LIVE UPDATES
Ekonomi

“E ardhmja e ujit nuk është e sigurtë!”/ Nis dialogu kombëtar për resurset në Gjermani

8 Gusht 2019, 14:32 Nga DOSJA
“E ardhmja e ujit nuk është e sigurtë!”/ Nis dialogu

Ky paralajmërim erdhi përmes celularit. Rezervat e ujit të pijshëm janë “shqetësuese”, njoftoi në fund të qershorit aplikacioni paralajmërues NINA i Entit Federal për Mbrojtjen e Popullsisë dhe Ndihmat për Katastrofat (BBK). Paralajmërimi i referohej rastit në Herford, një rajon në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë.

Por edhe pak kilometra më tutje u shfaq një situatë e ngjashme. Disa banorë të qytezës Lohne në Saksoninë e Ulët kishin mbetur pa ujë. Nga rubineti kryesisht mbrëmjeve nuk dilte asnjë pikë ujë. Të dy këto shembuj tregojnë atë se me çfarë nuk janë mësuar ndonjëherë gjermanët: Uji është një burim, që dikur shteron.

Në Gjermaninë e pasur me ujë në fakt kjo është e papërfytyrueshme. Në vitin 2013, sipas Entit Federal për Mjedisin (UBA) janë konsumuar 25 miliardë metra kub ujë. Në këtë mënyrë Gjermania ka përdorur vetëm 13 përqind të rezervave të saj me ujin e pijshëm. Por qysh atëherë vera me nxehtësi rekord më 2018, dimri me pak reshje dhe ditët e nxehta e me thatësirë të kësaj vere kanë ndikuar në burimin e ujit, që janë ujërat nëntokësore.

Një burim i shumëkërkuar

Lutz Neubauer nga Shoqata për Mbrojtjen e Natyrës (NABU) në Saksoninë e Ulët mendon, se vetëm në landin e tij “niveli i ujërave nëntokësore ulet me 1,5 deri në 2 në vit.” Kjo do të thotë që mbetet më pak ujë në dispozicion, ndërkohë që njëkohësisht fazat e të nxehtit me thatësira bëjnë që këto rezerva të mos rigjenerohen.

Të nxehtit bën gjithashtu edhe që të rritet kërkesa për ujin. Bari në kopsht thahet, gjithkush dëshiron të freskohet në pishinë. Të gjitha këto ndikojnë në shfrytëzimin e rezervave të ujit. Në verilindje të landit të Renanisë Veriore – Vestfalisë këtë verë janë vendosur gjoba, nëse ndonjë qytetar është kapur duke mbushur pishinat ose duke larë makinat me ujë të pijshëm.

Konkurrencë nga një drejtim i pazakontë

Sidoqoftë vitet e fundit është shtuar edhe një grup tjetër, që ka shfrytëzuar gjithnjë e më me intensitet ujërat e nëntokës: bujqit. “Po krijohet një situatë konkurrence për ujin. Ne duhet që të mendojmë pa qenë vonë për shpërndarjen me efikasitet të burimeve të ujit”, thotë Jörg Rechenberg, ekspert i ujit në UBA. Deri më sot bujqit nuk kanë pasur nevojë të përdorin ujërat e nëntokës. Reshjet kanë mjaftuar për ujitjen e fushave. Por kjo ka ndryshuar. Vala e të nxehtit i ka tharë fushat e tyre. Pasoja është, që bujqit e kërkojnë tani ujin nga burime të tjera. “Numri i kërkesave që paraqesin bujqit për përdorimin e ujërave nëntokësore është rritur ndjeshëm”, thotë Neubauer nga NABU për rajonin e tij në Saksoninë e Ulët.

Symbolbild: Wasserknappheit in Deutschland (picture-alliance/dpa/S. Hoppe)
Janë njerëzit si Tobias Gerdesmeyer, të parët ata që i vërejnë pasojat e këtyre zhvillimeve. Ai është kryetar bashkie në Lohne, ku në qershor mungoi uji. Por për këtë shkak nuk ishin ujërat nëntokësore, por tubacionet e vjetra, që nuk mund të përcillnin më ujin në sasinë e duhur. Një linjë me tubacione të reja nga shtatori do ta përmirësojë gjendjen. Kësisoj qytetarët sërish do të furnizohen rregullisht me ujë.

Megjithatë problem është edhe rritja si asnjëherë më parë e konsumimit të ujit. Edhe në këtë drejtim duhet të merren masa urgjente. Sidoqoftë në Gjermani nuk ka mungesë uji, për këtë ekspertët janë të sigurtë. “Nuk ka arsye për panik apo për masa radikale”, thotë Rechenberg nga UBA. “Por tani ka ardhur koha, që ne të fillojmë të vemë në jetë konceptet, në mënyrë që të ruajmë rezervat e ujit e kur të hapim rubinetin të mos na mungojë asnjëherë uji i pijshëm.”

Prej disa muajsh në periudha të caktuara kohore zhvillohet tani i ashtuquajturi “Dialogu kombëtar për ujin” nën drejtimin e Ministrisë Federale të Mjedisit. Në këtë forum marrin pjesë përfaqësues të shoqatave të fermerëve dhe të industrisë. Deri në vjeshtë 2020 duhet të zhvillohet koncepti se çfarë është urgjentisht e nevojshme për një strategji afatgjatë për ujin, e cila të mbajë emrin “E ardhmja e ujit”.

Marrë nga DW

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale bbk burimet njerezore ujesjellesi bbk burimet njerezore ujesjellesi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet