LIVE UPDATES
Ekonomi

Edhe strehimi jepet me koncesion, si do të përdoren PPP-të në sektorin më të ri

15 Korrik 2020, 08:50 Nga DOSJA
Edhe strehimi jepet me koncesion, si do të përdoren PPP-të

TIRANË– Nevoja për strehimin e kategorive në nevojë që nuk përballojnë dot blerjen e një banese për shkak të nivelit të ulët të të ardhurave apo të qenët në një grup vulnerabël ka qenë në rritje vit pas viti.

Por ligji për strehimin social, i miratuar pak vite më parë, synonte adresimin pikërisht të kësaj problematike, duke përfshirë një seri skemash për krijimin e stokut të nevojshëm të banesave për strehim social.

Një prej tyre ishte përfshirja në lejet e reja të ndërtimit e vlerës 3 për qind të sipërfaqes së ndërtimit, si fond që do të shkonte për strehim social. Kjo mund të jepet në apartament ose në vlerë monetare, sipas preferencës së ndërtuesit. Një tjetër skemë është ajo e përfshirjes së koncesioneve  në strehim.

Një konferencë online, e zhvilluar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), dhe në bashkëpunim me “Housing Europe”, “UN-Habitat”, UNDP Tiranë dhe “Unioni për Mesdheun” u ndal pikërisht tek kjo tematikë.

“Politika Kombëtare mbi Strehimin në Shqipëri: Financimi për strehim të përballueshëm dhe roli i agjencive të strehimit” solli në vëmendje edhe mënyrën sesi mund të përfshihen koncesionet në sektorin e strehimit që ligji për PPP-të por edhe ai për strehimin social e parashikojnë.

 

Financat: Përdorimi i PPP në strehim, sfidat që sjell

Ministria e Financave dhe Ekonomisë përmes pjesëmarrëses së saj në këtë konferencë ka shpjeguar se përdorimi i PPP në sektorin e strehimit përbën, sfidë ashtu si përdorimi i tyre edhe në sektorë të tjerë.

“Elementi kryesor, i cili është një ndër faktorët vendimtarë për përcaktimin e vlerës për para në këto lloj projektesh, është parimi i ndarjes efektive të riskut, parim i cili mendojmë se duhet të jetë një ndër elementët bazë që duhet të mbahet parasysh nga personat e ngarkuar gjatë procedurës së lidhjes së kontratave në formën e PPP në fushën e strehimit social, procedurë e cila do të zbatohet në bazë të ligjit për strehimin social.

Ajo që do të sugjeronim të mbahet parasysh gjatë një procedure në fushën e strehimit social, e cila mund të zbatohet qoftë në bazë të ligjit për koncesionet dhe qoftë në bazë të ligjit për strehimin social është që personat e ngarkuar në zbatimin e tyre duhet të kenë njohuri të thelluara dhe një eksperience të gjatë në fushën e PPP-ve. Kjo me qëllim hartimin e kontratave sa më mira, me detyrime të qarta dhe mekanizma përkatës mbrojtës në raport me risqet e identifikuar dhe alokuara.

Gjithashtu, ajo që do të sugjeronim që për hartimin e këtyre draftkontratave të merreshin për bazë aty ku është e mundur, draftkontratat me parashikime te standardizuara te cilat janë te publikuar ne faqen zyrtare te Bankës Botërore.

Duke qenë se këto kontrata mund të jenë afatgjata, me qëllim zbatimin efektiv të tyre dhe arritjen e një output sa më cilësor do të sugjeronim përcaktimin e klauzolave të forta monitoruese në kontratë si dhe struktura adekuate për monitorimin e zbatimit të saj” vlerësojnë Financat.

Tre opsionet e PPP-ve në strehim sipas ligjit, Bashkia e Tiranës nis aplikimin

Kështu sipas ligjit aktual për strehimin social përcaktohen tre opsione sesi mund të përdoren partneritetet publike private në sektor.

-Së pari financimi i ndërtimit nga subjekti privat në truallin në pronësi të Nj.Q.V-së, në këmbim të përfitimit nga kjo e fundit një përqindje të caktuar sipërfaqe ndërtimi.

Së dyti financimi i ndërtimit nga subjekti privat dhe shfrytëzimi si banesa sociale me qira për një periudhe kohe të përcaktuar në marrëveshje midis financuesit dhe Nj.Q.V-së . Për ndërtimin e banesave në zonat e zhvilluara me qëllim strehimin, të cilat do të realizohen sipas kësaj forme, kushtet e përgjithshme të marrëveshjes midis palës publike dhe asaj private, përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për koncesionet/partneritetin publik privat. Referuar kësaj pike, projektet propozohen vetëm në formën e propozimeve të kërkuara.

Së treti bashkëfinancim i ndërtimit nga subjekti privat dhe Nj.Q.V-së nga buxheti i vet dhe/ose me mbështetje të buxhetit të shtetit, përkundrejt përfitimit të një numri banesash sociale dhe ose me kosto të ulët.

Aktualisht Bashkia e Tiranës ka nisur aplikimin e skemës së parë të PPP duke i dhënë në përdorim truallin subjekteve private për të përfituar nga ndërtimi final një pjesë të banesave. Në prill të vitit të shkuar kjo bashki kaloi tek kompanitë Startek, Milo 2000, M.Petrela dhe Arlis Ndërtim një truall në pronësi të saj për të ndërtuar dhe zgjeruar ndërtimet që kanë nisur kompanitë në zonën aty pranë, ndërsa Bashkia do të marrë në këmbim 40% të sipërfaqes që mund ta përdorë për nevojat e saj si kopshte, çerdhe apo ambiente të tjera për strehim.

Marrë nga Monitor.al

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi strehimi me koncension strehimi me koncension

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet