Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Përhapja e inteligjenca artificiale ka vënë në qendër të vëmendjes përfitimet dhe rreziqet e saj.
ZVICËR-Inteligjenca artificiale do të prekë gati 40% të të gjitha vendeve të punës, sipas një analize të re nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva thotë se “AI do të përkeqësojë pabarazinë”. Georgieva shtoi se politikëbërësit duhet të adresojnë “prirjen shqetësuese” për të “parandaluar teknologjinë nga nxitja e mëtejshme e tensioneve sociale”.
Përhapja e inteligjenca artificiale ka vënë në qendër të vëmendjes përfitimet dhe rreziqet e saj.
FMN tha se AI ka të ngjarë të ndikojë në një përqindje më të madhe të vendeve të punës, në rreth 60%, në ekonomitë e përparuara. Në gjysmën e këtyre rasteve, punëtorët mund të presin të përfitojnë nga integrimi i AI, i cili do të rrisë produktivitetin e tyre.
Në raste të tjera, AI do të ketë aftësinë për të kryer detyra kyçe që aktualisht ekzekutohen nga njerëzit. Kjo mund të ulë kërkesën për punë, duke ndikuar në pagat dhe madje duke zhdukur vendet e punës.
Ndërkohë, FMN-ja projekton se teknologjia do të prekë vetëm 26% të vendeve të punës në vendet me të ardhura të ulëta.
Georgieva tha se “shumë nga këto vende nuk kanë infrastrukturë ose fuqi punëtore të aftë për të shfrytëzuar përfitimet e AI, duke rritur rrezikun që me kalimin e kohës teknologjia mund të përkeqësojë pabarazinë midis kombeve”.
Në përgjithësi, punëtorët me të ardhura më të larta dhe ata më të rinj mund të shohin një rritje disproporcionale në pagat e tyre pas adoptimit të AI.
Punëtorët me të ardhura më të ulëta dhe ata më të vjetër mund të mbeten prapa, sipas FMN, thuhet në media.
“Është thelbësore që vendet të krijojnë rrjete gjithëpërfshirëse të sigurisë sociale dhe të ofrojnë programe rikualifikimi për punëtorët që cenohen”, tha Georgieva. “Duke bërë këtë, ne mund ta bëjmë tranzicionin e AI më gjithëpërfshirës, duke mbrojtur mjetet e jetesës dhe duke frenuar pabarazinë.”
Analiza e FMN-së vjen ndërsa liderët globalë të biznesit dhe politikës mblidhen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.
AI është një temë diskutimi, pas rritjes së popullaritetit të aplikacioneve si ChatGPT. Teknologjia po përballet me rregullim të shtuar në mbarë botën. Muajin e kaluar, zyrtarët e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje të përkohshme mbi ligjet e para gjithëpërfshirëse në botë për të rregulluar përdorimin e AI .
Parlamenti Evropian do të votojë mbi propozimet e Aktit të AI në fillim të këtij viti, por çdo legjislacion nuk do të hyjë në fuqi të paktën deri në vitin 2025.
SHBA, Britania e Madhe dhe Kina nuk kanë publikuar ende udhëzimet e tyre të AI.
foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka hedhur për konsultim analizën e tregjeve me shumicë...
foto ilustruese TIRANË- Projekti që do të mbështesë sektorin e bujqësisë në kuadër të ndryshimeve klimati...
foto ilustruese TIRANË- Ekonomia pritet të vijojë të rritet poshtë potencialeve të saj edhe në vitin 2024. Një ambi...
foto TIRANË- Fabrikat e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve pritet të mbartin krizën që nisi vitin e kaluar edhe në ...
foto ilustruese TIRANË- Fermerët, blegtorët, eksportuesit dhe ekspertët e bujqësisë nuk janë optimistë për vit...
foto ilustruese TIRANË- Tendenca e konsumit për produktet e shportës ushqimore parashikohet të jetë me rritje në vitin 2024, ...
Banka e Shqiperise TIRANË- Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të kthehet gradualisht pranë objektivit prej 3% në gjys...
Ekaterina Solovova TIRANË- Pas një ecurie të ngadalësuar në 2023, për shkak të mjedisit të jashtëm të paf...
Anke Weber TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret që rritja e ekonomisë shqiptare të jetë 3.3% në 2024, n&eu...
TIRANË- Ecuria e ekonomisë në vitin 2023 ishte më e mirë sesa parashikohej në fillim, duke treguar potencialin e madh të Sh...