LIVE UPDATES
Ekonomi

TABELA/ Nafta më e shtrenjta në rajon, shqiptarët paguajnë taksa 2.5 herë më të larta se Kosova dhe M.Veriut

Shoqata e Hidrokarbureve ka bërë llogaritjen për formimin e çmimit në datën 30.08.2022, që ishte për vendin tonë afër çmimeve me të larta historike, për të tre shtetet, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën..

1 Shtator 2022, 07:06 Nga A.B
TABELA/ Nafta më e shtrenjta në rajon, shqiptarët paguajnë
Nafta

Nafta dhe benzina në Shqipëri janë ndër më të shtrenjtat në Europë dhe më të shtrenjtat në rajon.

Në mëngjesin e datës 31 gusht, një litër naftë tregtohej në vend me 248 lekë për litër (pasdite u ul me 9 lekë për litër). Në Maqedoninë e Veriut, po në mëngjesin e  31 gushtit nafta tregtohej me 193 lekë për litër, ose 55 lekë më lirë. Në Kosovë, në të njëjtat momente nafta tregtohej në tregun e pakicës me 205 lekë, ose 43 lekë më pak (çmimet janë konvertuar në lekë me kursin 1 euro=117 lekë).

Luigj Aliaj, nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve shpjegon se kjo diferencë është e lidhur tërësisht me taksat më të larta që paguhen mbi naftën.

“Për të vlerësuar si është çmimi i karburantit në raport me rajonin dhe a ka abuzime në tregun tonë duhet që të analizojnë treguesit, që formojnë çmimin në një ditë të caktuar dhe në të njëjtën ditë të merren edhe treguesit e rajonit. Është e sigurt që duke vënë në kushte të barabarta taksimi, karburantet në vendin tonë tregtohen më lirë se në të gjithë rajonin”, pohon ai.

Aliaj shpjegon se çmimet e karburantit, si çdo artikull tjetër varen nga kostot dhe kostot e karburanteve ndikohen nga katër tregues:

-Së pari, çmimi që kuotohet në bursa çdo ditë, i cili ka çmimin që del në bursë usd/ton, Premium që kompanitë e tregtimit dhe shpërndarjes globale vendosin mbi bursën. Kjo ndikohet nga diferenca e treguesit referencë Platts nga muaji konkret me muajin pasardhës. Me anë të këtij premiumi kompanitë globale të tregtimit mbulojnë kostot e transportit dhe diferencat që krijohen nga ndërrimi i kontratave nga muaji në muaj si dhe korrigjimi i densitetit, i cili varet nga densiteti për çdo sasi produkti dhe çmimi i kuotimit në Platts;

-Së dyti, kursi i këmbimit të dollarit me lekut për çdo ditë. Aktualisht dollari këmbehet me 117.3 lekë, nga 114 lekë në maj.

-Shpenzimet e ushtrimit të aktivitetit, që aplikojnë operatorët

-Së katërti, janë taksat që vendosin autoritetit në çdo vend të caktuar.

“Duke qenë se çmimi i karburanteve është global edhe afërsisht i njëjtë për operatorët lokalë të çdo vendi që blejnë nga tregjet e mëdha botërore, me diferenca jo shumë të mëdha, po kështu edhe shpenzimet e shpërndarjes së ushqimit të veprimtarisë janë afërsisht të barabarta me dallime nga pagat. Edhe kurset e këmbimit nuk janë me ndikime të mëdha.

Sipas Aliajt, meqë këta tre faktorët e parë varen nga sipërmarrja nga mënyra se organizohet biznesi dhe kursi nuk lëviz shumë, atëherë faktori që dallon çmimin midis vendeve të ndryshme lidhet me taksat që aplikon çdo shtet sipas politikave të veta. “Pasi i vendosim në kushte të barabarta taksimi nëse diferencat e çmimeve nga operatorët në vendet e përafërta kanë dallime të mëdha, atëherë faji mbetet mbi sipërmarrjet për fitime jo të moralshme ose jo të drejta”.

Krahasimi: Shqiptarët paguajnë deri 2.5 herë më shumë taksa për një litër naftë

Shoqata e Hidrokarbureve ka bërë llogaritjen për formimin e çmimit në datën 30.08.2022, që ishte për vendin tonë afër çmimeve me të larta historike, për të tre shtetet, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën..

Treguesi referencë Platts i datës 30 ishte i njëjtë për të tre shtetet, Kosovën, Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë. Platts u ble me 1200 dollarë për ton për naftën dhe 1000 dollarë për ton për benzinën. Densiteti i produkteve është i njëjtë: një ton naftë =1118 litër dhe 1 ton benzinë me 1340 litër/ ton.

Për të dalë në çmime të krahasueshme të gjitha çmimet llogariten në lekë për litër (një euro këmbëhet me 117 lekë dhe me 61 dinar maqedonas). Në Kosovë nafta tregtohet me euro. Për Shqipërinë është marrë çmimi maksimal dhe për Kosovën e Maqedoninë çmimi mesatar i tabelave

Në Kosovë, po dje u pagua gjithsej taksë

-Akcizë 15.5 dinarë për litër, 0.254 euro

-Taksë mjedisi 0.3 dinarë litri, 0.05 euro

-Taksë mbi stokun 0.3 dinarë litri, 0.05 euro

-Gjithsej 0.5 euro litër ose 58.5 lekë për litër

-22 dinarë litri akcizë, 0.36 euro

-Mbi stokun 0.89 denarë, ose 0.015 euro

-Për ambientin 0.8 denarë, ose 0.013 euro

-Gjithsej 0.59 euro, ose 69.3 lekë.

-Taksë karboni 3 lekë

-Taksë qarkullimi 27 lekë

-Taksë, markimi, skanimi, kolaudimi pompave dhe gjithë taksat lokale (rilicencimi, trualli, ndërtesa, reklama) 10 lekë për litër

-Total 119.5 lekë për një litër naftë.

-Total, 108.7 lekë për litër.

Në total, në Shqipëri paguhen taksa 47 lekë  dhe 36.5 lekë për litër përkatësisht për naftën dhe benzinën më shumë sesa në Kosovë. Në krahasim me Maqedoninë e Veriut paguhet përkatësisht për naftën dhe benzinë 61 dhe 39.4 lekë më shumë. Taksat e paguara më tepër arrijnë deri në 2.5 herë më shumë.

Sipas Aliajt, nëse zbritet diferenca në taksa, në Shqipëri nafta e tregtuar me 248 lekë do të ishte shitur me 187 lekë, nga 193 që tregtohej në Maqedoninë e Veriut.

Në krahasimin me Kosovën, çmimi do të ishte 201 lekë, nga 205 lekë që e tregtonte Kosova.

“Nëse duhet të rregullohet çmimi i karburanteve në Shqipëri mund të gjykohet se nga vijnë çmimet e larta në Shqipëri. Vetëm sipërmarrja nuk ka gjë në dorë, por përkundrazi, ndryshe nga akuzat që i bëhen aplikon çmimet më të drejta në rajon. Të gjithë idetë me borde apo ende vetëm prishin tregun, krijojnë vështirësi të pakonceptueshme për operatorët ekonomikë, pasi kushdo mund të mendojë për ato pika karburante që dje u furnizuan me çmime 9 lekë më të larta sesa sot dhe duke korrigjuar menjëherë çmimin sipas bursës, konceptoni vetë se çfarë gjende u krijon në humbej. Ndaj është mirë që tregu të lihet i lirë. Me këto mënyra nuk po lejohen që të formojmë çmimin për çdo artikull siç e përcakton ecuria e tregut, duke amortizuar në mënyrë të avashtë të gjithë goditjet e çmimeve që japin bursat me plus minus sidomos në këtë periudhë me luhatje kaq të mëdha”, pohon Aliaj.

160 milionë euro mblidhen nga taksa e qarkullimit, por pak përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve

Të ardhurat nga taksat e automjeteve, duke përfshirë edhe taksën e qarkullimit mbi karburantin, arritën 26.7 miliardë lekë (217 ) milionë euro në vitin 2021 me një rritje 13% në krahasim me vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Nga vlera e totale e taksave që paguan automjetet, 73 për qind (rreth 160 milionë euro) ishin të ardhura që u siguruan nga arkëtimet e taksës së qarkullimit. Kjo është një nga taksat që rrit ndjeshëm çmimin final të naftës, që paguhet nga konsumatori.

Të ardhurat nga taksa e qarkullimit u rriten me 15.6 për qind në vitin 2021, kryesisht prej rritjes së konsumit pas pandemisë Covid-19.

Taksa e qarkullimit e cila vilet tek nafta ka si qëllim grumbullimin e fondeve për të investuar dhe mirëmbajtur infrastrukturën rrugore të vendit, po qeveria shqiptare historikisht ka investuar në mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore shumë më pak se arkëtimet. Fondet e brendshme për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore me 2021 ishin 1,1 miliardë lekë ose 18 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksa e qarkullimit./MONITOR

TABELA/ Nafta më e shtrenjta në rajon, shqiptarët paguajnë

nafta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet