LIVE UPDATES
Ekonomi

BSH: Bankat perceptojnë më pak rrezik, kanë ulur marzhet mesatare të kredive në raport me normën bazë

Banka e Shqipërisë vlerëson se një nga arsyet që ka mbajtur të ulëta normat e interesit të kredive këtë vit është edhe evidentimi i rënies së primeve të përgjithshme të rrezikut.

10 Nëntor 2023, 07:20 Nga r.ll
BSH: Bankat perceptojnë më pak rrezik, kanë ulur marzhet mesatare
banka e shqiperise

TIRANË- Ecuria e mirë e aktivitetit ekonomik dhe përmirësimi i situatës financiare të bizneseve dhe të individëve, kanë krijuar një përqasje më pozitive të bankave ndaj kreditimit dhe reduktimin e rrezikut të perceptuar të kredisë për klientët apo projektet e mira.

Banka e Shqipërisë vlerëson se një nga arsyet që ka mbajtur të ulëta normat e interesit të kredive këtë vit është edhe evidentimi i rënies së primeve të përgjithshme të rrezikut. Ky konkluzion mbështetet në marzhet më të ulëta të normës së interesit të kredisë ndaj normës bazë dhe ndaj bonove të thesarit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, diferenca e interesit të kredisë ndaj normës bazë ka zbritur në 3.6 pikë përqindje në tremujorin e tretë, nga mesatarja prej 5.4 pikë përqindje e pesë viteve të fundit. Ndonëse në një masë më të vogël, marzhet janë ngushtuar edhe ndaj yield-it të bonos 12-mujore.

Banka e Shqipërisë vëren që, nëse këto dy marzhe nuk do të kishin ndryshuar nga mesataret e tyre të viteve 2017-2021, normat e interesit të kredisë do të ishin 0.8 – 1.8 pikë përqindje më të larta, duke reflektuar në një masë më të madhe rritjet e normës bazë të interesit

Nga ana tjetër, bankat vijojnë të kenë presione të dobëta nga ana e kostove të financimit në drejtim të rritjes së normave të interesit të kredisë. Edhe pse interesat e depozitave vijojnë të regjistrojnë rritje muaj pas muaji, këto rritje mbeten minimale.

Pas rritjes që pësoi në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, diferenca midis interesit të kredisë dhe atij të depozitave me afat qëndron aktualisht nën mesataren e viteve të fundit.

Interesat e kredisë së re në lekë kanë mbetur të qëndrueshme në nivele të ulëta gjatë tremujorit të tretë të vitit, me ndryshime margjinale në segmente të caktuara. Përtej luhatshmërisë mujore, normat e interesit të kredisë gjatë kësaj periudhe duket të jenë ndikuar nga ecuria rënëse e yield-eve të bonove të thesarit.

Analiza sipas kategorive evidenton se interesat e kredisë hipotekare për individë, të cilat janë të lidhura më ngushtë me yield-in 12-mujor dhe përçojnë në masë më të madhe ecurinë e tij, kanë qenë në rënie muajt e fundit.

Interesi mesatar për kredinë e re në lekë dhënë biznesit është shfaqur i qëndrueshëm në tre muajt e fundit. Ai rezultoi 6.4%, i afërt me vlerën e shënuar në tremujorin e dytë prej 6.5%, dhe më poshtë se mesatarja e gjysmës së parë të vitit prej 6.9%.

Analiza sipas madhësisë së kredisë tregon se, krahasuar me fillimin e vitit, uljen më të madhe e kanë regjistruar interesat për kreditë e mesme e të mëdha (mbi 35 milionë lekë).

Interesi i kredisë hipotekare për individë ka vijuar të ulet edhe në tremujorin e tretë. Ai zbriti në 4%, nga 4.3% që ishte në tremujorin e mëparshëm. Interesi i kredisë konsumatore ndërkohë ka regjistruar një ulje të lehtë, duke u ndalur tek 9.3%, nga mesatarisht 9.4% që ishte në pjesën e parë të vitit./MONITOR

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet