15 Nëntor 2023, 08:46
Nga a.l
Banka shqiptare
TIRANË- Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në fillim të këtij muaji është përcjellë edhe në rritjen e yield-it të bonove të thesarit 12-mujore.
Në ankandin e zhvilluar të martën, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve u rrit në 3.31%, nga 3.1% që kishte qenë në ankandin e fundit, të zhvilluar në fund të muajit tetor. Yield-et e bonove 12-mujore janë rritur në nivelin më të lartë që nga muaji maj i këtij viti.
Kërkesa e tregut në ankandin e fundit rezultoi ndjeshëm më e ulët krahasuar me ankandet e mëparshme. Nga 9 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE), në ankand u paraqitën gjithsej kërkesa për afërsisht 8.3 miliardë lekë. Përfundimisht, MFE pranoi kërkesa në vlerën e rreth 8 miliardë lekëve.
Në rast se kërkesat do të ishin prauar të gjitha, yield-i mesatar i emetimit do të rezultonte pak më i lartë, në nivelin 3.34%. Një yield i tillë do të sillte përcjelljen pothuajse të plotë të rritjes së normës bazë te yield-i i bonove 12-mujore.
Buxheti 2024, rriten shpenzimet për ushtrinë dhe mbrojtjen sociale, ulet për shëndetësinë dhe strehimin
Më datë 1 nëntor, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rriti normën bazë të interesit nga 3% në 3.25%. Kjo ishte rritja e parë e aplikuar nga Banka Qendrore qysh prej muajit mars të këtij viti.
Frenimi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë për pjesën më të madhe të vitit 2023 bëri që yield-et e bonove 12-mujore të pësonin një rënie të vazhdueshme deri në fund të tremujorit të dytë 2023, ndërsa gjatë tremujorit të tretë ecuria e tyre kishte qenë e qëndrueshme, shumë afër nivelit të normës bazë të interesit.
Gjithsesi, edhe me rritjen e ankandit të kësaj jave, diferenca mes normës bazë të interesit dhe yield-it të bonove 12-mujore ngelet në nivelet më të ulëta historike.
Deklarata e Këshillit Mbikëqyrës në fillim të këtij muaji ka krijuar pritshmërinë se tashmë normat e interesit mund të jenë drejt një cikli të rritjes, për tu afruar më pranë nivelit të tyre neutral, vlerësuar në intervalin 4.25%-4.5%. Vendimi erdhi si rezultat i presioneve ende të larta inflacioniste dhe pritshmërive për një rritje të impulsit fiskal në ekonomi gjatë muajve të fundit të vitit 2023.
Inflacioni në muajin tetor zbriti në 3.8%, niveli më i ulët në një vit e gjysëm, por, megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, rreziqet mbeten të larta, të lidhura sa me mjedisin e jashtëm ekonomik, aq edhe me presionet e larta që tregu i punës po ushtron mbi pagat dhe kostot e prodhimit.
Nëse ky cikël i rritjeve të normës bazë do të vazhdojë në muajt e ardhshëm, pritet që periudha e ndërmjetme me kushte relativisht të relaksuara monetare të marrë fund të shpejti. Kjo do të përkthehet në kosto më të larta financimi për qeverinë dhe sektorin privat, por nga ana tjetër në norma më të larta interesi për kursimet e shqiptarëve.
Bonot 12-mujore janë një hallkë veçanërisht e rëndësishme e zinxhirit të transmetimit të politikës monetare, sepse ato përdoren si tregues benchmark për kreditë me norma të ndryshueshme interesi në lekë.
Një rritje e yield-it të bonove përcillet automatikisht edhe në normat e interesit të kredive, duke sjellë këste më të shtrenjta për huamarrësit. Rritja e çmimit pritet të sjellë ngadalësim të mëtejshëm të kredisë dhe frenim të kërkesës së brendshme në ekonomi. /Monitor
banka shqiptare
Ekonomi
15 Nëntor 2023, 08:44
a.l
Foto ilustruese
TIRANË- Në buxhetin e vitit 2024 parashikohet rritja e peshës së shpenzimeve për ushtrinë dhe mbrojtjen socia...
Ekonomi
14 Nëntor 2023, 07:34
a.l
Tiranë
TIRANË- Qeveria ka rritur financimet nga transferta e pakushtëzuar ndaj bashkive në vitin 2024, por për disa bashkia ku niv...
Ekonomi
13 Nëntor 2023, 14:37
Euro
Leku e ka nisur këtë javë duke fituar pikë në kursin e këmbimit me valutat e tjera. Sipas kursit zyrtar të këm...
Ekonomi
13 Nëntor 2023, 07:47
A.B
Kapitalizimi i sektorit bankar arriti nivelin më të lartë historik në tremujorin e tretë të këtij viti.
Sipas Bankës ...
Ekonomi
13 Nëntor 2023, 07:36
A.B
Shtimi i konkurrencës mes operatorëve low cost në vend ka ulur sërish ndjeshëm biletat e fluturimeve nga dhe drejt Rinasit, pas rritj...
Ekonomi
12 Nëntor 2023, 07:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Industritë që po kërkojnë më shumë punonjës. Profesionistët braktisin Tiranën, fo...
Ekonomi
11 Nëntor 2023, 07:22
A.B
Pagat dhe çmimet kanë hyrë në një spirale në rritje vitin e fundit, duke ndikuar negativisht shtresën me të br...
Ekonomi
11 Nëntor 2023, 07:22
A.B
Zhvillimi i sistemit të pensioneve dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare të tij është domosdoshmëri që lidhet m...
Ekonomi
10 Nëntor 2023, 10:49
h.k
Genc Sejko
TIRANË-Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë mori pjesë ditën e sotme në Komisionin e Ekonomis...
Ekonomi
10 Nëntor 2023, 07:20
r.ll
banka e shqiperise
TIRANË- Ecuria e mirë e aktivitetit ekonomik dhe përmirësimi i situatës financiare të bizneseve dhe të...