LIVE UPDATES
Aktualitet

E FORTË! Meta: Jam ankuar zyrtarisht për sjelljen e Yuri Kim në Shtëpinë e Bardhë

8 Shkurt 2022, 09:33 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije për herë të parë se është ankuar zyrtarisht për sjelljen e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, duke e cilësuar si jokorrekte. Në vazhdën e 72 përgjigjieve të Presidencës, Meta ka bërë me dije se për sjelljet dhe ndërhyrjet e ambasadores Kim, edhe pse nuk e ka përmendur me emër, është ankuar në instancat përkatesë të vendit, pra në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse nuk e përmend me emër, Kim është e vetmja përfaqësuese e huaj me të cilën kreu i shtetit ka pasur përplasje së fundmi.

PËRGJIGJIA E METËS:

Gjithashtu, a mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?

Përgjigje: Në vijimësi dhe në mënyrë të veçantë gjatë periudhës zgjedhore, Presidenti i Republikës ka patur dhe ka një komunikim të shkëlqyer me misionet diplomatike dhe institucionet ndërkombëtare. Ky komunikim është i evidentuar edhe në provat që kemi dorëzuar dhe kanë qenë me shkrim, nëpërmjet dokumenteve të shumtë zyrtare dorëzuar atyre, si dhe takimeve po zyrtare. Komunikimi është ndërtuar gjithmonë bazuar në respektim të plotë të Kushtetutës, të ligjeve në fuqi, të sovranitetit dhe reciprocitetit. Presidenti i Republikës ka refuzuar prerë çdo lloj ndërhyrjeje apo qëndrimi publik nga diplomatë të veçantë, të cilët në mënyrë direkte apo të nënkuptuar, kanë mbështetur shkeljet dhe shkelësit e Kushtetutës, shkeljet e njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, shkeljet e ligjit, marrjen nën mbrojtje të personave nën hetim, dhe cenuesit e integritetit të institucioneve të pavarura (rasti “Dvorani”, por jo vetëm). Presidenti ka refuzuar prerë çdo ndërhyrje nga aktorë të veçantë të trupës diplomatike, që kanë vepruar në shkelje të hapur të statusit të tyre diplomatik dhe Konventës së Vjenës, duke guxuar t`i diktojnë Presidentit të Republikës se si ai duhet të nxjerrë aktet e tij kushtetuese, edhe duke shkelur Kushtetutën dhe degraduar procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, për të pranuar në heshtje rrëmbimin flagrant të kompetencave të Kreut të Shtetit, me pasojë kapjen e Gjykatës Kushtetuese, dhe jo vetëm. Presidenti i Republikës është përballur edhe më parë me ndërhyrjet ilegjitime të disa diplomatëve të caktuar, edhe në procesin e ndërtimit të institucioneve të drejtësisë, bllokimin e pajustifikueshëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, emërimin antikushtetues me 69 vota të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, apo për veprimet manipuluese dhe jo transparente të ish kreut të KED-së lidhur me emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Por si ka nisur përplasja mes ambasadores Yuri Kim dhe presidentit Meta?

Krisja mes tyre nisi pas disa takimeve të shmangura mes ambasadores amerikane dhe kreut të shtetit, por u intensifikua gjatë fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Meta paralajmëroi që askush të mos e prekte votën, ndërsa Yuri Kim iu përgjigj duke i konsideruar të papranueshme retorikën e tij për “sfuqe” dhe prerje duarsh për ‘hajdutët e votave’.

“Është e papranueshme për këdo që kërcënon se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal!”

Kaq ka mjaftuar që Meta të lëshojë një sërë akuzash ndaj ambasadores LIVE.

“Ilir Meta e di që nuk është i pavdekshëm, nuk jam nga ata që mendojnë se jam i pavdekshëm, se kur ka vdekur dhe Skënderbeu, jo më Ilir Meta. I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë. Takimin e parë ia kam thënë zonjës, moj zonjë, je këtu për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo mes Serbisë dhe Amerikës”

LAJMI KRYESOR: ‘Na falni për vonesën’/ Meta nga Presidenca, lexon 72 përgjigjet ndaj GJK

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta pergjigjet e ilir metes yuri kim ilir meta pergjigjet e ilir metes yuri kim


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet