LIVE UPDATES
Ekonomi

Furrat drejt daljes në treg të lirë të energjisë, kreu i ERE-s: Tarifa e subvencionuar do jetë vetëm për prodhuesit e bukës masive 

Ahmeti pohoi se pjesa tjetër e bizneseve që kanë prodhuar produkte të tjera të brumit kanë përfituar në mënyrë abuzive tarifën e subvencionuar.

21 Qershor 2023, 07:40 Nga I.A
Furrat drejt daljes në treg të lirë të energjisë, kreu
Furre Buke

TIRANË- Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike Petrit Ahmeti tha sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin se çmimi i favorizuar prej 7,6 lekë për kwh duhet të zbatohet vetëm te prodhuesit e bukës masive. Ahmeti pohoi se pjesa tjetër e bizneseve që kanë prodhuar produkte të tjera të brumit kanë përfituar në mënyrë abuzive tarifën e subvencionuar.

“Për këtë çështje jemi në bisedime me furrat e bukës. Çmimi i energjisë së subvencionuar ka qenë vetëm për prodhim buke, por ndërkohë ne dhe OSHEE jemi venë në pozitë të vështirë, pasi brenda këtyre ambienteve të vogla kryhet edhe prodhimi  i pastave dhe produkteve të tjera të brumit. Përveç kësaj kanë vendosur edhe banakë frigoriferike që shitet bulmet, ndërsa një dyqan që është nga ana tjetër e murit e paguan energjinë me tjetër shifër. Edhe në bisedimet që kemi zhvilluar me përfaqësuesit e furrave të bukës, ua kemi bërë të qartë që çmimi i favorizuar është vetëm për prodhimin e bukës”.

Debati për rritjen e çmimit të energjisë për furrat që nuk prodhojnë vetëm bukë masive është rikthyer prej disa javësh. Me vendimin e ERES-s të vitit 2018 tarifa e subvencionuar e energjisë elektrike prej 7,6 lekë për kwh është përcaktuar vetëm për prodhuesit e bukës masive. Konkretisht për “furra buke dhe prodhim mielli për tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 7.6 lekë për kwh, ndërsa për “furra buke dhe prodhim mielli në tensionin 10 dhe 6 kV tarifa e energjisë është 7.1 lekë. Ndërsa për bizneset të lidhura në tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 14 lekë për kwh.

Nga përfaqësuesit e Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave dhe Pastiçerive është propozuar ndarja fizike e ambienteve që do të përkojë me instalimin e dy matëseve të energjisë elektrike.

Nga Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave është kërkuar përcaktimi i një tarifë të ndërmjetme midis nivelit 7,6 dhe 14 lekë për kwh të energjisë për bizneset e prodhimit të produkteve të tjera të brumit, si byrek etj dhe pastiçerisë.

Kreu i ERE-s, Petrit Ahmeti tha se kërkesa është paradoksale.

“Ndërkohë ata kanë kërkuar që mund të ndajmë energjinë elektrike brenda, por është situatë paradoksale, sepse është lejuar që të kenë një çmim për prodhimin e bukës fillimisht pastaj është abuzuar sepse brenda ambientit kane filluar dhe aktivitete te tjera. Ata tentojnë një matës tjetër, por vendosja e një matësi ka një praktikë të caktuar. Nuk mund të tronditet kjo praktikë mbi bazën e një interesi të caktuar. Ne ju kemi thënë që zgjidhje është që energjia e subvencionuar do të jetë vetëm për prodhuesit e bukës”, theksoi ERE.

Sakaq edhe nga FSHU është kërkuar të bëhet diferencimi i prodhuesve dhe tarifa e subvencionuar ashtu siç është përcaktuar dhe në rregulloren e ERE të paguhet vetëm nga prodhuesit e bukës masive. FSHU pohuan më herët për Monitor se furrat e tjera duhet dalin në tregun e liberalizuar të energjisë me tarifë 18 lekë për kwh apo të paguajnë tarifën prej 14 lekë për kwh.

Marrë nga Monitor.al

petrit ahmeti ere

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës