Këshillit Europian.

Presidenti i Komisionit Europian António Costa tha se problemet e Europës burojnë po aq nga “dora e rëndë” e rregullatorëve kombëtarë sa edhe nga mbirregullimi në Bruksel.

“Duhet të japim një shtysë të re politike. Duhet të bëjmë në vitin 2026 për konkurrueshmërinë atë që bëmë vitin e kaluar për mbrojtjen”, tha ish-kryeministri portugez, duke iu referuar marrëveshjeve për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe për bashkimin e prokurimeve.

Duke kërkuar një gatishmëri politike për kompromis që të përputhet me retorikën e përhapur pro-rritjes ekonomike, Costa argumentoi në favor të reformave ndërsektoriale në të gjithë tregun e përbashkët për të ulur burokracinë.

Një shembull do të ishte vendosja e parimit që kompanitë të dorëzojnë të dhëna tek një autoritet në Europë vetëm një herë, dhe jo në çdo shtet anëtar ku operojnë, shtoi ai.

Ai dëshiron që liderët të japin udhëzime të qarta për të ndalur “kapjen pas detajeve” nga kryeqytetet kombëtare, e cila ka bllokuar përpjekjet për të ndërtuar një union të tregjeve të kapitalit në BE apo një rrjet energjetik vërtet të integruar.

Sa i përket zbatimit të rregullave ekzistuese, ai u bëri thirrje liderëve “të japin një mesazh shumë të fortë politik qeverive të tyre” për të ndalur të ashtuquajturin “gold-plating”, ku rregullat e rënduara të BE-së “shumëfishohen nga 27 burokracitë kombëtare”.

Costa tha se një nga qëllimet e takimit të së enjtes, i mbajtur në një kështjellë belge të shekullit të 16-të, do të jetë arritja e një kompromisi për shtytjen franceze drejt një politike “Blej në Europë”, e cila do të kërkonte që disa mallra kyçe të prodhohen në Europë, një ide e papranueshme për vendet me orientim më të theksuar të tregut të lirë.

Costa theksoi se BE-ja duhet të mbetet një “treg i hapur” dhe të refuzojë proteksionizmin, por pranoi se do të nevojiten masa për të mbrojtur industri strategjike si kimikatet, çeliku dhe alumini.

Costa, i cili kryeson dhe përcakton agjendën e samiteve të liderëve të BE-së, tha se synon të sigurojë marrëveshje politike për një sërë masash, përfshirë heqjen e barrierave në tregun e përbashkët të BE-së dhe krijimin e një “tregu të vërtetë të përbashkët” në energji, telekomunikacion dhe tregjet e kapitalit.

Ai do të nxisë gjithashtu bllokun të lidhë më shumë marrëveshje tregtare, të përdorë masa hakmarrëse dhe të rishikojë rregullat e konkurrencës “për t’u mundësuar kompanive tona të rriten në shkallë” brenda kontinentit, në mënyrë që të konkurrojnë globalisht.

“Nuk mund të jemi naivë. Nëse disa aktorë globalë po na sfidojnë me konkurrencë të pandershme, duhet të reagojmë”, shtoi ai. “Nëse të tjerët po e përdorin tregtinë si kërcënim, si instrument presioni, ne duhet të përdorim mjetet tona.”

Një nga pjesët kyçe të përpjekjes për të ringjallur rritjen ekonomike në Europë ishte përshpejtimi i përpjekjeve për të reduktuar rregullimin e rënduar, pjesë e madhe e të cilit ka lindur nga legjislacioni i bllokut.

Shumë biznese kanë mbështetur përpjekjet e BE-së për thjeshtim, megjithëse janë të kujdesshme se ndryshimet e vazhdueshme në legjislacion po rrezikojnë sinjalet për investime.

“Nuk kemi nevojë të ndotim më tej shoqërinë tonë me mbirregullim për të arritur qëllimet tona për uljen e emetimeve”, tha Costa.

Ai u shpreh me kujdes lidhur me mundësinë që shtetet anëtare me qëndrime të ngjashme të ecin përpara me legjislacion për të anashkaluar veton e vendeve si Hungaria, një opsion i përmendur si nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ashtu edhe nga Kryeministri suedez, Ulf Kristersson.

“Për momentin, nuk shoh ndonjë arsye të veçantë për të kaluar tek ‘bashkëpunimi i përforcuar’, sepse sipas kuptimit tim aktual, të gjithë liderët, të 27-të, kanë një ndjenjë të qartë urgjence për t’i zgjidhur këto probleme”, tha Costa. / FT

antónio costa ekonomi ke

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë