LIVE UPDATES
Aktualitet

10 Tetor 2021, 14:14 Nga DOSJA

TIRANË– Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle në të gjitha akset e vendit, duke ndëshkuar shoferët që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor. Njëri prej tyre po lëvizte me 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Sipas njoftimit zytar të Policisë, prej mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00 janë pezulluar 24 leje drejtimi, me afat pezullimi nga 1 muaj deri në 6 muaj. Për disa prej drejtuesve të mjeteve janë vendosur edhe masa administrative nga 10.000 lekë deri në 25.000 lekë të rinj. Po gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, por vetëm masa administrative deri në 4.000 lekë të rinj për secilin prej tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Siguria rrugore, një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit. Nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, Policia Rrugore me radarë 24/7, për të parandaluar aksidentet rrugore. Policia Rrugore, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në fundjavë, duke qenë se në shumë akse rrugore ka fluks të lartë të qarkullimit të automjeteve, nisur dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të motit me shi, ka rritur prezencën e patrullave në rrugë, duke përdorur mjete të loguara dhe të paloguara, kamera, dronë dhe aparate fotografike. Gjithashtu, të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë dhe qendrat kryesore urbane janë të monitoruara me radarë.

Gjatë monitorimit, edhe pse në kushte lagështire, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, shpejtësi që sjell rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Prej mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00 janë pezulluar për shpejtësi në rrugët interurbane, që varionte gati dyfish mbi normën e lejuar, 24 leje drejtimi, me afat pezullimi nga 1 muaj deri në 6 muaj. Për disa prej drejtuesve të mjeteve janë vendosur edhe masa administrative nga 10.000 lekë deri në 25.000 lekë të rinj.

Po gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, por vetëm masa administrative deri në 4.000 lekë të rinj për secilin prej tyre. Policia e Shtetit, për shkak edhe të motit të keq me reshje shiu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike. Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet