LIVE UPDATES
Politike

7 ditë para zgjedhjeve, Meta: Policia të distancohet nga politika, luftoni krimin! Së shpejti fakte si monitorojnë ‘patron

17 Prill 2021, 16:52 Nga DOSJA
7 ditë para zgjedhjeve, Meta: Policia të distancohet nga politika,

TIRANË– Kur më pak se një javë na ndan nga dita e zgjedhjeve parlamentarë të 25 prillit, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm. Duke nisur me votuesit, tek Policia e Shtetit, institucionet e drejtësisë dhe në fund tek funksionarët publikë, Meta ka ndarë këshillat e tij për të siguruar një proces të lirë dhe demokratik.

Në një konferencë urgjente për shtyp, numri një i shtetit ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë masivisht për të ardhmen e tyre, duke u bërë thirrje që të mos bien pre e presioneve për blerjen e votës. Ndërsa nga Policia e Shtetit ka kërkuar që të mos përdoret nga politika, duke dhënë si shembuj rastin e Dibrës e të Shijakut.

Ndërsa kërkoi reagimin e menjëhershëm nga institucione të drejtësisë, Meta premtoi se shumë shpejt do të publikonte me fakte sesi funksionon skema e “patronazhistëve”, duke shtuar se çështja mund të kthehet në shqetësim jo vetëm për zgjedhjet, por edhe lidhur me sigurinë e të dhënave të qytetarëve.

“Ftoj të gjithë të distancohen nga çdo fenomen negativ që dëmton integritetin. Të gjithë t’u drejtohen qendrave të votimit dhe të refuzojnë përpjekjet për shtrëmbërimin e vullnetit tuaj. Ç’do kush që ofrohet të blejë votën tuaj ka për qëllim jo vetëm që t’ju skllavëroj por edhe t’ju poshtërojë për gjithë jetën. Ndaj jam besimplotë që të gjithë do të bëni më të mirën për të gjithë ata që duken, por edhe ata që fshihen pas tyre. Sidomos ata që lëvizin natën. Vota është më shumë se e shenjtë. Më datë 25 prill duhet që të kthejmë parimet e republikës dhe të rivendosim demokracinë. Vetëm kështu do t’i japim fund krizës. Do të zhbllokojmë çeljen e negociatave. Përgatituni, keni një javë kohë!,”-u shpreh Meta,

APELI I PRESIDENTIT META: 

Të nderuar qytetarë edhe një javë na ndan nga zgjedhjet e 25 prillit të gjithë bashkë duhet të ushtrojmë të drejtën themelore. Atdheu ynë, Shqipëria, por edhe bashkëkombasit tanë ndodhen në një moment të rëndësishëm të integrimit dhe konsolidimit të të ardhmes në BE. Kam këto kërkesa ndaj jush, pa asnjë dallim partiak: Kjo javë duhet të shoqërohet nga një klimë zgjedhore më e qetë dhe më ballafaquese në kuptimin konstruktiv. Ftoj të gjithë të distancohen nga çdo fenomen negativ që dëmton integritetin. Të gjithë t’u drejtohen qendrave të votimit dhe të refuzojnë përpjekjet për shtrëmbërimin e vullnetit tuaj. Ç’do kush që ofrohet të blejë votën tuaj ka për qëllim jo vetëm që t’ju skllavëroj por edhe t’ju poshtërojë për gjithë jetën. Ndaj jam besimplotë që të gjithë do të bëni më të mirën për të gjithë ata që duken, por edhe ata që fshihen pas tyre. Sidomos ata që lëvizin natën. Vota është më shumë se e shenjtë. Familja juaj ka nevojë për siguri dhe për t’u ndjerë të përfshirë çdo ditë. Prandaj çdo qytetar duhet që të votojë i lirë. E ardhmja jonë për 100 vitet që vijnë nuk mund të blihet me asnjë çmim. Asnjë pushtet nuk është më i shtrenjtë se vota e lirë dhe referendare. Të gjithë bashkë do të garantojmë që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike. Një thirrje e kam për ata që janë indiferentë. Nuk mundet ta humbisni këtë mundësi. Nëse e keni të vështirë për të zgjedhur, mos harroni se vota është mjet ndëshkimi. Prandaj të gjithë drejt 25 prillit. Të gjithë të verifikojmë kartat dhe qendrat e votimit.

Një thirrje kam për Policinë e Shtetit. Distancohuni nga çdo përpjekje e politikës, qëndroni të pavarur dhe mos u keqpërdorni si në zgjedhjet e shëmtuara të Dibrës dhe Shijakut. Policia duhet që të tregojë integritet të plotë dhe të jetë e pavarur dhe të luftojë krimin dhe tentativat për të shtrembëruar krimin zgjedhor. Duhet të luftojë në këto momente edhe më fort krimin.

Të gjithë funksionarët e lartë publik duhet që të tërhiqen nga çdo lloj intimidimi dhe përpjekje për të marrë votën forcërisht. Shqiptaria jonë nuk e duron dot më këtë. Ndaj iu bëj thirrje që të tërhiqen dhe të refuzojnë urdhërat politik. Sepse ligji dhe populli do të jenë të pamëshirshëm me ju. Mos nxisni asnjë konflikt dhe mos provokni asnjë reagim qytetar.

Organet e drejtësisë të reagojnë në kohë rekord në mënyrë që t’i bindë se po veprojnë. Prisja që dikush të ishte në burg tani sesi të dhënat e çdo shqiptari janë shpërndarë duke ekspozuar këdo. Nuk janë patronazhistë por fuksat që ka njohur populli gjatë regjimit të kaluar. Po kështu memet që shpërndahen forcërisht për ta marrë këtë histori me të qeshur, janë të papërgjegjshme. Dhe shumë shpejt do të keni prova serioze pse patronazhistët janë fuksa dhe ky është sistem i Gestapos për të dhunuar të gjithë ata që kanë mendim kritik dhe ndryshe. Dhe sesi monitorohen në rrjete sociale në çdo postim që bëhet. Është me prova. Patronazhisti mbasi verifikon simpatinë politike, verifikon personin dhe në rrjetet sociale. Kur poston një kundërshtar të qeverisë. Atëherë hetohet; çfarë problemi ka? Ka problem me patentën, tatimet etj. Dhe i bëhet e ditur që problemi mund t’i zgjidhet vetëm duke u përcaktuar në një drejtim tjetër politik. Është skemë skandaloze. Përveç efekteve aktuale me të dhënat e qytetarve jam i shqetësuar për çështjen e sigurisë dhe të drejtat e qytetarit.

Më datë 25 prill duhet që të kthejmë parimet e republikës dhe të rivendosim demokracinë. Vetëm kështu do t’i japim fund krizës. Do të zhbllokojmë çeljen e negociatave. Përgatituni, keni një javë kohë!

Ndërkohë vetëm pak orë më parë, kreu i shtetit reagoi lidhur me një poster të vendosur në Gjirokastër, ku shihen në foto ai, ish-kryeministri Sali Berisha, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha. Meta paralajmëroi socialistët që të mos e detyrojnë që të bëhet pjesë e fushatës pasi do mbeten pa grup parlamentar.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet