LIVE UPDATES
Ekonomi

Interesi i depozitave në lekë u rrit sërish në dhjetor, e mbylli 2022 në nivelin më të lartë të 7 viteve të fundit

Rritja e normave të interesit të depozitave është reflektim i ndryshimit të kahut të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë. Prej muajit mars deri në muajin nëntor 2022, Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit nga 0.5% në 2.75%.

7 Shkurt 2023, 11:15 Nga k.m.
Interesi i depozitave në lekë u rrit sërish në dhjetor, e
Foto ilustruese

Norma mesatare e interesit të depozitave në lekë u rrit përsëri në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe preku nivelin më të lartë në të paktën shtatë vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit për të gjitha depozitat me afat në dhjetor arriti në 1.89%, në rritje për të gjashtin muaj radhazi. Krahasuar me një vit më parë, interesi i depozitave me afat në lekë është rritur me 1.22 pikë përqindje ose 182%.

Ndërsa krahasuar me muajin mars, kur Banka e Shqipërisë nisi ciklin rritës të normës bazë, interesi mesatar i depozitave me afat në lekë është rritur me 1.19 pikë përqindje ose 170%. Rritja e normave të interesit të depozitave është reflektim i ndryshimit të kahut të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë. Prej muajit mars deri në muajin nëntor 2022, Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit nga 0.5% në 2.75%.

Interesi i depozitave në lekë u rrit sërish në dhjetor, e

Rritja e interesit të depozitave është ende më e ulët krahasuar me rritjen e normës bazë të interesit, edhe për shkak të karakteristikave të tregut financiar në Shqipëri, ku sektori bankar është mjaft likuid, depozitat bankare ngelen gjerësisht produkti i preferuar për të mbajtur kursimet, por edhe për shkak të zhvillimit të dobët të tregut sekondar të instrumenteve të borxhit qeveritar, që i bën titujt qeveritarë më pak konkurrues me depozitat bankare.

Megjithatë, rritja e normave të interesit të depozitave ka qenë e konsiderueshme dhe ndoshta disi më e shpejtë nga sa parashikohej prej ekspertëve. Hallka që ka nxitur këtë rritje ka qenë sidomos tregu primar i bonove dhe obligacioneve të qeverisë, ku yield-et shënuan një rritje të fortë, sidomos në periudhën mes muajve gusht dhe nëntor 2022.

Yield-i mesatar i bonove 12 mujore të thesarit në muajin nëntor arriti në 5.83%, niveli më i lartë që prej vitit 2013. Yield-et e bonove u rritën madje me ritme më të shpejtë se norma bazë e interesit, për shkak të pritshmërive të investitorëve për rritje të shpejtë të normave në të ardhmen e afërt. Pas muajit dhjetor, tregu u qetësua disi dhe rritja e yield-eve u korrigjua ndjeshëm.

Në fund të muajit janar të këtij viti, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12 mujore zbriti në 4.86%, rreth një pikë përqindje më pak krahasuar me pikun që pati prekur në muajin nëntor 2022. Megjithatë, rritja e yield-eve i ka bërë instrumentet e borxhit të qeverisë joshëse edhe për investitorët e vegjël, duke shtuar konkurrencën me depozitat bankare për kursimet e publikut dhe ka krijuar presion mbi bankat për të rishikuar edhe normat e interesit të depozitave.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 49.6 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 216% krahasuar me një vit më parë. Por, nga ana tjetër, rritja e yield-eve ka nxitur edhe konkurrencën mes bankave për të tërhequr më shumë depozita. Në kushtet kur normat e interesit që tregun ofron për investimin e aktiveve janë rritur, veçanërisht bankat me pjesë më të vogël të tregut të depozitave kanë pasur stimuj për të rritur normat e ofruara për klientët e tyre.

Normat e interesit të depozitave vitin e kaluar janë rritur edhe për euron, por në përmasa më të vogla krahasuar me lekun. Sipas Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të depozitave me afat në euro në dhjetor shënoi nivelin 0.83%, nga 0.29% që kishte qenë një vit më parë. Banka Qendrore Europiane po ndjek gjithashtu një politikë të rritjes së shpejtë të normave të interesit.

Norma bazë në fillim të shkurtit arriti në 3%, nga 0 që kishte qenë në mesin e vitit të kaluar. Por, reflektimi në normat e interesit të depozitave në Shqipëri është më i ngadaltë, edhe për shkak të mungesës së alternativave konkurruese të investimit financiar në monedhën europiane në tregun e brendshëm, siç janë bonot dhe obligacionet në rastin e lekut./Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete