LIVE UPDATES
Bota

Eastmed: Projekti i madh me të panjohura

3 Janar 2020, 09:40 Nga DOSJA
Eastmed: Projekti i madh me të panjohura

GJERMANI- Pritje e madhe në Greqi: Nga dita e enjte (02.01.2020) në Athinë zhvillon një vizitë triditore kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu. Ndërkohë që presidenti i Qipros Nikos Anastassiadis pushimet e Krishtlindjeve i ka kaluar në kryeqytetin grek. Në nëj ceremoni festive kryeministri Greqisë Kyriakos Mitsotakis me mysafirët e nivelit të lartë nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e linjë sgazsjellëse “Eastmed”. Mbi 1900 km. e gjatë linja e tubacioneve nënujore duke nisur nga viti 2025 do të furnizojë gaz nga Izraeli në Europë.

Vendi kryesor marrës i furnizimeve do të jetë Italia. Edhe shtete të tjera të Europës Jugore do të përftiojnë nga këto furnizime me gaz. Kjo do të jetë “linja më e gjatë gazsjellëse nënujore në mbarë botën”, njoftojnë redaktorë të gazetave të Athinës. Një “marrëveshje historike” e quan atë gazeta liberale ekonomike “Phileleftheros”. Përmes këtij projekti do të forcohet ndjeshëm diplomacia për energjetikën në rajon: Në fundjavë ministrat e Jashtëm në Egjiptit, Greqisë dhe Qipros konsultohen në Kajro për mundësitë e bashkëpunimit. Më 7 janar ministri i Jashtëm i SHBA-së Mike Pompeo viziton Qipron. Me këtë të gjtihë pjesëmarrësit sinjalizojnë, se diçka po vihet në lëvizje. Por çfarë konkretisht?

Në televizionin shtetëror grek ERT Eastmed vazhdimisht konsiderohet si një “mburojë kundrejt provokimeve nga Turqia”. Kësisoj bëhet e qartë, që gazsjellësi i planifikuar nga këndvështrimi i Athinës është një përgjigje ndaj afrimit të fundit mes Turqisë dhe qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Libisë.

Le të kujtojmë, se prej vitesh Greqia, Qiproja dhe Turqia janë në grindje për rezervat e gazit në lindje të Mesdheut. Në fund të 2019-ës Libia dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje, që përcakton një zonë të përbashkët ekonomike sipas përfytyrimeve të tyre dhe një pjesë të madhe të Egjeut lindor e ndan midis dy vendeve. Në këtë mënyrë zona detare në lindje të Kretës bie nën kontrollin turk. Por pikërisht në këtë zonë duhet të kalojë linja gazsjellëse Eastmed. Mos vallë me këtë po krijohet një konflikt direkt mes Greqisë dhe Turqisë? Në intervistë për ERT ministri grek i Energjetikës Kostis Hatzidakis tregohet i rezervuar: “Erdogan ka pikëpamjet e tij dhe ne kemi pikëpamjet tona. Ne i referohemi së drejtës ndërkombëtare dhe jemi të bindur, që të gjitha vendet, që kanë për të thënë diçka  në rajon, janë në anën tonë”, deklaroi poliitkani konservator.

Pikëpyetje për Italinë

Një goditje të vogël pëson projekti Eastmed nga fakti se bie në sy mungesa e Italisë në nënshkrimin e marrëveshjes në Athinë. Sipas mediave greke në radhët e qeverisë italiane ka mosmarrëveshje për këtë projekt të ri.

Zëdhënësi i qeverisë së Qipros, Panagiotis Sentonas, tash së fundi në një intervistë, se Italia “për arsye teknike” nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen në Athinë. Megjithatë një përfaqësues i Romës (që nuk përmendet me emër) do të jetë i pranishëm. Sidoqoftë ministri italian i Energjetikës Stefano Patuanelli përmes një letre dërguar të martën (02.01.2020) homologut grek Hatzidakis është shprehur, se Roma e mbështet ndërtimin e gasjellësit Eastmed dhe do t’i përgjigjet rolit të saj dhe do të angazhohet për projektin edhe brenda BE-së. Për t’iu përgjigjur rolit si marrësi kryesor i furnizimeve me gaz, Italia duhet që ta ndërtojë vet një segment gazjellësi nënujore, që do ta lidhë këtë vend me protin veri-perëndimor të Greqisë në Igumenicë.

Dyshimendaj rentabilitetit të gazsjellësit

Gazsjellësi Eastmed ka në radhë të parë një dimension të rëndësishëm gjeo-politik, thotë për DW Alex Lagakos, nëndrejtor i Think Tanks “Greek Energy Forum” në Athinë. Eksperti ngre disa dyshime lidhur me rentabilitetin e gaszsjellësit. Së pari kostot janë të jashtëzakonshme: të paktën dhjetë miliardë Euro. Fakti që Greqia, Qiproja dhe Izraeli e kanë miratuar këtë projekt, nuk do të thotë, se ato e posedojnë kapitalin e nevojshëm, për ta zbatuar shpejt atë, tërheq vëmendjen Lagakos. Ndihma nga BE nuk duket të ketë, sepse Europa ka hequr dorë prej energjive focile dhe synon projekte për energjitë ekologjike. Kjo ka krijuar një agjendë të re në Bruksel. Si konkluzion: “Gazsjellësi Eastmed duhet të financohet tërësisht nga privatë e kjo e vështirëson projektin.”

A mund të jetë tërheqës projekti në lindje të Mesdehut për investitorët privatë? Në sfondin e mbiofertës me gaz që ka aktualisht në tregun botëror, eksperti është skeptik: “Gjithnjë e më shumë kleintë po synojnë importet me gaz të lëngshëm (LNG) përmes posteve detare. Përse një marrës i furnizimeve duhet të kushtëzohet afagjatë prej një gazsjellësi, kur në çdo kohë LNG mund ta përftojë në mënyrë fleksibël dhe me kosto të favorshme?”, shtron pyetjen Lagakos.

Linja të reja gazsjellëse ka mjaft. Më 8 janar presdienti i Rusisë dhe ai i Turqisë do të përurojnë vënien në funksion të linjës Turkish-Stream në ngushticën e Detit të Zi. Kjo linjë do të përçojë gazin natyror nga Rusia përmes Turqisë në Europë. Mbetet të shihet, nëse Eastmed dhe Turkish-Stream do ta plotësojnë njëra-tjetrën apo do të jenë në konkurrencë së bashku.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni eastmed marreveshja mes vendeve eastmed marreveshja mes vendeve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet