LIVE UPDATES
Bota

Dy gjykata shprehen kundër kërkesave të Trump, tërhiqet padia për Arizonën

15 Nëntor 2020, 07:30 Nga DOSJA
Dy gjykata shprehen kundër kërkesave të Trump, tërhiqet

Përpjekjet ligjore të Presidentit Donald Trump për të zhbërë fitoren e projektuar të demokratit Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, u zbehën të premten ndërsa gjykatat refuzuan akuzat për parregullsi në votim dhe për mashtrim. Një gjykatës në Miçigan refuzoi një kërkesë të mbështetësve të Partisë Republikane për të parandaluar çertifikimin e rezultatit zgjedhor në zonën përgjithësisht demokrate të Detroidit, duke ulur kështu edhe shanset për një padi tjetër të ngjashme të paraqitur nga ekipi elektoral i Presidentit Trump.

Në Pensilvani, një tjetër gjykatës refuzoi disa padi të ekipit elektoral të Presidentit Trump për vlefshmërinë e disa mijëra votave të ardhura me postë. Ndërkohë në Arizona, ekipi elektoral i Presidentit Trump tërhoqi padinë për rezultatin zgjedhor duke pranuar kështu se avantazhi i zotit Biden ishte shumë i madh për t’u tejkaluar. Këto tre shtete janë ndër gjashtë shtetet ku Presidenti Trump dhe mbështetësit e tij kanë paraqitur padi gjyqësore për rezultatet ndërsa projeksionet tregonin se zoti Biden kishte fituar bindshëm zgjedhjet, duke siguruar mjaftueshëm mbi 270 votat e Kolegjit Elektoral që nevojiten për të pretenduar fitoren.

Sfidat ligjore

Presidenti Trump, i cili ende nuk e ka pranuar fitoren e zotit Biden, është angazhuar në një betejë padish të dyshimta ligjore dhe pretendime të pabazuara në mediat sociale, në një përpjekje të sforcuar për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Të marra së bashku, zhvillimet e fundit nuk shkojnë në favor të shanseve të Presidentit Trump për të fituar zgjedhjet nëpërmjet pretendimeve të pabazuara për manipulime në masë, thonë ekspertët.

“Mendoj se këto padi mund të kuptohen më mirë si mënyrat me të cilat presidenti po komunikon me bazën e tij, se ai kundërshton rezultatin e zgjedhjeve dhe se vazhdon përpjekjen për të luftuar për përmbysjen e rezultateve”, thotë Louis Caldera, profesor i asociuar i jurisprudencës në Kolegjin Juridik të Uashingtonit në Universitetin Amerikan. Ai shtoi se kjo nuk ishte “një përpjekje serioze për të ndryshuar në të vërtetë rezultatin e votimit në një numër të mjaftueshëm shtetesh që të ishin në gjendje të grumbullonin votat e Kolegjit Zgjedhor që do të ishte e nevojshme që ai të fitonte zgjedhjet”.

Procesi gjyqësor i Miçiganit, i paraqitur të dielën nga një grup konservator, kërkoi që të skualifikoheshin qindra mijëra fletëvotime në Qarkun Wayne për shkak të mashtrimit të pretenduar dhe parregullsive të votimit. Sipas rezultateve jozyrtare, gati 73% e 565’484 votave në Qarkun Wayne shkuan për zotin Biden. Paditësit i kërkuan gjykatësit të urdhërojë një kontroll të pavarur dhe një palë zgjedhje krejtësisht të reja.

Por Kryetari i Gjykatës i distriktit të 3-të në Qarkun Wayne, Timothy Kenny, vendosi se pretendimet për “veprimtari të mbrapshta manipulimi që ndodhin haptazi…si dhe nën petkun e errësirës” u kundërshtuan nga vëzhgues të tjerë dhe zyrtarët e tjerë zgjedhorë, ndër ta edhe një ish-zyrtar “shumë i respektuar” i zgjedhjeve. Ndalimi i procesit të çertifikimit tani do të përbënte “një ushtrim të paparë të aktivizmit gjyqësor”, shkruajti zoti Kenny në vendimin e tij, ndërsa kryerja e një kontrolli të pavarur do të vononte përpilimin e votave dhe “minonte besimin në sistemin zgjedhor”.

Vota elektorale

Ndërsa sfidat ligjore të Presidentit Trump janë duke u lëkundur, një numër aktivistësh konsevatorë të afërt me presidentin kanë hedhur idenë se legjislaturat shtetërore të kontrolluara nga republikanët mund të refuzojnë votën popullore dhe të japin votën e Kolegjit Elektoral për Presidentin Trump. Ideja u theksua edhe më shumë javën e kaluar pasi gazetari i rrjetit “Fox News” Mark Levin u bëri thirrje ligjvënësve republikanë që, “bëhuni gati dhe bëjeni detyrën tuaj kushtetuese”, ndërsa u kujtoi atyre se Artikulli II i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara u jep atyre “fjalën e fundit” për zgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit Elektoral.

Kur amerikanët hedhin votën e tyre në zgjedhjet e përgjithshme, ata nuk po votojnë për vetë kandidatët, por më tepër për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor. Neni II i Kushtetutës u jep legjislaturave të shteteve fuqinë për të përcaktuar “mënyrën” e emërimit të anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, organi që zgjedh presidentin.

Pra, janë 538 anëtarë të Kolegjit Zgjedhor që zgjedhin presidentin, që korrespondon me numrin e anëtarëve të Kongresit. Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor mblidhen me 14 dhjetor për të votuar për fituesin e votës popullore në shtetin e tyre. Duke supozuar se ata respektojnë vullnetin e votuesve në shtetet e tyre përkatëse, zoti Biden ka siguruar 290 vota elektorale, 20 më shumë se minimumi i kërkuar për të fituar presidencën, sipas shifrave të Zërit të Amerikës. Presidenti Trump ka fituar 232.

I pyetur në kanalin televiziv “Fox News” më 6 nëntor lidhur me perspektivën e ligjvënësve republikanë në Pensilvani për të zgjedhur anëtarë të Kolegjit Elektoral që mbështesin zotin Trump, Senatori republikan Lindsey Graham i Karolinës së Jugut, një aleat i ngushtë i Presidentit Trump dhe kryetar i Komisionit Juridik të Senatit, tha “mendoj se gjithçka duhet të jetë në tryezë.”

Ndërsa nuk e përjashtojnë si mundësi, ekspertët ligjorë thonë se gjasat që legjislaturat shtetërore të kërkojnë të ndryshojnë rezultatin e zgjedhjeve mbeten të vogla. Kjo për faktin se Kushtetuta nuk përcakton që anëtarët e Kolegjit Elektoral duhet të zgjidhen në bazë të votës popullore. Prej mbi një shekulli, të 50 shtetet amerikane kanë zgjedhur anëtarët e Kolegjit Elektoral përmes zgjedhjeve popullore.

Veprimi legjislativ

Për t’i dhënë votat elektorale zotit Trump, legjislaturat në shtetet fushëbetejë, me mbështetjen e guvernatorëve, duhet të ndryshojnë ligjet për emërimin e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor. “Thjeshtë të thuash se do të emërojmë republikanë si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, pa ndryshuar ligjin e atij shteti, do të nënkuptonte veprime në shkelje të ligjit të atij shteti”, thotë profesori i ligjeve Louis Caldera. “Nga ana tjetër, demokratët do të thonin se veprimi i ndërmarrë nga legjislatura shkel ligjin e shtetit, dhe ata do të kërkonin që gjykata të shqyrtojë këto veprime.”

Nga gjashtë shtetet ku republikanët kanë sfiduar votimet, tre prej tyre, Miçigani, Pensilvania dhe Uiskonsin, kanë legjislatura të kontrolluara nga republikanët dhe guvernatorë demokratë. Ekspertë të tjerë ligjorë thonë se çdo ndryshim në metodën e emërimit do të duhej bërë përpara dhe jo pas zgjedhjeve. “Legjislatura ka gjithmonë të drejtën për të bërë ndryshime për herën tjetër, por nuk mundet, të paktën pa shkelur klauzolën e procesit të rregullt të Kushtetutës – të zhbëjë emërimin e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor që është bërë tashmë,” shkruan në një hulumtim mbi ligjet Edward Foley, ekspert për ligjin zgjedhor dhe profesor i drejtësisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll
Bota 15 Nëntor 2020, 06:18

Tubim mbështetjeje për Trumpin në Uashington

Mijëra mbështetës të presidentit amerikan, Donald Trump, po mblidhen në Uashington për të shprehur përkrahje ndaj pretendimeve t tij – deri më tash të pab...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet