Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, paralajmëroi se priten rritje të mëtejshme të normave të interesit, deklaratë kjo e cila u pasua më vonë nga komentet e një zyrtari të lartë të Rezervës Federale në SHBA.
Investitorët janë vënë në dijeni se bankat qendrore në të dyja anët e Atlantikut do të vazhdojnë me rritjet e normave të interesit për të qetësuar ekonomitë e tyre dhe për të zbutur inflacionin e lartë.
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, paralajmëroi se priten rritje të mëtejshme të normave të interesit, deklaratë kjo e cila u pasua më vonë nga komentet e një zyrtari të lartë të Rezervës Federale në SHBA.
“Ne do të qëndrojmë në këtë linjë deri kur inflacioni të rikthehet në shifrën 2 për qind në një periudhë të arsyeshme,” tha presidentja e BQE-së në një panel diskutimi gjatë Forumit Ekonomik Botëror.
Lael Brainard, nënkryetarja e Fed, sinjalizoi se banka qendrore e SHBA-së gjithashtu kishte akoma shumë punë për të bërë për ta sjellë inflacionin pranë objektivit të saj prej 2 për qind, pavarësisht nga shenjat që shpenzimet e konsumatorëve kanë filluar të bien, tregu i punës po qetësohet dhe presionet e çmimeve janë zbutur.
“Inflacioni është ende i lartë dhe do të duhet kohë e vendosmëri për ta ulur atë në shifrën 2 për qind. Ne jemi të vendosur për të vazhduar me këtë linjë”, tha Brainard në një event të organizuar nga Shkolla e Biznesit në Universitetin e Çikagos.
Gjatë ditës së enjte, John Williams, president i Fed-it të Nju Jorkut, tha se banka qendrore “duhet të vazhdojë të marrë masa” duke qenë se “do të duhet kohë që oferta dhe kërkesa të rikthehen në harmoni dhe në ekuilibrin e duhur”. Ai nënvizoi më tej nevojën që Fed të vazhdojë me ndjekjen e linjës së saj për norma të larta.
Williams shtoi: “Me inflacionin që ende vazhdon të jetë i lartë dhe me të gjithë indikatorët që tregojnë një çekuilibrim të vazhdueshëm mes ofertës dhe kërkesës, është e qartë se politika monetare ka ende shumë punë për të bërë për të ulur inflacionin në objektivin prej 2 për qind.”
Fed dhe BQE i kanë rritur me shpejtësi normat e interesit që nga viti i kaluar për të frenuar rritjen e inflacionit, të cilin fillimisht e konsideruan “kalimtar”. Dy bankat qendrore po vlerësojnë përmasat në të cilat do të duhet të reduktojnë më tej aktivitetin ekonomik, llogari që janë tepër të ndërlikuara duke marrë parasysh efektet e vonuara që vijnë nga shtrëngimi i ekonomisë.
Lagarde tha se tregjet financiare duhet të “rishikojnë pozicionin e tyre” lidhur me vlerësimet se BQE-ja së shpejti do të ngadalësojë rritjen e normave të interesit, në përgjigje të shenjave se inflacioni në eurozonë e ka kaluar pikun e tij./.MONITOR
Foto Ilustruese TIRANË- Pas një aplikimi të bërë në muajin nëntor të vitit të shkuar nga kompania EDG Natural ...
Foto Ilustruese TIRANË- Turizmi edhe gjatë vjeshtës së 2022-it duket se ka shënuar një ecuri të mirë ku numri i t&e...
Rruga e Arbrit TIRANË- Thuajse gjashtë muaj nga hapja e procedurës për eliminimin e pikave të zeza në rrjetin rrugor shqiptar...
Foto Ilustruese TIRANË- I matur me metodën e Eurostat inflacioni në muajin dhjetor të vitit 2022 ka shënuar 7.5%, nivel ky pak m&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Procesi i Berlinit duhet të ofrojë mbështetje më të madhe financiare për Rajonin e Ballkanit n&e...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Banka e Shqipërisë ka pezulluar licencën e institucionit financiar jobankë të kredidh&eu...
Artan Hoxha TIRANË- Importet nga Kolumbia kanë shënuar një rritje të fortë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa j...
Artan Hoxha Importet nga Kolumbia kanë shënuar një rritje të fortë gjatë dy viteve të fundit, ndërsa janë 60- ...
Foto ilustruese I matur me metodën e Eurostat inflacioni në muajin dhjetor të vitit 2022 ka shënuar 7.5%, nivel ky pak më i lart s...
Foto Ilustruese TIRANË- Sektori i bujqësisë është dega me ecurinë më të dobët në ekonominë e vendit ...