LIVE UPDATES
Sport

Ecclestone: “Vettel nuk ishte më i dashuri te Ferrari. Schumi jr? Ai ka genet e babait”

22 Mars 2021, 15:02 Nga DOSJA
Ecclestone: “Vettel nuk ishte më i dashuri te Ferrari. Schumi jr? Ai

ANGLI – Motorët ngrohen, Formula 1 është gati për të rifilluar. Të dielën, me Çmimin e Madh të Bahreinit, do të fillojë Kampionati Botëror 2021. Midis pilotëve të promovuar dhe ndryshimeve të ekipit, ka shumë lajme. I intervistuar nga “Sport1”, ish numri një i pistave, Bernie Ecclestone, i cili tha se ishte optimist për sezonin e Vettel, që është transferuar te Aston Martin: “Gjëja më e mirë që Sebastian mund të bëjë, është të harrojë të kaluarën e tij te Ferrari. Kjo mund ta kthejë atë në në nivelet e tij. Shumë nuk e dinë, por Sebastian është shumë i ndjeshëm. Dashuri për t’u dashur. Kjo ndjenjë te Ferrari nuk e kishte më”.

F1 e ardhmja – Ecclestone gjithashtu ka treguar se sa e rëndësishme është revoluacionarizimi i F1. “Ju duhet të mendoni shumë më tepër për punën që duhet bërë. Për shembull, ekziston ana argëtuese për t’u zhvilluar. Gjithashtu nga pikëpamja inxhinierike, është interesante të zhvillohen disa gjëra. Ne duhet të përqendrohemi në faktin se 85% e shikuesve duan argëtim. Të vetmit që mund të na ndihmojnë për momentin janë te Mercedes”.

Ecclestone tregon se ka folur për këtë me Toto Wolff, drejtor ekzekutiv i Mercedes: “Ai i njeh mendimet dhe ndjenjat e mia. Mercedes ka bërë një punë të shkëlqyeshme për Formula 1, por unë do të doja të kthehesha në të kaluarën, kur edhe Ferrari, ose Red Bull ishin pretendetë. Tani kur shkoni në gara, e dini që kushdo që merr “pole-position” do të fitojë edhe GP. Kjo nuk është e mirë. Mercedes është dominues, gjë që nuk është faji i tij, përkundrazi, ai funksionon shumë mirë. Por unë mendoj, se duhet ta bëjmë më të lehtë për të tjerët, që edhe ata të jenë konkurrues, pa e prishur këtë sport. Mendova se garat kualifikuese të së premtes mund të jenë një ide e mirë, duke supozuar se fituesi merr pikë dhe pozicioni për garën vendoset nga kjo. Fituesi i garës kualifikuese do të fillonte nga pozicioni i dhjetë, por do të kishte pikët e shënuara në kualifikuese. Kështu që ai nuk do të ishte gjithmonë më i miri në fitimin e garës. Mund të mos jetë mënyra e duhur, por përsa i përket argëtimit do të ishte diçka e mirë”.

F1 dhe pasioni“Për mua garat në shi janë më të mirat që ekzistojnë, – pranon Ecclestone, – unë do të shihja 50% të GP në shi. Për fat të keq, shiu artificial nuk mund të krijohet. Këtë vit ndoshta do të shkoj në garën hapëse. Ndoshta edhe në Singapor (3 tetor) sepse është një garë me të cilën jam i lidhur. Dua të shoh me sytë e mi që gjithçka shkon sipas planit, që sponsorët janë të kënaqur”.

Vettel dhe Schumacher – Ecclestone ka disa këshilla edhe për Vettel: “Unë mendoj se ai është në rrugën e duhur. Nuk mendoj, se duhet të kishte shkuar në një ekip, ku do ta kishte më lehtë për të fituar. Ai kërkon stimuj. Në ekipin e tij të fundit, ai nuk mori asnjë mbështetje. Unë mendoj se ai tani është i rrethuar nga njerëz që kujdesen për të. Jam i bindur që do të bëjë mirë. Në të vërtetë, unë do të zhgënjehem nëse ai nuk mund të na bindë”.

Një nga lajmet më të rëndësishme të sezonit është edhe promovimi i Mick Schumacher. “Eshtë e vështirë të thuash se çfarë mund të bëjë në vitin e tij të pare, – shpjegon Ecclestone. – Ai sigurisht që ka një problem të rëndësishëm: ka peshën e një emri të madh mbi supe. Nuk është e lehtë. Njerëzit do të thonë se ai nuk është aq i mirë sa babai i tij. Do të duhet të presim. Askush nuk mund të thotë apriori, nëse ai ka talent të bëhet kampion. Por jam i sigurt që Mick do të arrijë kufijtë e tij. Për momentin ai po bën shumë, shumë mirë. Në kategoritë e tjera gjithmonë ka arritur rezultate. Nuk ka arsye pse ai nuk duhet të bëhet një ditë kampion bote. Por duhet parë në një ekip që e vendos atë në një pozicion për ta bërë këtë. As Hamilton nuk do të ishte në gjendje të fitonte një GP të vetëm me një makinë jo aq të barabartë. Nuk e di nëse ai tani është i rrethuar nga njerëz që mund ta ndihmojnë atë të rritet shumë, më vjen keq. Unë e kam takuar dy herë, por nuk mund të them se e njoh mirë. Por besoj se ai e ka trashëguar genin nga babai i tij. Unë do të zhgënjehesha nëse nuk do të shihnim disa paraqitje të mira nga ai në të ardhmen”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ecclestone formula 1 toto wolff ecclestone formula 1 toto wolff

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet