LIVE UPDATES
Aktualitet

Dyshimet për përfshirje në korrupsion! KPK u nda në vendimin për shkarkimin e gjyqtares Luveda Dardha

9 Gusht 2021, 19:38 Nga DOSJA
Dyshimet për përfshirje në korrupsion! KPK u nda në vendimin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli me 11 qershor vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Luveda Dardha. Procesi i vetingut për gjyqtaren Dardha u krye nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen – të tre në praninë e vëzhguesit ndërkombëtar, Branko Hrvatin

Vendimi për Dardhën është marrë me shumicë votash. Kryesuesja Sanxhanktari dhe anëtarja Xhensila Pine kanë vendosur për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, duke argumentuar se gjyqtarja ka pasaktësi në deklaratën e pasurisë veting lidhur me burimin e krijimit të pasurive dhe mungesë të burimeve financiare të ligjshme për t’i justifikuar ato.

Gjithashtu, dy komisioneret kanë arritur në përfundimin se të dhënat e DSIK-së për përfshirjen e gjyqtares në korrupsion cënojnë besimin e publikut tek drejtësia.

Ndërkohë, relatori Olsi Komici në mendim pakice është shprehur në favor të konfirmimit të Dardhës në detyrë. Ai thekson se vendimi i shumicës së trupës gjykuese nuk është i drejtë, pasi sipas tij subjekti i rvilerësimit ka bërë deklarim të mjaftueshëm dhe të saktë të pasurisë. Ai gjithashtu nuk e ka pranuar arsyetimin e shumicë se vlerësimi i DSIK-së se gjyqtarja ishte e papërshtatëshme për të vazhduar detyrën, ishte i mbështetur në fakte dhe prova të pakontestueshme.

Luveda Dardha përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe u caktua për një periudhë stazhi në Gjykatën e Tiranës. Prej vitit 2014, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Dardha është subjekt rivlerësimi ex-officio si pasojë e funksionit të saj si gjyqtare. Rivlerësimi për gjyqtaren Dardha është bërë për të tre kriteret e vetingut, përshirë pasurinë, profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës.

Me hedhjen e shortit KPK ka administruar raportet e vlerësimit të hartuara nga institucionet ndihmëse, përfshirë Inspektoratin e Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI); Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Sipas ILDKPKI deklarim i subjekit nuk ka qenë i saktë dhe në përputhje me ligjin dhe ajo ka dokumentacion jo të plotë ligjor për të justifikuar burimin financiar të huadhënies nga babai.

Në mënyrë të pavarur nga konkluzionet e ILDKPKI-së, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndërmarrë një hetim administrativ të thelluar për të verifikuar vërtetësinë e deklarimeve të gjyqtares mbi gjëndjen e saj pasurore, burimet e krijimit të të ardhurave, si edhe evdientimen e fshehjes së mundëshme të pasurisë dhe të deklarimeve të rreme, apo të ndonjë situate konflikti interesi.

Komisioni ka hetuar për një aparament 80 m2 në Tiranë, me sipërfaqe të përbashkët 9.7 m2, një automjet ‘Daimler Chrysler’, si dhe një tokë are me sipërfaqje 10 mijë m2 në Shkodër.

Vendimi i pakicës

Për sa i përket apartamentit të blerë në Tiranë në vitin 2016, subjekti i rivlerësimit ka dekluar se aseti ka vlerë 80 mijë euro. Në deklaratën veting gjyqtarja ka deklaruar si burim krijimi për këtë aset një kredi 7 milionë lekë nga Banka Credins – e konvertuar në 50 mijë euro, të ardhura personale 2 mijë euro dhe 28 mijë euro hua nga prindërit.

Lidhur me huanë e dhënë nga prindërit e subjektit, Komsioni konstaton se kontrata e huasë ka një shumë të deklaruar prej 36 mijë euro dhe burim të ardhurat nga aktiviteti tregtar i prindërve të subjetkit në tregun industrial të Fierit nga viti 1993 deri në vitin 2001, të ardhurat nga emigracioni në Greqi, si dhe të ardhurat nga shitja e dy apartamenteve. Sipas kontratës së huasë që është përpiluar në vitin 2017, një pjesë e shumës me vlerë 8 mijë është shlyer më herët nga huamarrësit, subjekti i rivlerësimit dhe bashkëshorti.

Për sa u përket të ardhurave të përfituara nga aktiviteti tregtar privat i prindërve dhe detyrimeve tatimore të paguara, subjekti ka sqaruar se prindërit për periudhën kohore 1993-2001, nuk kanë qenë subjekte të regjistruara në organet tatimore, si dhe nuk kanë pasur detyrimin për t’u regjistruar, por paguanin vetëm një tarifë ditore kundrejt Bashkisë Fier për zënien e vendit për ushtrimin e aktivitetit. Gjyqtarja gjithashtu ka sqaruar se babai i saj ka punuar në shtetin grek në vitin 1994 dhe 1995 gjatë sezonit veror, por nuk disponon dokumentacion provues pasi nuk ka qenë i siguruar. Nga analiza financiare e KPK-së ka rezulatuar se babai i subjektit të rivlerësimit ka pasur mundësi financiare për dhënien huasë 36,000 euro.

Megjithatë, KPK i kaluar Dardhës barrën e provës për të paraqitur shpjegime apo prova të tjera dhe për të provuar të kundërtën e rezultateve të hetimit të Komisionit, lidhur me pasaktësinë në deklarim në lidhje me burimin e parave për blerjen e apartamentit, pasi huaja në deklaratën veting është deklaruar 28 mijë euro dhe rezulton të jetë 36 mijë euro në kontratë. Gjithashtu, Komisioni pretendon se depozita e tërhequr në vitin 2004 nga prindërit, nuk duket sikur është përdorur si burimi i parave për huanë e dhënë. Në përgjigje të barrës së provës, subjekti i rivlerësimit ka shpjeguar se në deklaratën veting huaja është shënuar 28 mijë euro, pasi ka qenë detyrim i mbetur ndaj huadhënësit në kohën e paraqitjes së deklaratës veting. Subjekti i rivlerësimi gjithashtu ka deklaruar se burim për huanë ka shërbyer edhe shitja nga prindërit i një apartament në Tiranë dhe një apartamenti në qytetin e Fierit, nga të cilët janë përfituar 2.5 milionë lekë.

Pasi ka analizuar provat dhe faktet dhe ka marrë në konsideratë deklarimet e subjektit të rivlerësimit, shumica e trupës ka arritur në përfundimin se gjyqtarja ka bërë deklarim të pasaktë dhë pamjaftueshëm në deklaratën veting në lidhje me huanë e marrë nga prindërit. Sipas KPK-së të ardhurat e përfturara nga prindërit nga shitja e apartamentve nuk mund të përfshihen në analizën financiare lidhur me mundësinë e tyre për krijimin e vlerës 36 mijë euro, dhënë hua subjektit të rivlerësimit. Shumica e trupit gjykues arrin në konkluzionin se subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur me të nuk kanë pasur të ardhura të ligjshme për pagesën e këstit të fundit të apartamentit, në shumën 2 mijë euro. Në përfundim, KPK arrin në përfundimi se gjyqtarja ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar apartamentin e banimit në Tiranë.

Gjithashtu, shumica shprehet në vendim se gjyqtajra nuk ka deklaruar në deklaratën veting burimin fillestar financiar që ka shërbyer për blerjen e makinës ‘Daimler Chrysler’, si dhe ajo ka pasur mungesë koherence në deklarimet e saj për këtë aset dhe është përpjekuar për të deformuar të vërtetën. Edhe për pasurinë tokë me sipërfaqe 10 mijë m2 në Shkodër, shumica e trupës arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit dhe bashkëshorti kanë bërë deklarim të pasaktë.

Në përfundim, shumica e trupit gjykues – e përbërë nga komisoneret Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine, vlerëson se gjyqtarja Luveda Dardha nuk ka arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.

Sipas raportit të përpiluar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës, gjyqtarja Luveda Dardha është përfshirë në korrupsion pasiv, për atë ngrihen dyshime se ka ushtruar ndikim të paligjshëm në disa procese penale, si dhe ka informacione për veprime të kundraligjshme. Grupi i punës në DSIK e ka vlerësuar subjektin e rivlerësimit si të papërshtshme për të vazhduar punën si gjyqtare.

Komisioni, pasi ka hetuar të dhënat e deklasifikuara dhe sekrete mbi të cilat është mbështetuar përcaktimi i Grupit të Punës dhe ka marrë parasysh shpjegimet e subjejktit të rivlerësimit, ka arritur në përfundimin se informacionet që disponoheshin për gjyqtaren ishin të bazuara në fakte dhe rrethana konkrete.

Shumica e trupit gjykues shprehet se mospërmbushja e rregullt e detyrës nga gjyqtarja cënon pastërtinë e figurës së subjektit dhe shkallën e besueshmërisë së saj. Ndërkohë, për sa i përket vlerësimit të aftësive profesionale, trupi gjykues vlerëson se gjyqtarja Luveda Dardha arrin nivel kualifikues. Në konkluzionet përfundimtare për të tre kriteret e vetingut, dy anëtaret e trupit gjykues në shumicë arsyetojnë se subjekti i rivlerësimi duhet shkarkuar nga detyra për kriterin pasurisë dhe për arsye se ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Mendimi i pakicës

Nëpërmjet mendimit në pakicë, relatori i çështjes Olsi Komici është shprehur kundër vendimit të kolegeve të tij për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Për sa i përket burimeve të krijimit të apartamentit më sipërfaqe 80 m2 në Tiranë, Komici shprehet se edhe pse kemi të bëjmë më një rast të deklarimit të pasaktë të huasë së marrë nga prindërit, deklarimi nuk ka qenë i pamjaftueshëm.

Sipas Komicit të dhënat dhë provat e vendosura në dispozicion nga subjekti i rivlerësimit në lidhje me aktivitetin tragtar të prindërve janë bindëse. Ai gjithashtu thekson se të ardhurat e dekluara nga shitja e apartamenteve në Tiranë dhe Fier, për të cilët janë paguar taksat dhe detyrimet, përbëjnë burime të ligjshme financiare.

Komici thekson se nga analiza financiare ka rezultuar se gjyqtarja ka një mungesë burimesh me vlerë 1 milionë lekë në vitet 2012-2016, por ai në bazë të parimit të proporcionaliteti e vlerëson si vlerë minimale, duke mos prodhuar pasoja që mund të çojnë në konkluzionin se ndodhemi përpara një deklarimi të pamjaftueshëm.

Ndërkohë, në lidhje me konstatimet e grupit të punës së DSIK-së për papërshtatshmëri të subjektit të rivlerësimit për vazhdimin e detyrës për shkak të përfshirjes në veprimtari korruptive, Komici shprehet se bazuar në informacionet e institucioneve ligjzbatuese nuk rezultuan se ka prova të drejtpërdrejta, të pakontestueshme dhe shteruese që e implikojnë subjektin e rivlerësimit apo personin e lidhur me të në veprimtari korruptive.

Komici arrin në përfundimin se bazuar në provat e paraqitura, trupi gjykues nuk duhet të kishte disponuar me shkarkimin e subjektit nga detyra.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i pavarur i kualifikimit luveda dardha luveda dardha ne vetting komisioni i pavarur i kualifikimit luveda dardha luveda dardha ne vetting

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet