LIVE UPDATES
Bota

E ardhmja e procesit izraelito-palestinez në pikëpyetje, pas vendimit për aneksimin e Bregut Perëndimor

16 Qershor 2020, 21:15 Nga DOSJA
E ardhmja e procesit izraelito-palestinez në pikëpyetje, pas vendimit

E ardhmja e procesit izraelito-palestinez të paqes është në pikëpyetje ndërsa Izraeli përgatitet të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor në javët e ardhshme. Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas thotë se i ka dhënë fund të gjithë bashkëpunimit të sigurisë me Izraelin. Ushtria izraelite ka shtuar gadishmërinë e saj përpara 1 korrikut, data kur Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se do të bëhet aneksimi.

Nga qyteti i Ramallahut në Bregun Perëndimor, Presidenti Palestinez Mahmoud Abbas bëri një njoftim dramatik kohët e fundit në përgjigje të planeve të Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor.

“Organizata për Lirinë e Palestinës dhe Shteti i Palestinës janë të liruar, që nga sot, nga çdo detyrim i të gjitha marrëveshjet dhe mirëkuptimet me qeverinë amerikane dhe izraelite dhe nga të gjitha detyrimet e bazuara në këto mirëkuptime dhe marrëveshje, përfshirë sigurinë”.

Palestinezët tashmë kanë hedhur poshtë Planin e Paqes të Presidentit amerikan Trump, të parashtruar në janar. Tani, ata e shohin këtë aneksim të njëanshëm si sfidën më serioze të procesit të paqes.

“Aneksimi në 2020-ën do të thotë të pranosh fenomenin politik se “forca bën ligjin”, se në se kam forcën ushtarake mund të detyrojë gjithçka dua në terren. Gjithashtu është një tregues i qartë nga ana e Izraelit se i ka dhënë fund përpjekjeve për të negociuar për një marrëveshje dypalëshe me palestinezët. Kjo do të thotë praktikisht mbyllja.e dyerve ose përpjekje për të mbyllur dyert për një zgjidhje me dy shtete”, thotë analisti Sam Bahour.

Bashkimi Evropian dhe organe të tjera ndërkombëtare e kanë bërë të qartë se Izraeli gjithashtu do të paguajë një çmim të lartë diplomatik, si për çdo aneksim.

“Kjo bie ndesh me ligjin ndërkombëtar, shkel marrëveshjet ekzistuese dhe nuk përputhet me rezolutat ndërkombëtare të Këshillit të Sigurimit dhe konkluzionet e Komisionit të Bashkimit Evropian. Për ne, është me shumë rëndësi të respektohet e drejta ndërkombëtare”, tha Sven Kuhn von Burgsdorff, përfaqësues i BE-së në Bregun Perendimor dhe Rripin e Gazës.

Zona e Luginës së Jordanit, të cilën Izraeli planifikon ta aneksojë është tashmë nën kontrollin e sigurisë së Izraelit. Por vetë aneksimi dërgon një mesazh të rëndësishëm politik, sipas disa analistëve izraelitë.

“Është një veprim politik. Ka të bëjë me sovranitetin, por ne e kontrollojmë Luginën e Jordanit gjithsesi. Është gjithashtu e dobishme nga dy aspekte që kanë të bëjnë me sigurinë. Para së gjithash jemi duke u thënë jordanezëve, të gjithë të tjerëve dhe palestinezëve se ne jemi këtu për të qëndruar, se ky është territor sovran izraelit, jo vetëm i pushtuar përkohësisht. Është mesazh për të gjithë ata që kanë një ide për ta larguar Izraelin prej andej se kjo nuk do të ndodhë dhe njerëzit duhet të përshtaten ndaj situatës së re”, tha Yossi Kupperwasser me Qendrën për Marrëdhëniet Publike në Jeruzalem.

Megjithatë, aneksimi mund të shkaktojë një valë sulmesh palestineze ndaj Izraelit, thonë disa analistë – të ngjashme me Intifadën e Parë dhe të Dytë, që la qindra izraelitë dhe palestinezë të vdekur.

“Nuk mund të them me siguri se do të përballemi me Intifadën e Tretë, por jam i sigurt se do të përballemi me një përgjigje nga pala palestineze. Nuk jam i sigurt për Autoritetin Palestinez, por nga rrugët palestineze do të jetë diçka që do të na kujtojë se cili është kuptimi i intifadës. Kjo do të jetë gjithashtu një platformë e mirë për lëvizjen e Hamasit për përshkallëzim, sepse ata do t’i thonë të gjithëve se kishin të drejtë kur nuk hoqën dorë nga rezistenca apo terrori kundër Izraelit”, thotë Shaul Arieli, kolonel në pension me forcat izraelite të mbrojtjes.

Me zgjedhjet amerikane vetëm disa muaj larg, Izraeli po i përmbahet itinerarit të tij të aneksimit. Analistët këtu spekulojnë se nëse Presidenti Trump nuk rizgjidhet në nëntor, Joe Biden nuk do të mbështeste planet izraelite të aneksimit.

Marrë nga : VOA

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota izrael mahmoud abbas izrael mahmoud abbas

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet