LIVE UPDATES
Editorial

Kur bëhesh lolo!

Pse them si lolo? Sepse ai po përpiqet të hy në histori me batuta nëpër samite ndërkombëtare. Në fakt unë nuk mendoj se historia i ka dyert të shqyera tek të cilat të mund të futet ky kryeministri ynë, po nejse. Batutaxhiu ynë dhe lolua i tavolina ndërkombëtare, nuk bën batuta dosido, jo, ai bën batuta strategjike, me parathënie dhe pasthënie, bën nga ato batuta që e fusin në rangun e humorit të TV 2000.

3 Tetor 2025, 10:22 Nga Meri Lika
Kur bëhesh lolo!
Meri Lika

Disa njerëz hyjnë dhe ngelen në histori për vepra të mëdha, ka të tjerë që hyjnë për fjalime frymëzuese.... por është edhe Edi Rama i cili përpiqet të hy në histori si lolo.

Pse them si lolo? Sepse ai po përpiqet të hy në histori me batuta nëpër samite ndërkombëtare. Në fakt unë nuk mendoj se historia i ka dyert të shqyera tek të cilat të mund të futet ky kryeministri ynë, po nejse. Batutaxhiu ynë dhe lolua i tavolina ndërkombëtare, nuk bën batuta dosido, jo, ai bën batuta strategjike, me parathënie dhe pasthënie, bën nga ato batuta që e fusin në rangun e humorit të TV 2000.

Pasi e shau kur Trump konkurroi herën e parë, pastaj e lau atë që shau, kur Tramp u zgjodh president, pastaj e shau prapë kur fitoi Biden dhe e lau prapë kur Trump fitoi sërish duke i uruar fitoren historike, dje Rama për të treguar “madhështinë” e loloizmit të tij, vendosi t’i japë edhe një shkelm ceremonial momentit: u kthye nga Macron dhe tha me një seriozitet teatror: “Duhet të na kërkoni falje që s’na keni uruar për paqen mes Shqipërisë dhe Azerbaxhanit!”, duke iu referuar kështu gafës së famshme të Trumpit që ngatërroi Shqipërinë me Armeninë.

Në sytë e mi në atë moment pash Lolo Ramën tek tund xhufkat e kapuçit të tij, me kënaqësinë e një loloje të vërtetë në pallatet mbretërore. Përfaqësuesi më i lartë i një shteti të vogël ballkanik, përpiqet të bëjë humor me presidentin e vendit më të fuqishëm në botë.

Në këtë moment, Rama nuk ishte më kryeministër i Shqipërisë, ai u bë kllouni protokollar i samitit. Defiçitar në dhënien e sukseseve të vendit të tij, apo në pamundësi totale të shfaqjes së një burri shteti, i cili duhet të punojë që vendin e tij edhe pse të vogël ta kthej në një vend të respektuar, pra duke mos patur se ç’të japë në tavolinat ndërkombëtare, i mbush ato me batuta, dhe me sytë gjysme të mekur pret që të tjerët të shfaqin zgërdhirjen e tyre.

Rama gjithmonë ka qënë i ftuar (i detyruar nga protokollet se jam e bindur që po të ishte për dëshirë nuk do ta kishe ftuar askush), në një darkë të rëndësishme, por që duke qenë se s’ka sjellë as verë, as bukë, atëherë ai mbush tavolinën me anekdotën e tij që në fakt nuk është as batutë origjinale dhe aq më tepër as shumë e zgjuar. Në një kohë kur bota përballet me kriza të shumta, luftë në Ukrainë, tensione në Lindjen e Mesme, ndryshime klimatike, dhe demokraci në rënie, kur ai vetë ka mandatin e tij të katërt të cilin e fitoi duke e vjedhur, Edi Rama zgjedh të përfaqësojë Shqipërinë me sarkazëm gjeopolitike.

Besoj se këto janë ato momentet kur edhe protokollet diplomatike pyesin veten të çuditur “Po këtë kush e ftoi?”
Në kushtet e një situate personale të tij jo shumë të mirë me SHBA, për ato që bëri e veproi, për ato që voli e hodhi tutje e tëhu, Rama vendos të bëj karshillikun e radhës. Ai i është përshtatur shumë mirë politikës me moton “më mirë një meme e fortë se një fjalim bosh”, unë madje kam bindjen se ai nëpër samite nuk po udhëton më për Shqipërinë por vetëm për veten e tij.

“Po Evropi ç’thotë Ismail Bej?”

Disa qeshin për edukatë. Të tjerë thjesht e injorojnë. Por ka edhe nga ata që shënojnë: "Kjo është Shqipëria e Ramës, shtet që flet me humor sepse nuk ka ç’të thotë seriozisht." Dhe kështu, ndërsa diplomacia merret me paqe, ekonomi, siguri, Edi Rama merret me batuta.
Në fund të fundit, nëse nuk mund të jesh lider rajonal, as ndërkombëtar, të paktën bëhu lolo global. Ka më shumë klikime. Dhe më shumë like.

meri lika editorial

Sondazh

Poll
Editorial 30 Shtator 2025, 13:41 Meri Lika

Yurit nuk i ndahet shpirti nga ne

Meri Lika Kisha kohë qe e kisha harruar Yurin, jo Juri Gagarinin se atë ka kohë që nuk e kujtoj, por e kam fjalën për Yuri Ki...

Editorial 20 Shtator 2025, 15:55 Erion Periku

Thua po na idhnohet prap Diella?

Diella Më 18 shtator, ditën kur në Kuvendin e ri të Shqipërisë duhej të diskutohej programi i ri për qeverisjen ton...

Editorial 18 Shtator 2025, 21:28 Flamur Vezaj

“Reality Show” i Altinit!

Flamur Vezaj Shefi në ikje i SPAK-ut, Altin Dumani, pasi u rikthye nga udhëtimi festiv në SHBA me tupana, valle dhe pritje protokollare, ka ...

Editorial 15 Shtator 2025, 11:47 Agim Nesho

Shteti qesharak i Edi Ramës

Agim Nesho Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara i rezolutës “Mbësht...

Editorial 9 Shtator 2025, 17:55 Ditmir Bushati

Mes bindjes dhe përgjegjësisë

Si mund të pajtohen politika dhe etika, ose, thënë ndryshe, si mund të administrohet tensioni midis tyre? Kjo është dilema t&eum...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale