Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sipas projektbuxhetit të vitit 2026, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 45 miliardë lekë, nga 50 miliardë lekë që është shuma e huamarrjes së re të parashikuar në buxhetin e këtij viti.
Qeveria shqiptare parashikon të ulë huamarrjen në tregun e brendshëm financiar vitin e ardhshëm. Sipas projektbuxhetit të vitit 2026, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 45 miliardë lekë, nga 50 miliardë lekë që është shuma e huamarrjes së re të parashikuar në buxhetin e këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, huamarrja e brendshme neto (borxhi i ri i emetuar minus borxhin e maturuar) deri në fund të 9-mujorit të këtij viti ka arritur vlerën e afërsisht 26.5 miliardë lekëve ose pak më shumë se gjysma e huamarrjes së programuar vjetore.
E gjithë shtesa e huamarrjes është realizuar në instrumente borxhi afatgjatë (obligacione), ndërsa borxhi afatshkurtër në bono thesari ka pësuar rënie të mëtejshme. Në rast se huamarrja realizohet në vlerat e parashikuara, gjatë tremujorit të fundit të vitit pritet të financohet edhe diferenca prej rreth 24 miliardë lekësh në vlerën e parashikuar shtesë të huamarrjes së brendshme. Sidoqoftë, deri në fund të 9-mujorit balanca buxhetore ishte në suficit të zgjeruar, që arriti vlerën e 45.6 miliardë lekëve. Kjo ka krijuar teprica të bollshme likuiditeti për qeverinë. Ashtu siç ka ndodhur rregullisht në vitet e fundit, pritet që i gjithë deficiti buxhetor të shpenzohet në muajt e fundit të vitit dhe kryesisht në dhjetor.
Ulja e mëtejshme e huamarrjes së tregun e brendshëm pritet t’i mbajë të dobëta presionet për rritjen e yield-eve nga kahu i kërkesës së qeverisë për financim. Edhe viti 2025 është karakterizuar nga nivele të ulëta të yield-eve. Yield-et e bonove të thesarit madje kanë zbritur poshtë normës bazë të interesit, ndërsa në vlerë absolute janë në nivelet më të ulëta që prej pranverës së vitit 2022. Në ankandin e fundit, bonot 12-mujore u emetuan me një yield mesatar të ponderuar prej 2.49%.
Ndërkohë, instrumentet më afatgjata gjatë tremujorit të tretë dhe të katërt kanë ndjekur një korrektim në rritje të yield-eve, pas kishin prekur vlerat më të ulëta historike në gjysmën e parë të këtij viti. Megjithatë, marzhet kundrejt normës bazë të interesit ngelen pranë niveleve më të ulëta historike edhe për titujt afatgjatë. Kërkesa e lartë në tregun e titujve qeveritarë, e zgjeruar më tej nga hyrja e investitorëve të huaj në dy vitet e fundit, ka përcaktuar nivele relativisht të ulëta të yield-eve.
Gjithashtu, ulja e borxhit publik dhe përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran të vendit ka ulur primet e rrezikut të perceptuar nga investitorët. Një ndikim në uljen e yield-eve, gjithashtu, ka dhënë edhe ulja graduale e kërkesës së qeverisë për hua në tregun e brendshëm, e lidhur kjo me uljen e deficitit dhe me përdorimin e rregullt të huamarrjes në tregjet e huaja nëpërmjet emetimit të Eurobondeve./Monitor.al
Foto ilustruse Ministria e Mjedisit e Serbisë ka hapur një tender për projektimin dhe ndërtimin e shtatë pikave të riciklimit...
Foto ilustruse Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka njoftuar se janë asgjësuar 2 mijë e 900 kilogramë tran...
Foto ilustruse Pagesat bankare po mbizotërohen gjithnjë e më shumë nga kanalet elektronike. Sipas të dhënave nga Banka e Shqi...
Foto ilustruse Të ardhurat totale arritën në rreth 628 miliardë lekë në 10 mujorin e vitit 2025, ndërsa shpenzimet e p&e...
Foto ilustruse Banka Botërore vlerëson se Shqipëria ka marrë reforma të rëndësishme në sistemin tatimor të cil...
Si pjesë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, u zhvillua një mision i pavarur ekspertësh për...
TIRANË- Faturat e energjisë duhet të përfshijnë në vazhdim të dhëna më të detajuara që lidhen me katego...
Foto Ilustruese Paketa e re fiskale, që do të sjellë ndryshime në ligjin për TVSH-në, ka nisur të çorodisë ...
Foto ilustruse Makinat elektrike po vijojnë të rriten në numër në tregun Shqiptar por pesha e tyre totale në flotën ekzi...
Foto ilustruse Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në tremujorin e tretë të këtij viti, por me ritme relativisht...