LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë përgatit projektrregulloren për mbikëqyrjen e institucioneve të pagesave

Projektrregullorja përfaqëson një hap të mëtejshëm në drejtim të ngritjes së një kuadri të posaçëm rregullator për institucionet e pagesave.

5 Janar 2023, 15:44 Nga I.A
Banka e Shqipërisë përgatit projektrregulloren për
Banka e Shqipërisë

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektrregullore për ushtrimin e veprimtarisë dhe mbiëkqyrjes e institucioneve të pagesave. Projektrregullorja përfaqëson një hap të mëtejshëm në drejtim të ngritjes së një kuadri të posaçëm rregullator për institucionet e pagesave.

Deri tani, institucionet e pagesave mbikëqyren bazuar në kuadrin e përgjithshëm që rregullon të gjitha institucionet financiare jo banka. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë pati miratuar edhe rregulloren “Për licencimin e institucioneve të pagesave dhe institucioneve të parasë elektronike, si dhe për regjistrimin e ofruesve të shërbimit të pagesave”.

Sipas projektrregullores, institucionet e pagesave duhet të krijojnë dhe zhvillojnë sistemin e administrimit të rrezikut, lidhur me ofrimin e shërbimeve të pagesave, në përputhje me natyrën, vëllimin dhe kompleksitetin e veprimtarisë së tyre.

Rreziqet që lidhen me veprimtarinë e shërbimeve të pagesave përfshijnë rrezikun e shlyerjes (rreziku që shlyerja e një transaksioni pagese të mos kryhet sipas parashikimeve), rrezikun operacional (rreziku që subjekti të pësojë humbje financiare si rezultat i papërshtatshmërisë ose dështimit të proceseve të brendshme dhe të sistemeve, gabimeve njerëzore, ose i ngjarjeve të jashtme), rrezikun e kundërpartisë (rreziku që pala tjetër e përfshirë në transaksion të mos përmbushë detyrimet), rrezikun e likuiditetit (rreziku që institucioni i pagesave të ketë flukse të pamjaftueshme monetare për të përmbushur detyrimet financiare), rrezikun e tregut (rreziku që shkaktohet nga luhatjet në çmimet e tregut), rrezikun e pastrimit të parave ose financimit të terrorizmit (rreziku që institucioni i pagesave ose shërbimet që ofron, të përdoren për qëllime që lidhen me pastrimin e parave ose financimin e terrorizmit), rrezikun e kursit të këmbimit (rreziku që shkaktohet nga luhatjet në kursin e këmbimit).

Sipas projektrregullores, institucionet e pagesave duhet të krijojnë njësinë e kontrollit të brendshëm, si pjesë të sistemit të kontrollit të brendshëm, si njësi organizative e veçantë e subjektit, e pavarur nga veprimtaritë, strukturat dhe personat që ajo shqyrton ose kontrollon, e cila raporton përpara këshillit të administrimit/mbikëqyrës ose komitetit të kontrollit të subjektit.

Gjithashtu, institucionet e pagesave duhet të kenë një drejtues ekzekutiv, që kryen funksionin e identifikimit, koordinimit dhe të administrimit të rrezikut të përputhshmërisë. Projektrregullorja detajon gjithashtu edhe kërkesat për kapitalizimin e nevojshëm të institucioneve të pagesave. Struktura e kapitalit rregullator do të jetë e ngjashme me atë të parashikuar për bankat tregtare.

Kapitali rregullator duhet të përbëhet në pjesën më të madhe nga kapitali i nivelit të parë, ndërsa kapitali i nivelit të dytë mund të përbëjë jo më shumë se 33.3% të kapitalit të nivelit të parë. Madhësia e kapitalit rregullator do të përcaktohet në raport me volumin e përgjithshëm të pagesave të ekzekutuara nga institucioni në vitin e mëparshëm, sipas koeficeintëve të detajuar në projektrregullore.

Institucionet e pagesave që japin kredi duhet gjithashtu të llogarisin një kërkesë për kapital për rrezikun e kredisë, të paktën sa 6% e tepricës së kredive të disbursuara, duke përjashtuar transaksionet e pagesave të kryera me karta krediti.

Institucionet e pagesave mund të japin kredi në lidhje me shërbimet e pagesave, siç parashikohet në ligjin “Për shërbimet e pagesave”, por vetëm duke plotësuar disa kushte paraprake. Institucionet e pagesave duhet të hartojnë dhe miratojnë rregullore të brendshme, me qëllim administrimin e rrezikut të kredisë, duke parashikuar kërkesa mbi çdo hap të këtij procesi, që përfshijnë analizën paraprake financiare, disbursimin, monitorimin, rishikimin e linjave të kredisë, etj.

Kredia duhet të jepet ekskluzivisht me qëllim ekzekutimin e transaksionit të pagesës. Institucionet e pagesave nuk japin kredi nga fondet e marra ose të mbajtura nga përdoruesit e shërbimeve të pagesave, por vetëm nga fondet e veta të institucionit të pagesave; Kredia duhet të jetë afatshkurtër dhe duhet të shlyhet brenda një periudhe jo më të gjatë se 12 muaj.

Përjashtim nga ky rregull mund të bëjë afati i kredisë së dhënë në lidhje me pagesat e bëra me kartë krediti, i cili mund të jetë më shumë se 12 muaj. Projektrregullorja përcakton edhe rregullat për mbrojtjen e fondeve të klientëve të institucioneve të pagesave. Institucioni i pagesave siguron që fondet e përdoruesve të shërbimeve të pagesave, të mbahen në llogari kontabël të veçanta, të ndara nga llogaritë e tjera të institucionit që nuk lidhen me shërbimet e pagesave.

Fondet e klientëve mund të mbahen vetëm në active të sigurta, me rrezik të ulët dhe në formë likuide, ku përfshigen titujt e emetuar ose të garantuara nga qeveritë qendrore, titujt e borxhit të emetuara nga institucionet financiare të mbikëqyrura ose nga shoqëritë tregtare, me kusht që ato të kenë një shkallë të lartë të cilësisë së kredisë, si edhe kuotat në fondet e investimit që investojnë vetëm në kategoritë e mësipërme të aktiveve.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës