Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndryshimet vlerësohen pozitive nga përfaqësues të industrisë përpunuese të qumështit, pasi sipas tyre rritja e kufirit të shpenzimeve për karburant me TVSh të zbritshme do të nxisë formalizimin e fermave.
TIRANË- Fermave bujqësore dhe blegtorale do t’u njihet më shumë TVSH e zbritshme te shpenzimet e karburantit për qëllime të veprimtarisë ekonomike.
Normativat e përdorimit të karburantit për njohje të shpenzimeve të zbritshme të TVSH-së të mbështetura në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” për këtë aktivitet janë 3%.
Ndryshimet në Udhëzimin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” të botuar në Fletoren Zyrtare përcaktojnë se për fermat bujqësore dhe blegtorale njohja e TVSH-së së zbritshme do të jetë deri në 12% të shpenzimeve për karburantin e blerë. Ndryshimet nuk do të zbatohen për naftë e përfituar pa akcizë nëpërmjet skemave mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë.
“Në udhëzimin nr. 6, datë 30.1.2015, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë: Në nenin 55, “Kufizime të zbritjes së TVSH-së për disa furnizime”, bëhen këto shtesa: Pas germës “c”, të pikës III, shtohet pika “ç”, me këtë përmbajtje: “ç) Fermat bujqësore dhe blegtorale, deri në 12%.
Mbas paragrafit “Llogaritjet, për sa i përket aplikimit të normativave, bëhen dhe regjistrohen në librin e blerjes. Kufizimet e tjera të së drejtës së zbritjes së TVSH-së aplikohen sipas nenit 74 të ligjit”, shtohet paragrafi si vijon: “Normativa e kreditimit, për fermat bujqësore dhe blegtorale, të cilat janë përfituese nga skema kombëtare e mbështetjes, do të llogaritet vetëm për litrat shtesë. Procedurat e detajuara të verifikimit të transaksioneve, kontrollit të tyre dhe njohja e kreditimit, kur plotësohen kriteret ligjore, detajohen nga DPT-ja në pjesën e Manualit të Kontrollit të dedikuar për këto transaksione”, përcaktohet në udhëzimin e ndryshuar.
Ndryshimet vlerësohen pozitive nga përfaqësues të industrisë përpunuese të qumështit, pasi sipas tyre rritja e kufirit të shpenzimeve për karburant me TVSh të zbritshme do të nxisë formalizimin e fermave.
Me kushtin që karburanti i blerë të përdoret vetëm për nevoja të veprimtarisë ekonomike të tatueshme, e drejta për të zbritur TVSH-në ushtrohet deri në normativat e përcaktuara sipas veprimtarive në udhëzimin për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Për sektorin e peshkimit kjo normativë është 10%, në ndërtim varion nga 8 deri 33%, për transportin e udhëtarëve 43%, të mallrave me mjete teknologjike 78%, në tregti 3% dhe veprimtari të tjera 2%./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Numri i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore arriti 737,421 në tremujorin e tretë t...
Genc Sejko TIRANË- Norma bazë e interesit për lekun nuk do të ndryshojë. Banka e Shqipërisë vendosi ta mbajë at&eu...
Foto ilustruese KORÇË-Projekti për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Maqendoni e Veriut është prezantuar ditën...
Tirana Shumica e qarqeve të vendit 9 prej 12 gjithsej janë duke vuajtur rënien e popullsisë edhe nga emigrimi i brendshëm, pë...
Presionet mbi tregun e punës dhe sidomos fuqinë punëtore nuk kanë pasur efekt të ndryshimi i pagave reale në shumicën e qar...
Zhvillimi i tenderave për investime publike pa marrë paraprakisht miratimin e Ministrisë së Financave po shndërrohet në veprimta...
Aeroporti i Vlorës VLORË-Albcontrol ka kërkuar marrjen e disa shërbimeve të lidhura me Aeroportin e Vlorës i cili sipas dokum...
Foto ilustruese TIRANË-As turizmi rekord nuk e ka frenuar rënien e përdorimit të shërbimeve tradicionale celulare, ndërkoh&e...
foto ilustruese FIER-Operatori i Sistemit të Transmetimit ka nisur ndërtimin e linjës 220 kV dopjo qark Fier – Hoxharë nënst...
foto ilustruese TIRANË- Çmimet e naftës në vend janë ulur me rreth 10 lekë për litër në dy lëvizje p&eu...