LIVE UPDATES
Ekonomi

Pasi u “doli boja”, ndalet vrulli i koncesioneve

Një biznes, që shumëkush do ta ëndërronte, pasi rreziku garantohet kryesisht nga shteti. Madje siç po rezulton nga hetimet e SPAK ka dhe raste kur kompanitë marrin paratë nga buxheti dhe nuk bëjnë pothuajse asgjë (si në rastin e inceneratorëve).

1 Tetor 2022, 07:10 Nga A.B
Pasi u “doli boja”, ndalet vrulli i koncesioneve
PPP

Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesioneve, ishin një nga modelet e biznesit që tërhoqën shumë sipërmarrje, – në pjesën më të madhe me lidhje me pushtetin – për shkak të fitimeve të shpejta e të lehta.

Një biznes, që shumëkush do ta ëndërronte, pasi rreziku garantohet kryesisht nga shteti. Madje siç po rezulton nga hetimet e SPAK ka dhe raste kur kompanitë marrin paratë nga buxheti dhe nuk bëjnë pothuajse asgjë (si në rastin e inceneratorëve).

Pasi u “doli boja” dhe qeveria u has me kritikat e forta të institucioneve ndërkombëtare, vrulli i koncesioneve ka rënë. Nuk ka pasur hyrje të reja vitet e fundit dhe as rritje të larta nga koncesionet ekzistuese, ndonëse aktiviteti i tyre vijon i qëndrueshëm.

“ALEAT”, që ka me koncesion prodhimin e dokumenteve të qytetarëve shqiptarë, ka deklaruar rritje të të ardhurave me 7% në vitin 2021, në 6.3 miliardë lekë.

“S2 Albania”, e cila zbaton marrëveshjen e koncesionit të skanimit, ka raportuar të ardhura prej 1.6 miliardë lekësh, me rritje 2% me vitin e kaluar, duke mos arritur kufirin për t’u renditur brenda 200 të mëdhave.

Shoqëri të reja koncesionare kanë hynë në listën e më të mëdhave që nga viti 2018, duke reflektuar valën e re të projekteve të Partneritetit Publik-Privat, ku po angazhohet qeveria shqiptare, ndërsa të tjera vijojnë të ngjiten te më të mëdhatë.

Pagesat buxhetore për kontratat koncesionare arritën vlerën prej 11,5 miliardësh lekësh në vitin 2021, raportoi Ministria e Financave në buxhetin faktik 2021.

“GJOKA 87”, e krijuar në prill 2018, në pronësi të “Gjoka Konstruksion”, po ndërton me koncesion Rrugën e Arbrit. Kompania, që ka nënkontraktuar shoqërinë mëmë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit (GJOKA) thotë se për vitin 2021, të ardhurat e realizuara për punimet e kryera në Rrugën e Arbrit janë 4.7 miliardë lekë, me rënie 25% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Në total janë realizuar 91.1% e punimeve të parashikuara për ndërtimin e rrugës. Në vitin 2021, shoqëria ka pasur rritje të shpenzimeve për interesa krahasuar me vitin 2020 në masën 37.6%, si rezultat i rritjes së shumës së financuar me hua bankare.

Burimet e financimit për këtë projekt bazohen në gjendjen financiare të shoqërisë “Gjoka Konstruksion”, si dhe në financimet nga bankat e nivelit të dytë, thuhet në raportin e aktivitetit.

“Albanian Highway Concession” ka fituar koncesionin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës Milot–Morinë, me afat 30 vjet, e miratuar në vitin 2016, por zbatimi i saj nisi vetëm në shtator të vitit 2018. Ajo është një konsorcium mes dy sipërmarrjeve të mëdha, “Kastrati” dhe “Salillari” (me nga 50% secila). Kompania raportoi të ardhura 3 miliardë lekë në vitin 2021, me rritje prej 30% me bazë vjetore.

Sipas raportit të aktivitetit, viti 2021 është i katërti i operimit të Sheshit të Pagesave. Në të theksohet se për shkak të situatës pandemike COVID-19 “statistikat e 2020 kanë qenë shumë poshtë modelit financiar”.

“Për vitin 2022, planifikohet të vijojë ecuria e punimeve shtesë që duhet të kryejë kompania si ndërtimi i urave, skarpateve mbrojtëse dhe rrethimit anësor, si dhe punime të tjera të përcaktuara në kontratë, sipas detyrimeve në kontratën e lidhur me qeverinë shqiptare”.

“SaniService” fitoi në vitin 2015, koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar.

Kompania deklaroi në bilanc rritje me 27%, në 1.3 miliardë lekë, duke mos hyrë në renditjen e “Monitor 200”. Përmirësimi i aktivitetit erdhi nga numri më i lartë i ndërhyrjeve të programuara, ndryshe nga viti 2020, kur për shkak të pandemisë, ndërhyrjet u kufizuan.

Shoqëria, në vitin 2021, ka ofruar shërbime në 29 qendra spitalore, në një total prej 55.4 mijë ndërhyrjesh, 75 mijë paketime me avull dhe rreth 3 mijë paketime me temperaturë të ulët, sipas raportit të aktivitetit.

Për këtë koncesion kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas kallëzimeve se ky projekt është i panevojshëm, duke hedhur dyshime për abuzime të ndryshme financiare.

Koncesionari tjetër në shëndetësi, “3P Life Logistic”, pezulloi aktivitetin në mars 2020, duke cituar pamundësinë e ushtrimit të aktivitetit, për shkak të pandemisë.

Kompania nuk ka dorëzuar bilanc për vitin 2021, por sipas Raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 4-mujorin e fundit 2021 rifilluan shpenzimet për persona që përfitojnë check–up, i cili ishte ndërprerë gjatë pandemisë, duke filluar nga gjysma e dytë e muajit mars 2020.

Për periudhën shtator-dhjetor 2021 u shpenzuan për herë të parë, që pas ndërprerjes, 146 milionë lekë për programin “Persona që përfitojnë check–up”. Edhe për këtë koncesion, SPAK ka nisur hetime pas regjistrimit për kallëzim penal.

Kompania tjetër “DiaVita”, e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni, raportoi në vitin 2021 rreth 750 milionë lekë të ardhura, me rritje 2% me bazë vjetore. Kompania merr financime nga buxheti i shtetit për shërbimin e dializës që ajo ofron prej disa vitesh në disa qytete të vendit.

Sipas kontratës me qeverinë, “DiaVita” do të ofrojë shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan.

Koncesioni më i ri është “Laboratory Network” që ofron shërbimin laboratorik. Të ardhurat e kompanisë sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit ishin 1.3 miliardë lekë në vitin 2021, ndërsa fitimi para taksave ishte 233 milionë lekë.

Norma fitimit për koncesionin e laboratorëve ishte 19 % më shumë se, dyfishi i normës së fitimit mesatare në tregun shqiptar. Koncensioni laboratorik i spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” u firmos në mbledhjen e 24 prillit 2019 nga qeveria dhe hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2019. Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë ose rreth 106 milionë euro dhe afati i saj përfundon në vitin 2028.

Inceneratorët janë koncesionet më të debatuara, për shkak të abuzimeve të mëdha që po gjen hetimi i SPAK.

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (“Albtek Energy”), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh, me kapacitet përpunues rreth 120-140 tonë/ditë, sipas deklarimeve zyrtare në kontratë, u pezullua në mars 2022 nga SPAK.

Inceneratori i trajtimit të mbetjeve në Fier (“Integrated Technology Waste Treatment Fier”), me kosto totale prej 3.97 miliardë lekësh dhe kapacitet përpunues rreth 180-200 tonë/ditë u pezullua nga SPAK po në mars.

Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve Tiranë (“Integrated Energy B.V sh.p.k.”), me kosto totale 40 miliardë lekë dhe kapaciteti përpunues do të jetë rreth 550-800 tonë/ditë. Është i vetmi projekt aktiv.

Për të tre inceneratorët, atij të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, buxheti parashikohej të paguante rreth 50 miliardë lekë deri në vitin 2046. Projekti më afatgjatë është inceneratori i Tiranës, i shtrirë deri në vitin 2046 dhe nëse nuk ndërpritet si dy të tjerët, do të marrë pagesa nga buxheti në total prej gati 40 miliardë lekësh (314 milionë euro) për periudhën 2019-2046.

Fillimi i hetimit për dy inceneratorët, atë të Elbasanit që punoi vetëm një vit dhe Fierit që ka përfunduar, por nuk është vënë asnjëherë në punë, vuri më tepër në dukje për shoqërinë se me inceneratorët, jo vetëm që nuk është përmirësuar situata mjedisore e plehrave në vend, por edhe kostot e buxhetit janë të larta.

Nga hetimi, SPAK ka gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesioneve e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënie e pagesave për punime që nuk janë kryer.

Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre.

Pagesat për këto koncesione kanë vijuar edhe në vitin 2021. Të dhënat zyrtare të buxhetit tregojnë se 17% e pagesave totale kanë shkuar te tre inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit me një vlerë të paguar në vitin 2021 prej rreth 1.9 miliardë lekësh.

“Integrated Technology Services”, që po zbaton projektet e inceneratorëve të Tiranës ishte edhe në vitin 2021 në listën e 200 më të mëdhenjve, në pozicionin e 134. Kompania raportoi të ardhura prej 2.6 miliardë lekësh, me rritje prej 13% me bazë vjetore. Norma e fitimit ishte e lartë, duke i kaluar 30%.

Për Operatorin tjetër, “Integrated Technology Services”, që ka me koncesion inceneratorin e Fierit, janë të disponueshme vetëm të dhënat e vitit 2020, kur kompania raportoi të ardhura 1.1 miliardë lekë, me rritje prej rreth 9%. Fitimet e kompanisë u më se dyfishuan në 276 milionë lekë, me një normë (fitim bruto/ardhura) prej 25%. Për vitin 2021 nuk është dorëzuar bilanc, ndërsa shoqëria është tashmë në administrim nga shteti./MONITOR

koncesione

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet