Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
POLONI– Kryetari i qytetit polak të Przemyśl, një fshat pranë pikës kryesore të kalimit me Ukrainën, është përballur me Matteo Salvinin, kreun e partisë së krahut të djathtë të Italisë Liga, për mbështetjen e tij të mëparshme për Vladimir Putin.
Sipas The Guardian, kryetari i Bashkisë së Przemysl, Wojciech Bakun, e ftoi Salvinin që të vizitojë një qendër refugjatësh lufte ndërsa kishte veshur një bluzë me fytyrën e Putinit.
Gjatë një konference për shtyp të martën, kryebashkiaku i Przemysl, Wojciech Bakun, duke qëndruar pranë Salvinit, i cili sapo kishte mbërritur në Przemysl për një vizitë për të treguar mbështetjen e tij ndaj refugjatëve ukrainas, por që njihet për pikëpamjet e tij të mëparshme pro-Kremlinit, tërhoqi një bluzë nga xhaketa e tij që tregonte fytyrën e Putinit dhe fjalët: “Ushtria e Rusisë”. Veshja ishte e ngjashme me atë që Salvini kishte veshur në të kaluarën.
“Ejani me mua në kufi dhe dënoni atë. ejani për të parë se çfarë ka bërë miku juaj Putin“.-tha ai.
Ndërsa Salvini u përpoq të ndërpresë Bakun duke shpjeguar se ai erdhi këtu për të “ndihmuar refugjatët, fëmijët, nënat, baballarët, nga Ukraina”, kryebashkiaku tha: “Unë nuk do të të pranoj”, përpara se të largohej.
Salvini e ka lavdëruar Putinin në të kaluarën, duke e përshkruar presidentin rus si “një nga shtetarët më të mirë”. Partia e tij është akuzuar gjithashtu se ka marrë para nga Kremlini, por Salvini gjithmonë i ka mohuar këto akuza.
Në fund të konferencës për shtyp, Salvini tha se ai nuk ishte “i interesuar për grindjet me të majtën italiane apo atë polake”. Kur u pyet nëse e dënon Putinin, ai u përgjigj: “Sigurisht, padyshim. Ne e dënojmë luftën”.
(d.a/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
RUSI– Sergej Markov, një ish-këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin, e përshkroi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy si një “kukull”...
UKRAINË– Qyteti i Mariupol në jug të Ukrainës tani është izoluar nga forcat ruse, megjithëse forcat ruse janë ende duke bombarduar qytetin dhe nuk ja...
UKRAINË– Përpara deklaratës së tij, deputetët i dhanë duartrokitje të vazhdueshme presidentit Volodymyr Zelenskyy, i cili po i drejtohet fjalës me li...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të jetë kurrë i suksesshëm në marrjen e të gjithë Ukrainës.“Putini duket i ven...
UKRAINË- Nëntë nga komandantët ushtarakë të Vladimir Putin janë vrarë tani në pushtimin rus të Ukrainës. The Sun shkruan se ata janë në mesin e 12,000 trup...
GREQI– Autori 60-vjeçar i krimit të paprecedentë të katërfishtë në Andravidë ku u shua një familje shqiptare u dërgua në hetuesi dhe iu dha një afa...
SHBA– Presidenti amerikan, Joe Biden ka njoftuar zyrtarisht një ndalim të importeve të naftës ruse në hakmarrje ndaj pushtimit të vendit në Ukrainë.Sipas ...
RUSI– Disa zyrtarë rusë thuhet se janë të pakënaqur me vendimin e Putinit për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, sipas gazetares, Farida Rustamova e cila ...
SHBA- Rusia ka pësuar nga 2,000 deri në 4,000 viktima në Ukrainë. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes së S...
UKRAINË- Në ukrainë vazhdojnë luftimet e ashpra ku në ditën e 13-të të pushtimit të shumtë kanë qenë viktimat dhe qytete e shkatërruara.Në pamjet e publiku...