LIVE UPDATES
Ekonomi

Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të dyfishohet vitin e ardhshëm

Në pjesën më të madhe, ndryshimi i ndjeshëm në vlerën e huamarrjes së brendshme është i lidhur me Eurobondet. Këtë vit, Shqipëria realizoi dje emetimin e Eurobondit të gjashtë në historinë e saj, për një shumë totale prej 600 milionë eurosh.

2 Nëntor 2023, 13:08 Nga a.l
Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të dyfishohet
Foto ilustruese

TIRANË-  Qeveria shqiptare do të dyfishojë huamarrjen në tregun e brendshëm financiar për vitin e ardhshëm. Sipas projektbuxhetit të vitit 2024, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re e parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 50 miliardë lekë, nga 25 miliardë të planifikuara për vitin 2023, mbështetur në aktin e fundit normativ. 

Në pjesën më të madhe, ndryshimi i ndjeshëm në vlerën e huamarrjes së brendshme është i lidhur me Eurobondet. Këtë vit, Shqipëria realizoi dje emetimin e Eurobondit të gjashtë në historinë e saj, për një shumë totale prej 600 milionë eurosh.

Kjo shumë po përdoret për të financuar një pjesë të deficiti të parashikuar buxhetor për vitin 2023 dhe pjesërisht për të ulur borxhin e jashtëm, nëpërmjet shlyerjes para afatit të një pjese të Eurobondit që maturohet në vitin 2025. 

Për vitin 2024, Qeveria nuk ka planifikuar emetime të reja të Eurobondit dhe pjesa më e madhe e deficitit të planifikuar buxhetor do të financohet nëpërmjet emetimit të instrumenteve të borxhit në tregun e brendshëm financiar. 

Sipas relacionit të projektbuxhetit, huamarrja e re në tregun e brendshëm pritet të realizohet kryesisht nëpërmjet titujve shtetërorë afatgjatë në përputhje me objektivat për reduktimin e risqeve, por gjithashtu duke iu përshtatur edhe preferencave të investitorëve për titujt. 

Rritja e huamarrjes së brendshme mund të sjellë ndikime edhe në ecurinë e yield-eve të bonove dhe obligacioneve qeveritare vitin e ardshëm. Një rritje e kërkesës për financim mund të ndikojë në rritjen e yield-eve, duke marrë në konsideratë edhe pritshmëritë për vazhdimin e shtrëngimit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë vitin e ardhshëm. 

Banka e Shqipërisë e ka ndalur normalizimin e normave të interesit në nivelin e 3.5% dhe ka aplikuar vetëm dy rritje të normës bazë që nga fillimi i vitit. Kjo ka ardhur sidomos për shkak të forcimit të Lekut në kursin e këmbimit, por edhe politikës fiskale shtrënguese të qeverisë.

Të dy këta faktorë në teori kanë zbutur presionet inflacioniste, duke i mundësuar Bankës së Shqipërisë të mbajë norma interesi më të ulëta krahasuar me shumicën e vendeve të Europës. Kjo ka sjellë edhe një rënie të ndjeshme të yield-eve të bonove dhe obligacioneve, veçanërisht në gjysmën e parë të vitit. 

Megjithatë, për vitin e ardhshëm duket se gjasat janë që yield-et të rriten në nivele më të larta, për shkak të kursit të politikës monetare, por edhe kërkesës së shtuar për financim të qeverisë shqiptare. 

Ecuria e yield-eve të titujve të borxhit qeveritar luan një rol të rëndësishëm edhe në normat e interesit të kredive të sektorit privat dhe sidomos te kreditë me norma të ndryshueshme interesi, që indeksohen mbi yield-in e bonove të thesarit. 

Marrë nga Monitor

eurobon

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës