LIVE UPDATES
Ekonomi

Buxheti mbledh 531 miliardë lekë për 10 mujorin, paga-marrësit mbajtën në “kurriz” 31% të shtesës së të ardhurave

Rritja është përshpejtuar lehtë në krahasim me shtatorin (4.6%), por gjithsesi mbetet minimale, nëse indeksohet me inflacionin e tetorit (3.8%) dhe rritjen e pritshme ekonomike për këtë vit (rreth 3.5%).

17 Nëntor 2023, 13:56 Nga A.B

Buxheti mbledh 531 miliardë lekë për 10 mujorin,

Të ardhurat buxhetore në tetor u rritën me 6.8% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 53.3 miliardë lekë, sipas statistikave fiskale të MInistrisë së Financave.

Rritja është përshpejtuar lehtë në krahasim me shtatorin (4.6%), por gjithsesi mbetet minimale, nëse indeksohet me inflacionin e tetorit (3.8%) dhe rritjen e pritshme ekonomike për këtë vit (rreth 3.5%).

Për të gjithë 10 mujorin, sipas të dhënave të financave, buxheti ka arkëtuar gjithsej 530.6 miliardë lekë, me rritje prej 11.4% me bazë vjetore, ose 55.4 miliardë lekë më shumë, e ndikuar nga ecuria e tatimeve, teksa doganat janë prekur nga rënia e çmimeve në bursa.

Zërat që kanë ndikuar më shumë në rritjen e të ardhurave janë kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore ( +17.6 miliardë lekë), tatimi mbi fitimin (+11.1 miliardë lekë), tatimi mbi të ardhurat personale (+10.7 miliardë lekë), TVSH neto (+8.2 miliardë lekë).

Rritja e vazhdueshme e pagave po ndikon pozitivisht në ecurinë e buxhetit, teksa për 10 mujorin kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore kanë ndikuar në 31% të rritjes së të ardhurave. (nga 55.4 miliardë lekë më shumë që u mblodhën, 17.6 miliardë lekë ishin vetëm taksat mbi pagën).

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 10-mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 482.6 miliardë Lekë me një realizim në 96.7% të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë +3.6 përqind më të larta ose rreth +16.9 miliardë Lekë më shumë.

Niveli i suficitit, për periudhën 10-mujore të vitit 2023, rezultoi në rreth 48 miliardë lekë nga rreth 33.7 miliardë lekë sufiçit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i sufiçitit rezultonte në masën prej rreth 10.4 miliardë Lekë.

Të ardhurat totale, për 10-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 530.6 miliardë Lekë ose 99.6% të planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +54.49 miliardë lekë ose +11.4% më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT) u vlerësuan në masën 463 miliardë lekë, 39.7 miliardë ose 9.4% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 413 milionë ose 0.1% më shumë se plani 10-mujor për vitin 2023.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 179 miliardë lekë, 4.2 miliardë lekë ose 2.3% më pak se 10 mujori 2022, si dhe 577 milionë lekë ose 0.3 % më pak se plani i të ardhurave doganore për 10 mujorin e vitit 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import, për 10 mujorin, rezultojnë 120.8 miliardë lekë, 8 miliardë lekë ose 6.2% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 452 milionë ose 0.4% më pak se plani për 10 mujorin 2023.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 48.1 miliardë lekë, 4.2 miliardë lekë ose 9.6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, si dhe 66 milionë lekë ose 0.1% më pak se plani i akcizës për 10 mujorin 2023.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.5 miliardë lekë, 948 milionë ose 27.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 91.6% kundrejt planit për 10-mujorin 2023.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 7.5 miliardë lekë, 575 milionë lekë ose 8.3% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe realizim në masën 102.3% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 10 mujorin 2023, u realizuan në masën 284 miliardë lekë, 43.9 miliardë ose 18.3% më shumë se 10 mujori i vitit të kaluar, si dhe 990 milionë lekë, ose 0.3% më shumë se plani i 10 mujorit 2023.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në masën 40.4 miliardë lekë, 8.2 miliardë ose 25.4% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe 509 milionë ose 1.3% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 10 mujorin 2023. Rimbursimet për periudhën 10 mujore 2023 janë 15.9 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 7.3% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe 954 milionë lekë ose 6.4% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 10 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 47.9 miliardë lekë 11.1 miliardë lekë, ose 30.5% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe 66 milionë lekë ose 0.1% më pak se plani i 10 mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 48.4 miliardë lekë, 10.7 miliardë lekë ose 28.3% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe 442 milionë ose 0.9% më shumë se plani i 10 mujorit 2023.

Taksat nacionale, për periudhën 10 mujore 2023, u realizuan në masën 31.1 miliardë lekë, 3.8 miliardë lekë ose 10.8% më pak se 10 mujori 2022, si dhe 183 milionë lekë ose 0.6% më pak se plani për 10 mujorin 2023.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT) u realizuan në masën 116.2 miliardë lekë, 17.6 miliardë lekë ose 17.9% më shumë se 10 mujori 2022, si dhe realizim 100.2 % të planit për 10 mujorin 2023.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën dhjetë mujore të vitit 2023, arritën në rreth 482.6 miliardë lekë me një realizim në masën 96.7 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ky zë ka rezultuar 3.6 përqind më i lartë ose rreth 16.9 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për periudhën 10 mujore të vitit 2023 u realizuan në masën 69.1 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 68.4% të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 5 datë 18.10.2023 (AN nr.5).

Shpenzimet korente dhe ato kapitale kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 98.6 përqind dhe 84.9 përqind të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në:

–        78.3 përqind dhe 43.8 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe

–        77.6 përqind dhe 39.8 përqind të planit vjetor sipas AN nr. 5.

Shpenzimet korente, për periudhën 10-mujore të vitit 2023, rezultuan në rreth 428.1 miliardë lekë ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 11.1 përqind më i lartë ose rreth 42.6 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale, për periudhën 10 mujore të vitit 2023, paraqesin një realizim në masën rreth 54.3 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky zë rezulton 3.5 përqind më i ulët ose rreth 1.98 miliardë lekë më pak.

Niveli i suficitit për periudhën 10 mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 48.04 miliardë lekë nga rreth 33.7 miliardë lekë suficit i planifikuar për këtë periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar rreth 37.6 miliardë lekë më shumë./MONITOR

buxheti

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës