LIVE UPDATES
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit/ Ndryshon mënyra e licensimit dhe prodhimit të përbashkët

Përfitimi i përjashtimit në bllok i vendosur nga rregullorja është i kufizuar në rastet kur palët janë aktive në të njëjtin treg produkti.

23 Janar 2026, 14:54 Nga D.S
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për
foto ilustruese

Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar një rregullore të re për përjashtimin nga ndalimi ligjor i disa marrëveshjeve të specializimit mes ndërmarrjeve.

Përfitimi i përjashtimit në bllok i vendosur nga rregullorja është i kufizuar në rastet kur palët janë aktive në të njëjtin treg produkti.

Megjithatë, përjashtimi i vendosur nga kjo rregullore nuk duhet të zbatohet për marrëveshjet që përmbajnë kufizime të cilat nuk janë të domosdoshme për arritjen e efekteve pozitive të krijuara nga një marrëveshje specializimi.

Marrëveshja e specializimit është një marrëveshje ndërmjet dy ose më shumë palëve që janë aktive në të njëjtin treg produkti, ku ato bien dakord të ndërpresin ose të heqin dorë nga prodhimi i produkteve të caktuara ose të heqin dorë nga prodhimi i këtyre produkteve dhe t’i blejnë ato nga një ose më shumë palë të tjera, të cilat bien dakord t’i prodhojnë dhe t’i furnizojnë ato.

Përjashtimi zbatohet edhe për marrëveshjet e specializimit që përmbajnë dispozita që lidhen me transferimin ose licencimin e të drejtave të pronësisë intelektuale tek një ose më shumë nga palët, me kusht që këto dispozita të lidhen drejtpërdrejt dhe të jenë të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes.

Përjashtimi do të zbatohet me kusht që pjesa e kombinuar e tregut të palëve të mos kalojë 20% në tregun apo tregjet përkatëse, të cilave u përkasin produktet e specializimit.

Pjesët e tregut do të llogariten në bazë të vlerës së shitjeve të pjesëve në treg. Nëse të dhënat e vlerës së shitjeve në treg nuk janë të disponueshme, mund të përdoren vlerësime të bazuara në informacione të tjera të besueshme të tregut, duke përfshirë vëllimet e shitjeve në treg.

Pjesët e tregut do të llogariten në bazë të të dhënave të vitit kalendarik paraardhës ose, kur viti kalendarik paraardhës nuk është përfaqësues i pozicionit të palëve në tregjet përkatëse, pjesët e tregut do të llogariten si një mesatare e pjesëve të tregut të palëve për tre vitet kalendarike paraardhëse.

Rregullorja saktëson shprehimisht se përjashtimi nuk do të zbatohet për marrëveshjet e specializimit, të cilat, drejtpërdrejt ose tërthorazi, kanë si objekt fiksimin e çmimeve në shitjen e produkteve të specializimit tek palët e treta, me përjashtim të fiksimit të çmimeve për t’u paguar nga klientët e drejtpërdrejtë në kontekstin e shpërndarjes së përbashkët apo kufizimin e prodhimit ose shitjeve (me përjashtim të dispozitave për sasinë e produkteve të rëna dakord në kontekstin e marrëveshjeve të specializimit të njëanshme ose reciproke).

Në çdo rast, Komisioni i Konkurrencës mund të revokojë përfitimin nga përjashtimi sipas kësaj Rregulloreje, në veçanti kur tregu përkatës ka përqendrim të lartë dhe konkurrenca tashmë është e dobët./Monitor.al

autoriteti i konkurrences ndermarrjet të drejtave të pronësisë intelektuale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet