LIVE UPDATES
Ekonomi

Frenohet rritja e të ardhurave nga shitjet në ndërtim në 2023

Rënia e të ardhurave në bizneset e prodhimit për eksport nga zhvlerësimi i euros ka rritur edhe me tej përqendrimin e bizneseve në ndërtim. Dhjetëra biznese që qepnin këpucë dhe veshje për eksport kanë mbyllur fabrikat dhe ndërtojnë pallate.

14 Mars 2025, 13:16 Nga N.F
Frenohet rritja e të ardhurave nga shitjet në ndërtim në
Foto ilustruese

TIRANË- Të dhënat finale mbi treguesit ekonomik të ndërmarrjeve në vitin 2023 tregojnë se të ardhurat nga shitjet në sektorin e ndërtimit frenuan ritmet rritëse. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT të ardhurat nga shitjet neto në bizneset e ndërtimit ishin 30.3 miliardë lekë (300 milionë euro) në vitin 2023 me rritje vjetore 2.9 për qind, teksa një vit parë (2022) të ardhurat nga shitjet ishin 12 për qind më të larta se më 2021.

Në vitin 2023 të ardhurat në bizneset e ndërtimit shënuan rënie me -9.5% në krahasim me vitin 2021. Pas pandemisë struktura e ekonomisë ka ndryshuar duke rritur përqendrimin në sektorin e ndërtimit dhe në atë të shërbimeve, teksa po tkurren sektorët prodhues si bujqësia dhe industria e përpunimit, sidomos sektori fason.

Rënia e të ardhurave në bizneset e prodhimit për eksport nga zhvlerësimi i euros ka rritur edhe me tej përqendrimin e bizneseve në ndërtim. Dhjetëra biznese që qepnin këpucë dhe veshje për eksport kanë mbyllur fabrikat dhe ndërtojnë pallate.

Ngadalësimi i mundshëm i sektorit të ndërtimit e rrit sferën e rreziqeve për perspektiven ekonomikë. Sidomos pas vitit 2020 rritja e PBB -së është gjeneruar nga zgjerimi i ndjeshëm i aktivitetit ekonomik në sektorin e shërbimeve dhe atë të ndërtimit. Në vitin 2023 sektori i ndërtimit u rrit me 8.5 për qind dhe në 9 mujorin e 2024 me 8.1 për qind. Ministria e Financave pret që në periudhën afatmesme 2026-2028 sektori i ndërtimit të ngadalësojë ritmet e rritjes me rreth 3 për qind.

Të ardhurat nga shitjet në bizneset e ndërtimit nisën të rritën në vitin në 2019 duke pësuar rritje vjetore me 85 për qind. Pavarësisht se popullsia e vendit në këtë periudhë po tkurrej me shpejtësi nga valët e forta të azilit ekonomik që nisën në vitin 2015, nga ana tjetër u shfaq një kërkesë e lartë për banesa që u shoqërua edhe me leje të shumta sidomos në kryeqytet dhe në bregdet.

Si rrjedhojë e kërkesës së lartë çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Aktualisht, Shqipëria është vendi më i varfër i Europës dhe ka ekspozimin më të lartë të sektorit të ndërtimit në kontinent. Sipas Eurostat, në vitin 2022, ndërtimi kontribuoi me 11.2% të vlerës së shtuar bruto, ndërsa në BE, ky sektor kontribuoi me 5.5%.

Pas Shqipërisë, ndërtimi ka peshë të lartë në ekonominë e Kosovës, me rreth 10% të vlerës së shtuar, kjo për shkak se shumë kompani ndërtimi nga Shqipëria po ndërtojnë në Kosovë.

Sektori i ndërtimit vuan nga informaliteti i lartë, i cili duket se është rritur më tej vitin e kaluar. Studimet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) vlerësojnë se ndërtimi është sektori me informalitetin më të lartë nga sektorët jobujqësorë, me rreth 60%./ Monitor

ndertim treguesit ekonomik te ndermarrjeve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet