Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Bulqizë/ Helmohen nga era e sapunit 11 nxënës: Kishim 30 minuta që punonim me të
20 Mars 2019, 10:07Nga DOSJA
BULQIZË– 11 nxënës të shkollës “Shefqet Tançi” në qytetin e Bulqizës kanë përfunduar të helmuar në spital me të vjella dhe marrje mendsh.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nxënësit janë ndjerë keq pasi në orën e vizatimit teknik është përdorur një lëndë kimike e llojit sapun, që dyshohet se ka shkaktuar helmimin e tyre.
Nxënësit janë transportuar menjëherë në spital ku kanë marrë ndihmën e parë dhe janë trajtuar me serum. Gjendja e tyre është stabilizuar dhe ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nxënësit të pyetur në spital nga Dosja.aljanë shprehur se ishin në orën e mësimit dhe se e përdornin sapunin për të bërë forma.
“Nga era e keqe e sapunit, kështu ndodhi. Ishim në orën e vizatimit. U helmuam 10 vetë. Ishim në klasë. E përdorëm sapunin për të bërë disa forma. Kishim 30 minuta që përdornin sapunë. “-janë shprehur ato.
Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje prindërit dhe mësuesit për të zbardhur deri në fund këtë ngjarje.
Pas kësaj ngjajre ka reaguar dhe Drejtoria e Shërbimit Spitalor në Bulqizë, ku në një reagim zyrtar bënë me dije se nxënësit janë paraqitur në spital të shoqëruar nga prindërit dhe pas trajtimit mjekësor është konstatuar se nuk kanë pasoja të rënda.
Sipas kësaj drejtorie, pas vizitës fëmijët kanë dalë nga ambjentet e spitalit në mesiditë dhe kanë patur simptoma të dhimbjes së kokës dhe të vjella.
(f.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LUSHNJE– Për rreth një orë, fermerët e Fierit, Beratit dhe Lushnjes kanë bllokuar autostradën Lushnje-Fier duke derdhur në mes të autostradës qumësht.Ashtu si&c...
Kompanitë agropërpunuese nisin sot bojkot dy ditor, nuk do furnizojnë tregun me prodhime të frekëta qumështiSot dhe nesër (20 & 21Mars) kompanitë agropërpun...
TIRANË– Ditën e sotme Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të marrë vendimin lidhur me rivlerësimin e gjyqtarit Astrit Faqolli.Vendimi për gjyqtarin në G...
TIRANË– Shqipëria feston 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Shqipëria së bashku me Kroacinë u bënë anëtare në vitin 2009. Dy vendet nisën zyrtarisht disku...
Tiranë- Nga policia e Tiranës është finalizuar operacioni “Qelqi”, ku janë sekuestruar 1 kilogramë e 251 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si d...
Memaliaj- Qeveria Rama në vitet te fundit të qeverisjes së saj një vëmendjen shumë të madhe ju ka kushtuar edhe fasadave të qyteteve, shesheve, dhe ka ndërtuar ...
TIRANË- Këto janë titujt kryesor në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ...