Bota

U zhduk në rrethana misterioze në ishullin e Kretës, gjendet trupi i pajetë i shkencëtares amerikane brenda bunkerit

Shkencëtarja u gjet në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg nga ku u pa për herë të fundit. Ajo u raportua e humbur në 2 korrik dhe u fillua një përpjekje e madhe kërkimi.
Featured image of article: U zhduk në rrethana misterioze në ishullin e Kretës, gjendet trupi i pajetë i shkencëtares amerikane brenda bunkerit Suzanne Eaton

GREQI- Gjendet e vdekur shkencëtarja amerikane, e cila u raportua e zhdukur në ishullin e Kretës.

Sipas BBC, trupi i pajetë i Suzanne Eaton u gjet brenda një bunkeri të Luftës së Dytë Botërore në ishullin grek të Kretës.

Ndërkohë, sipas të dhënave të para ajo është mbytur dhe autoritet greke kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarje misterioze.

Biologia 59-vjeçare nga Instituti Max Planck me famë botërore në Gjermani kishte marrë pjesë në një konferencë në ishull.

Shkencëtarja u gjet në një terren të ashpër dhe shkëmbor brenda bunkerit të braktisur rreth 10 km larg nga ku u pa për herë të fundit. Ajo u raportua e humbur në 2 korrik dhe u fillua një përpjekje e madhe kërkimi.

Gjashtë ditë më vonë, trupi i saj u zbulua nga dy banorët vendas që eksploronin bunkerin.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment