LIVE UPDATES
Ekonomi

84 mijë fermerë pajisen me NIPT, zgjerimi vjetor 33% u nxit nga subvencioni i naftës

Rritja e numrit të fermerëve që po regjistrohen në tatime po nxitet nga shpërndarja e naftës pa akcizë dhe nga skemat e subvencioneve.

19 Janar 2023, 07:17 Nga DOSJA
84 mijë fermerë pajisen me NIPT, zgjerimi vjetor 33% u nxit nga
Foto Ilustruese

TIRANË- Sektori i bujqësisë është dega me ecurinë më të dobët në ekonominë e vendit këto vitet e fundit, por pavarësisht këtyre zhvillimeve, numri i fermerëve që po formalizohen po rritet me shpejtësi.

Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve tregojnë se më datë 11 janar, numri i fermerëve të pajisur me NIPT arriti në mbi 84 mijë, duke u zgjeruar me 33% në raport me fundin e vitit 2021, ku sipas INSTAT ishin të regjistruar mbi 62 mijë fermerë në të gjithë vendin.

Rritja e numrit të fermerëve që po regjistrohen në tatime po nxitet nga shpërndarja e naftës pa akcizë dhe nga skemat e subvencioneve. Fermerët nuk mund të jenë përfitues të skemave mbështetëse nëse nuk janë të pajisur me NIPT.

Regjistrimi në Tatime nuk i ngarkon fermerët me tatime e taksa, por ata duhet detyrohen të paguajnë Kontribute Vjetore të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore.

INSTAT, për herë të parë, publikoi shpërndarjen e fermerëve me NIPT sipas bashkive më 2021. Të dhënat tregojnë se Bashkia e Lushnjës dhe Maliqit kishin numrin më të lartë të fermerëve të regjistruar në Tatime, të ndjekur nga bashkitë e Divjakës, Fierit, Dimalit dhe Malësisë së Madhe, Korçës, Devollit etj.

Shpërndarja e fermerëve me NIPT tregon se, Prefektura e Korçës dhe Fierit kanë numrin më të lartë të bujqve të interesuar për t’u formalizuar. Ato janë gjithashtu janë edhe zonat me bujqësinë më intensive në vend.

Në krahun tjetër, bashkitë me numrin më të ulët të fermerëve me NIPT janë ajo e Pustecit, Fushë-Arrëzit, Kamzës, Pukës, Vorës, Dropullit, Mirditës, Sarandës etj. Këto bashki për shkak të strukturës së ekonomisë, terrenit gjeografik dhe popullsisë së pakët kanë më pak fermerë me aktivitet fitimprurës.

Bujqësia është sektori më i madh në ekonominë shqiptare, që kontribuon me rreth 20% të PBB-së vendit dhe mbi 40% të punësimit, po gjithashtu është edhe dega më produktivitetin më të ulët. Shumica e të punësuarve në këtë sektor janë pa pagë dhe prodhojnë për vetëkonsum.

Ndërsa pjesa tjetër e organizuar në ferma të vogla që prodhojnë për treg vuajnë nga fitime të ulëta dhe kosto të larta. Mungesa e subvencioneve dhe pakësimi i popullsisë në zonat rurale po ndikon në tkurrjen e sektorit të bujqësisë. Gjatë 9-mujorit 2022 ekonomia e vendit u rrit me 4.3% ndërsa bujqësia shënoi vlera negative.

Marrë nga Monitor.al

bujqesia ne shqiperi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës