LIVE UPDATES
Bota

E mbijetuara e Aushvicit e quan Angela Merkelin heroike

18 Korrik 2019, 07:08 Nga DOSJA

GJERMANI- “Tani do t’ju tregoj pak për përvojat e mia”, e nis dëshmitarja 84 vjeçare fjalën e saj në sallën plenare të Bundestagut. Ruth Klüger, studiuesja e letërsisë e lindur më 1931 në Vjenë, ishte punëtore me detyrim dhe e mbijetoi kampin e përqendrimit Auschwitz-Birkenau. Ata pak vetë që patën mbetur gjallë u çlriuan në 27 janar 1945 nga ushtarët sovjetikë. Vajza 13 vjeçare atëherë arriti të shpëtonte me një gënjështër nga halli. Kur zagarët e nazistëve kërkonin të burgosur për shërbimin e punës, Ruth-i e vogël e paraqiti veten pak më të madhe. Sepse ata që përzgjidheshin duhet të ishin të paktën 15 vjeç.

“Shikoni, ajo është në gjendje të punojë”, kishte thënë një gardiane në kampin e përqendrimit duke parë pulpat e trasha të fëmijës. Me këtë truk Ruthi i shpëtoi dhomës së gazit. Të gjithë të tjerët, me të cilët ajo qe deportuar më parë nga kampi i përqendrimit Theresienstadt për në Aushvic i vranë.

Ruth Klüger si Merkeli: Do t’ia dalim mbanë

Shumë gra i keqtrajtuan si prostituta në kampin e përqendrimit

Në godinën e Rajshtagut është qetësi, kur zonja e brishtë flet për mundimet e jetës së saj atëherë dhe më vonë. Vetëm pëshpërima e përkthyesve dëgjohet nganjëherë, po të jesh pranë mysafirëve të huaj me kufje. Ruth Klüger kujton dimrin 1944/1945. Ka qenë koha më e ftohtë që mban mend ajo. “I ftohti, ndaj të cilit je krejtësisht e pambrojtur sjell në kujtesën time gjithmonë punën me detyrim.” Së bashku me të ëmën ajo duhej të priste pemë në pyll, të transportonte trungjet, të zhvendoste shinat. “Me sa duket donin të ndërtonin diçka”. Se çfarë saktësisht, këtë ajo nuk e mësoi kurrë.

Nganjëherë atë e kishin dhënë hua në familje të ndryshme, nganjëherë ajo duhet të punonte në gurore. Atje ishte “aq ftohtë sa mund të ngordhje”. Veshja tepër e hollë, në këmbë letër gazetash, në këmbë plagë me qelb. “Gurorja më del nganjëherë ende në ëndërr”, thotë Ruth Krüger shtatë dekada më vonë në orën përkujtimore dhe lexon një poemë, që flet për vuajtjet dhe shpresat e atëhershme. Ruth Krüger përmend edhe një punë të të burgosurave gra, e cila më vonë nuk u njoh si punë me detyrim: prostitucioni. Gratë kanë vazhdimisht në rrezik që të sëmuren ose të mbeten shtatzëna.

Në fund të fjalës së saj prej 25 minutash, Ruth Klüger ndalet në kulturën gjermane të kujtesës dhe në situatën aktuale të refugjatëve. Ajo e lëvdon Gjermaninë për politikën e saj të “kufijve të hapur dhe të bujarisë”. Për këtë, ajo kishte kaluar nga “habia në admirim”. E mbijetuara e Holokaustit falënderon në fund me një shprehje “të thjeshtë dhe heroike”, siç thotë ajo. “Do t’ia dalim mbanë”. Për minuta të tëra politikanët në sallën plenare të Bundestagut dhe mysafirët e shumtë në tribunën e vizitorëve duartrokasin.

Mbështetje për Angela Merkel-in

Pastaj, Ruth Klügeri e prekur shkon me modesti te përfaqësuesit e organeve kushtetuese gjermane në radhën e parë. Njëri pas tjetrit ajo dëgjon falenderimin e Presidentit gjerman, Joachim Gauck, të Presidentit të Këshillit Federal, Stanislaw Tillich dhe të Kancelares Angela Merkel. Shprehja e Merkelit, e kritikuar kaq herë kohët e fundit – “do t’ia dalim mbanë”- ka në këtë moment një tingëllim krejt tjetër. Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert i mbështet shprehimisht fjalët e fundit të Ruth Klügerit./

Marrë nga DW

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aushvic ausschwitz bundestag do t'ia dalim mbane holokaust klüger merkel aushvic ausschwitz bundestag do t'ia dalim mbane holokaust klüger merkel


Sondazh

Poll
Bota 17 Korrik 2019, 12:56

Sulm në Irak, vriten 3 diplomatët turq

IRAK- Tre diplomatë turq, kanë mbetur të vrarë nga një sulm në Irak . Ndgjarja ka ndodhur në një restorant në Erbil, qyteti kryesor i rajonit autonom kurd në ve...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet