LIVE UPDATES
Ekonomi

Anketimi i INSTAT: Bizneset ulin në mënyrë drastike kostot e trajtimit profesional për punonjësit nga 2016-2020

Shpenzimet që bizneset shqiptare paguajnë për rritjen profesionale të punonjësve janë të ulëta dhe për tepër po vijnë në ulje, në një moment që emigracioni i lartë dhe rënia e lindshmërisë po shterojnë më shpejtësi forcën e punës.

12 Tetor 2022, 07:36 Nga DOSJA
Anketimi i INSTAT: Bizneset ulin në mënyrë drastike kostot e
Foto Ilustruese

TIRANË- Bizneset në vend dhe në të gjithë sektorët, vitet e fundit po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, për të gjitha llojet e aftësive, por në sfond të kësaj problematike bizneset në Shqipëri ende vuajnë nga mungesa e parimeve për të mirëmbajtur burimet njerëzore dhe për rritjen e tyre profesionale.

Një anketë e INSTAT mbi “Kostot e Punës” gjeti në se në vitin 2020, pothuajse të gjitha aktivitetet ekonomike në vend kishin ulur në mënyrë drastike fondet për trajtimin profesional të punonjësve. Kostot për trajnimin profesional u ulën në vitin 2020 në raport me vitin 2016 nga 19-90% në varësi të aktiviteteve ekonomike.

P.sh., në vitin 2016, kostot vjetore të trajnimit profesional për punonjës arrinin nga mbi 3 mijë lekë në vit për aktivitetet e industrisë dhe shërbimeve deri në 7 mijë lekë në vit për aktivitetet financiare dhe sigurimit, ndërsa në vitin 2020 kostot e trajtimit profesional për punonjës variojnë minimumi 691 lekë për arsimin e shëndetësinë në maksimumi 1,800 lekë për tregtinë dhe transportin.

Shpenzimet që bizneset shqiptare paguajnë për rritjen profesionale të punonjësve janë të ulëta dhe për tepër po vijnë në ulje, në një moment që emigracioni i lartë dhe rënia e lindshmërisë po shterojnë më shpejtësi forcën e punës.

Anketa e INSTAT referoi se, në vitin 2020 kostot vjetore më të larta për trajnimin e punonjësve i kishin biznesit në fushën e tregtisë, transportit dhe akomodimit me 1801 lekë në vit, nga 4048 lekë që ishin në vitin 2016 me ulje 55 për qind.

Por rënia më e madhe e shpenzimeve për trajnim ishte për punonjësit në aktivitetet financiare dhe të sigurimit. Në vitin 2020, kosto vjetore e trajnimit të një punonjësi në këto biznese ishte vetëm 734 lekë nga 7290 lekë që ishin në vitin 2016, me rënie 90%.

Burimet njerëzore dhe aftësitë e tyre janë kthyer në problemin kryesor i bizneseve në vend. Një dekadë më parë burimet njerëzore ishin çështja më pak shqetësuese për ta.

Vendi ynë doli nga ekonomia e centralizuar e regjimit komunist me një popullsi të re në moshë dhe të mirë-arsimuar. Mirëpo tranzicioni për në ekonominë e tregut u shoqërua me largime masive nga vendi, teksa numri i lindjeve pësoi një rënie të shpejtë, nga më shumë se tre lindje për grua në vitet 1990, treguesi ra në 1,3 në fund të 2021.

Modeli ekonomik që ka ndjekur Shqipëria gjithë këto vite nuk ka mundur të prodhojë punë me vlerë të lartë. E bazuar kryesisht në krahun e lirë të punës dhe në koston e ulët të saj, modeli ekonomik ende vijon të jetë i paorientuar në sektorë inovativ dhe më vlerë të lartë siç po përpiqet Rajoni ku bëjmë pjesë.

Diferencat në paga dhe në nivelin ekonomik vijojnë të shkaktojnë largime masive nga vendi, kryesisht të popullsisë së re në moshë.

Marrë nga Monitor.al

instat bizneset ne shqiperi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës