Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
LEZHË- Një mjek është dhunuar në Lezhë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mjeku Zef Doda, është dhunuar nga i afërmi i një pacienti dhe pritet të transportohet drejt Tiranës.
Mjeku i dhunuar ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe kokë. Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ashtu në Tiranë raportohet të jetë dhunuar në Urgjencën Kirurgjikale në QSUT mjekja specializante V.Zyka. Rasti i mjekes së QSUT-së ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ndërsa është raportuar sot. Pas dhunës, ka ardhur reagimi nga Ministria që u kërkon autoriteteve të reagojnë dhe të dënojnë agresorët.
Pak orë pas shpalljes në kërkim nga Policia, 24-vjeçari që akuzohet se ka dhunuar mjekun është vetëdorëzuar në Polici, ku është shprehur se mjeku ishte i dehur dhe nuk i kishte shërbyer. (Lexo këtu)
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallur në kërkim.
Kjo nuk është hera e parë që në spitalet shqiptare dhunohen mjekë. Në harkun kohor të një muaji, 2 mjekë të tjerë janë dhunuar nga familjarët e pacientëve. Rasti i parë për 2019, u regjistrua në QSUT, ku u dhunua mjeku infektiv Gentian Stroni. (Lexo këtu).
Pak ditë më vonë, disa të afërm të dehur qëlluan me tullë në kokë mjekun e Urgjencës në Spitalin e Durrësit.
Për dhunën në spitale, ka reaguar edhe ministria e Shëndetësisë. Ministrja Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë një urdhër të ri, ku ndalohen vizitat e familjarëve në pavione. (Lexo këtu).
Po ashtu edhe QSUT ka dënuar dhunën në spitale, ndërsa shprehet se ky nuk është një rast i izoluar por i përsëritur. Drejtoria e QSUT kërkon zbulimin e autorëve dhe dënimin e tyre. (Lexo këtu)
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI– Një shqiptare e cila udhëtonte me 700 gramë kokainë është arrestuar në Itali. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Ragusa, Siçili. Mediet lokale...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Beris...
KORÇË-Disa dhjetra fermer kanë bllokuar rrugën nacionale sot rrugën Korçë-Kapshticë, në shenjë protestë kundër qeverisë.Fermerë prodhues dhe ...
SARANDË– Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin I.R, 55 vjeç, i cili k...
Dhjetëra pedagogë e mësues që shërbejnë në institucionet arsimore të Forcave të Armatosura, festuan 7 Marsin bashkë me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka ...
TIRANË- Pas dhunës së ushtruar ndaj mjekes specializante në Urgjencën Kirurgjikale të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës, (Lexo këtu) ka reaguar edh...
TIRANË– Blogerja angleze ka publikuar një tjetër foto të kryeqytetit shqiptar në Instagramin e saj. Alice Ophelia Taylor vazhdon të publikojë foto të...
DURRËS/ELBASAN- Dy ngjajre të rënda janë shënuar sot në Durrës dhe në Elbasan, pasi janë gjetur dy trupa të pajetë. Në mesditë dallgët nxorrën në breg një ...
GJIROKASTER– Është gjetur një sasi prej 14 kg drogë në Gjirokastër. Burime për Dosja.al shprehen se bëhet fjalë për 14 kg kanabis të cilat u gjetën në një ...
Gjilan, Kosovë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Gjilanit në Kosovë, ku një kamion ka marrë para më shumë se 10 makina.Nga aksident...