Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Edi Rama: Mund të presim deri në 4 mijë afganë, shpenzimet nuk i paguajnë shqiptarët, futja në kamp do të ishte çnjerë
2 Shtator 2021, 21:13Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se kapaciteti i Shqipërisë është që të presë deri në 4 mijë emigrant afganë. I ftuar në “Opinion”, i pyetur për shpenzimet e tyre se kush i paguan, Kreu i Qeverisë tha se ka rënë dakort që ato të mos paguhen nga taksat e shqiptarëve.
Në lidhje me futjen e emigrantëve në kamp, Rama tha se është diskutuar një mundësi e tillë, por nuk e ka pranuar, pasi e ka konsideruar çnjerëzore.
“Shpenzimet e afganëve nuk do të jenë të taksapaguesve shqiptarë dhe kemi aptur dakordësi të plotë që për sa u përket shpenzimeve këto entitete, qeveria amerikane apo kushdo që merr përsipër do të mbulojnë shpenzimet e tyre. Kemi bërë ekzaktësisht atë që bëmë më familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti, nuk kemi pranuar të ngremë një kamp. Unë kam thënë që kampe në Shqipëri për refugjatët nuk ka. Futja në kamp është çnjerzore për ta dhe krijon problem edhe për Shqipërinë, shoqërinë tone,”- tha Rama.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Ndërsa ka folur lidhur me iniciativën e Ballkanit të Hapur dhe raportin me qeverinë e Kosovës, Kryeministri Edi Rama tha se Kosova ka hyrë në një c...
TIRANË- Kryministri Edi Rama është shprehur se mosdakordësinë e ka me Kryeministrin e Kosovës dhe jo me Albin Kurtin, me të cilin tha se takohet normalisht...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka premtuar që të bëjë që Serbia të kërkojë falje për derdhjen e gjakut në Kosovë. I ftuar në “Opinion”, Ra...
Politike 2 Shtator 2021, 20:53
TIRANË- Ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla i është besuar nga Kryeministri Edi Rama detyra e kryetares së Parlamentit.Kryeministri Edi Rama, i ftuar ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha në emisionin “Opinion” se një qeveri e dominuar nga gratë nuk ka qenë në qëllimin e tij. Ndërsa kabineti aktual ka 12 gra...
Politike 2 Shtator 2021, 20:43
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për nismën Ballkani i Hapur. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama është shprehur se në nismën e ndërmarrë bëhet fjal...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë një përgjigje të prerë në momentin kur u pyet nëse mund të ketë qeveri të përbashkët me kryedemokratin Lulzim Ba...