LIVE UPDATES
Ekonomi

A mund të jenë pasojat më të ashpra se në krizën e vitit 2022

Në parantezë, megjithatë, duhet thënë se tendenca e rritjes së inflacionit në atë kohë kishte nisur që para shpërthimit të konfliktit, për shkak të rritjes së fortë të kërkesës pas pandemisë dhe vështirësive në zinxhirin global të furnizimit, të cilat bënë që oferta të mos i përgjigjej dot plotësisht kërkesës në rritje.

11 Prill 2026, 08:08 Nga I.A
A mund të jenë pasojat më të ashpra se në krizën e
Foto Ilustruese

TIRANË- Për një krahasim lidhur me efektet që një krizë gjeopolitike mund të sjellë mbi inflacionin dhe tregun financiar, shembulli më i fundit krahasues mund të jetë ai i vitit 2022, kur shpërthimi i luftës në Ukrainë solli rritje të fortë të inflacionit pothuajse në të gjithë ekonominë globale.

Në parantezë, megjithatë, duhet thënë se tendenca e rritjes së inflacionit në atë kohë kishte nisur që para shpërthimit të konfliktit, për shkak të rritjes së fortë të kërkesës pas pandemisë dhe vështirësive në zinxhirin global të furnizimit, të cilat bënë që oferta të mos i përgjigjej dot plotësisht kërkesës në rritje.

Megjithatë, shpërthimi i luftës në Ukrainë solli kërcim të menjëhershëm të inflacionit. Ndërkohë që konflikti nisi në muajin shkurt, menjëherë, qysh në muajin mars, inflacioni në vendin tonë u rrit nga 3.9% në 5.7%. Inflacioni në Shqipëri arriti pikun në muajin tetor 2022, kur preku nivelin 8.3%, për të rënë gradualisht për pjesën e mbetur të 2022 dhe për vitin 2023, derisa në fillim të 2024 zbriti poshtë objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë reagoi menjëherë me disa rritje të njëpasnjëshme të normës bazë të interesit. Duke filluar nga muaji mars 2022, norma bazë u rrit nga 0.5% në një nivel maksimal prej 3.25%, në nëntor 2023. Ulja e normave të interesit filloi vetëm në korrik 2024, për të vazhduar gradualisht deri në korrik 2025, kur u arrit edhe niveli aktual, prej 2.5%.

Yield-et e bonove 12-mujore nisën rritjen menjëherë në muajin mars 2022, duke ndjekur kahun e normës bazë të interesit, por me amplitudë më të madhe, duke reflektuar edhe një lloj paniku të tregut. Mes marsit dhe nëntorit 2022, yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore u rrit nga 1.62% në 5.83%.

Ndërkohë që në këtë horizont kohor norma bazë ishte rritur  2.25 pikë përqindje, yield-i i bonove u rrit me 4.2 pikë përqindje, duke reflektuar edhe kufizimet e tregut të brendshëm financiar. Megjithatë, pas nëntorit 2022, mbirritja e yield-eve u korrektua gradualisht deri në fund të vitit 2023, në nivelin 3.1%.

Mes nëntorit 2023 dhe majit 2024 pati një tjetër cikël të shkurtër rritjeje, por në përmasa më të vogla, deri pranë nivelit të 3.7%. Prej atëherë, yield-et e bonove kanë ndjekur një cikël rënieje pothuajse të pandërprerë deri në fillim të këtij viti. Rritja e interesave nuk kaloi pa pasoja në ritmet e kreditimit të ekonomisë. Që nga mesi i vitit 2022 deri në mesin e vitit 2023, portofoli i kredisë për ekonominë hyri në një fazë stanjacioni.

Pas qetësimit të tregut nga vala inflacioniste, duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2023, kreditimi nisi një cikël të rritjes së shpejtë që ka vazhduar me ritme dyshifrore deri në muajt e parë të vitit 2026. Një efekt i ngjashëm mund të konstatohet edhe në ecurinë e depozitave të publikut. Ato kaluan një fazë stanjacioni mes fillimit të vitit 2022 dhe mesit të vitit 2023.

Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me efektet e inflacionit, por edhe pjesërisht me joshjen nga yield-et e larta të instrumenteve të borxhit të qeverisë, që i shtynë shumë individë dhe subjekte të tërhiqnin depozitat (por edhe kuotat në fondet e investimit), për t’i investuar paratë në bono dhe obligacione.

Por, rënia graduale e yield-eve bëri që depozitat t’i ktheheshin rritjes në pjesën e dytë të vitit 2023. Kriza inflacioniste e vitit 2022 dhe shtrenjtimi i mallrave të importuara nuk sollën zhvlerësim të Lekut në kursin e këmbimit. Kursi i këmbimit pati vetëm një goditje të shkurtër paniku, në fillim të marsit 2022, kur Euro u rrit nga 121 lekë në 127 në harkun e pak ditëve. Por, me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë kursi pësoi menjëherë rënie.

Përtej luhatjeve të vogla, tendenca rënëse vazhdoi deri në korrik 2023, kur kursi arriti vlerën e 100 lekëve. Në atë rast, një tjetër goditje kalimtare, e shkaktuar nga rritja afatshkurtër e kërkesës, e ngriti përkohësisht deri në 110 lekë.

Por, që nga vjeshta e vitit 2023, kursi iu kthye një tendence të vazhdueshme në rënie, deri në nivelet aktuale, poshtë kufirit të 96 lekëve. Lufta në Ukrainë solli goditje me bazë më të gjerë mbi çmimet e mallrave, duke qenë se rajoni i përfshirë në konflikt ishte një furnizues i rëndësishëm për produktet energjetike dhe për ato ushqimore, sidomos drithërat.

Në rastin e krizës në Lindjen e mesme, efektet direkte po shtrihen kryesisht te produktet energjetike. Për këtë arsye, përcjellja në inflacionin e produkteve dhe shërbimeve të tjera mund të jetë më graduale dhe më e shtrirë në kohë. Nga ana tjetër, edhe stabilizimi dhe potencialisht rënia e çmimeve mund të ketë një cikël më të gjatë./Monitor.al

kriza ekonomike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet