LIVE UPDATES
Ekonomi

BSH, detyrime transparence për kursin e aplikuar në tërheqjet e parave nga ATM

Ndryshimet në projektrregulloren “Për krahasueshmërinë e tarifave të lidhura me llogaritë e pagesave dhe për shërbimin e transferimit të llogarive të pagesave”, përcaktojnë se ofruesit e shërbimeve të pagesave dhe palët që ofrojnë shërbime të këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS), duhet të shprehin një vlerë në përqindje (mark-up) që tregon, sa ndryshon kursi i aplikuar mbi kursin e këmbimit më të fundit të disponueshëm, të publikuar nga Banka e Shqipërisë

4 Shkurt 2026, 14:52 Nga E.d
BSH, detyrime transparence për kursin e aplikuar në tërheqjet e
Foto ilustruse

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet e transparencës në tarifat e këmbimit të monedhës të lidhura me transaksionet me kartë.

Ndryshimet në projektrregulloren “Për krahasueshmërinë e tarifave të lidhura me llogaritë e pagesave dhe për shërbimin e transferimit të llogarive të pagesave”, përcaktojnë se ofruesit e shërbimeve të pagesave dhe palët që ofrojnë shërbime të këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS), duhet të shprehin një vlerë në përqindje (mark-up) që tregon, sa ndryshon kursi i aplikuar mbi kursin e këmbimit më të fundit të disponueshëm, të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Kjo përqindje (mark-up) duhet t’i njoftohet paguesit para inicimit të transaksionit të pagesës.

Kjo përqindje (mark-up) duhet t’i shfaqet paguesit para inicimit të transaksionit të pagesës.

Operatorët e pagesave duhet ta publikojnë përqindjen në një mënyrë të kuptueshme dhe lehtësisht të aksesueshme, në një platformë elektronike.

Përveç informacionit të mësipërm, çdo palë që ofron shërbimin e këmbimit të monedhës në një ATM ose në pikën e shitjes (POS) duhet t’i sigurojë paguesit, para inicimit të transaksionit të pagesës informacion për shumën që do t’i paguhet përfituesit në monedhën e përdorur prej tij dhe shumën që do të paguhet nga paguesi në monedhën e llogarisë së tij.

Çdo palë që ofron shërbimin e këmbimit të monedhës në një ATM ose në POS duhet ta shfaqë qartë informacionin në pajisjen përkatëse.

Përpara inicimit të transaksionit të pagesës, kjo palë duhet të informojë paguesin mbi mundësinë e kryerjes së pagesës në monedhën e përdorur nga përfituesi, dhe në vazhdim, kryerjen e këmbimit të monedhës nga operatori i shërbimit të paguesit. Informacioni i mësipërm duhet, gjithashtu, t’i vihet në dispozicion paguesit me një mjet të qëndrueshëm komunikimi, pas inicimit të transaksionit të pagesës.

Ofruesi i shërbimeve të pagesave të paguesit, duhet t’i dërgojë paguesit, pa vonesa të panevojshme, një mesazh elektronik për çdo kartë pagese që i është lëshuar paguesit prej tij dhe që është e lidhur me të njëjtën llogari, pasi ofruesi i shërbimeve të pagesave të paguesit

të ketë marrë një urdhër pagese për tërheqje fondesh në një ATM, ose për një pagesë në pikën e shitjes (POS), e cila është e denominuar në Lek, monedhë e ndryshme nga monedha e llogarisë së paguesit.

Pavarësisht detyrimit të mësipërm, një mesazh i tillë duhet të dërgohet një herë në muaj kur ofruesi i shërbimeve të pagesave të paguesit merr një urdhër pagese të denominuar në Lek, nga paguesi.

Ofruesi i shërbimeve të pagesave duhet të bjerë dakord me përdoruesin e shërbimeve të pagesave mbi kanalin ose kanalet e komunikimit elektronik gjerësisht të disponueshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm, përmes të cilave ofruesi i shërbimeve të pagesave do të dërgojë mesazhet elektronike. Informacioni i mësipërm duhet të ofrohet falas.

Kur shërbimi i këmbimit të monedhës ofrohet nga OSHP-ja e paguesit në lidhje me një transfertë krediti, cila iniciohet direkt nëpërmjet internetit (online), duke përdorur faqen e internetit ose aplikacionin përkatëse të OSHP-së, kjo e fundit duhet të informojë paguesin, para inicimit të transaksionit të pagesës, në mënyrë të qartë mbi tarifat e përllogaritura për shërbimin e këmbimit të monedhës të lidhur me transfertën e kreditit.

Para inicimit të transaksionit të pagesës, OSHP-ja duhet t’i komunikojë paguesit, në mënyrë të qartë, të paanshme dhe të kuptueshme, shumën totale të transfertës të kreditit të përllogaritur, në monedhën e llogarisë së paguesit, duke përfshirë çdo tarifë të lidhur me transaksionin dhe çdo tarifë të këmbimit të monedhës. OSHP-ja duhet, gjithashtu, të komunikojë shumën e përllogaritur që do t’i transferohet përfituesit, në monedhën e përdorur nga përfituesi.

Kostot e larta, veçanërisht për tërheqjet cash në ATM nga zotëruesit e kartave të lëshuara nga institucione të huaja financiare, janë bërë objekt pakënaqësie nga turistët e huaj ose shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe përdorin kartat e tyre bankare për të tërhequr para në Shqipëri.

Madje, vitin e kaluar edhe Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë të kontrollojë metodologjinë për llogaritjen e komisioneve për tërheqjet në bankomate, si dhe për kartëmbajtësit vendas ashtu edhe për ata të huaj, duke përfshirë edhe përqindjen (mark-up) për shërbimin e Këmbimit Dinamik të Valutës (DÇ), nëse praktikat e ndjekura nga bankat janë në përputhje me aktet rregullatore në fuqi.

Fillimisht, Banka e Shqipërisë pati hartuar një projektrregullore të posaçme për të adresuar këto ndryshime (“Mbi tarifat e pagesave ndërkufitare në zonën SEPA dhe kushtet e transparencës”), por pas konsultimeve ka vendosur që ndryshimet e mësipërme t’i integrojë në rregulloren “Për krahasueshmërinë e tarifave të lidhura me llogaritë e pagesave dhe për shërbimin e transferimit të llogarive të pagesave”

Megjithëse Banka e Shqipërisë propozon të vendosë detyrime eksplicite rregullatore të transparencës të lidhur me kursin ë këmbimit të përdorur në tërheqjet automatike, ekspertët e sektorit bankar thonë se rregulla të transperencës lidhur me këto shërbime ekzistojnë edhe tani. Operatorët e skemave globale të kartave, si Visa apo Mastercard, aplikojnë detyrime transparence për kostot e tërheqjeve në ATM. Komisionet dhe kostot e tjera duhet t’i shfaqen qartë klientit në ATM dhe paraqitja e tyre verifikohet dhe aprovohet prej operatorëve të mësipërm./Monitor.al

banka e shqipërisë atm detyrime transparence

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë