Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Lloji më i përdorur i kolateralit nga bankat vazhdojnë të jenë pasuritë e paluajtshme. Pronat mbulojnë 44% të portofolit të kredisë në lekë dhe në valutë të huaj. Përdorimi i pasurive të paluajtshme si kolateral është më i lartë te individët, ku pronat garantojnë 70% të kredive në valutë dhe 51% të kredive në lekë. Për bizneset, pasuritë e paluajtshme mbulojnë 36% të kredisë në valutë dhe 37% të kredisë në lekë.
TIRANË- Mbulimi i kredisë bankare me kolateral pësoi rënie vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të 2023 shkalla e mbulimit të kredisë me kolateral ra në 75%, nga 86% që kishte qenë një vit më parë.
Lloji më i përdorur i kolateralit nga bankat vazhdojnë të jenë pasuritë e paluajtshme. Pronat mbulojnë 44% të portofolit të kredisë në lekë dhe në valutë të huaj. Përdorimi i pasurive të paluajtshme si kolateral është më i lartë te individët, ku pronat garantojnë 70% të kredive në valutë dhe 51% të kredive në lekë. Për bizneset, pasuritë e paluajtshme mbulojnë 36% të kredisë në valutë dhe 37% të kredisë në lekë.
Rënia e mbulimit me kolateral në tërësi është reflektuar edhe në rënien e përqindjes së kredisë të siguruara me prona. Një vit më parë, ato mbulonin 60% të portofolit të kredisë në valutë të huaj dhe 52% të portofolit të kredisë në lekë.
Megjithatë, shkalla ende e lartë e garantimit të kredive me kolateral në pasuri të paluajtshme e bën sektorin bankar të ekspozuar ndaj zhvillimeve në tregun e pronave. Një rënie e mundshme e çmimeve të pronave do të krijonte rreziqe të shtuara për shëndetin e sektorit bankar në vend.
Për këtë qëllim, Banka e Shqipërisë miratoi vitin e kaluar rregulloren “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi huadhënien dhe investimet për pasuri të paluajtshme”. Sipas Bankës së Shqipërisë, ajo ka si qëllim të përmirësojë të dhënat që do të mblidhen nga bankat për ekspozimin e tyre në tregun e pasurive të paluajtshme.
Llojet e tjera të kolateralit mbulojnë 33% të kredisë në valutë dhe 29% të kredisë bankare në lekë. Këtu përfshihen edhe një pjesë relativisht e vogël e kredisë që mbulohen me kolateral në formën e parasë cash, që përbën edhe llojin më cilësor të kolateralit për bankat. Kolaterali në cash mbulon 2% të kredisë në valutë dhe 1% të kredisë në lekë.
Ndërkohë, pjesa tjetër e kredisë së kolateralizuar është e mbuluar me lloje të tjera kolaterali, ku përfshihen makineritë e pajisjet, inventarët ose llojet e tjera të kolateralit financiar përveç parasë cash, si për shembull, aksione të shoqërive tregtare apo portofole kredie, në rastin e kredive të dhëna për institucionet financiare, etj.
Kredia e pambuluar me kolateral në fund të vitit kaluar përbënte 25% të totalit të portofolit të kredisë së sektorit bankar, në rritje të ndjeshme nga niveli prej 14% i një viti më parë. Kredia e pakolateralizuar përbën 23% të kredisë në valutë dhe 27% të kredisë në lekë./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Tregu i kredisë në segmentin retail (me pakicë) vitin e kaluar arriti vlerën e 265 miliardë lekë...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e kreditimit dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për të frenuar forcimin e monedh&...
Foto ilustruese SARANDA- Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për fundin e korrikut apo për gushtin...
Foto ilustruese KORÇA- Të nxitur nga rritja e kërkesës në tregun e brendshëm, për shkak edhe të fluksit të l...
ministria e financave TIRANË- Që prej vitit 2012, qeveria ka integruar në buxhet financimin e politikave për barazinë gjinore. Min...
foto ilustruese TIRANË- Rënia e qëndrueshme e Euros në këmbim me Lekun vitet e fundit ka rritur konfliktin në tregje si asnj&...
Foto ilustruese TIRANA- Çmimet e biletave nga dhe drejt Rinasit kanë shënuar rritje të ndjeshme për muajin gusht, një tende...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria pagoi për llogari të çështjeve që palë të treta kanë fituar përballë sa...
Foto ilustruese TIRANA- Nëse nuk përdoren mjete financiare për mbrojtjen e efekteve negative nga ndryshimet klimatike, dëmet do të...
Foto ilustruese TIRANA- Rimbursimi i TVSH-së po kryhet me afate të përshpejtuara nga administrata tatimore. Kjo ka ndikuar në uljen e m...