LIVE UPDATES
Aktualitet

DW: Tiranë, ringritje apo ndarje e Partisë Demokratike?

11 Dhjetor 2021, 06:33 Nga DOSJA
DW: Tiranë, ringritje apo ndarje e Partisë Demokratike?

SHQIPËRI – Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në Shqipëri” dhe tjetri me mbështetës të liderit aktual, Basha. Si kurrë më parë në historinë 31-vjeꞔare të PD, pritet të mbahen dy Kuvende Kombëtare: njëri të shtunën, më 11 dhjetor, i drejtuar nga Berisha, tjetri më 18 dhjetor i drejtuar nga Basha, ku delegatë janë mbështetësit respektivë të secilit. Kuvendi Kombëtar i drejtuar nga Berisha vjen pas një maratone 3 mujore të lëvizjes së inicuar prej tij, të njohur si “Foltore”, një bashkëbisedim me demokratët e bazës. Sipas Berishës qëllimi i lëvizjes është “rithemelimi i PD, rikthimi i votës së lirë dhe me gjasa shkarkimi i kryetarit Basha. Por „Foltorja” dhe gjuha denigruese kundër Bashës nisi vetëm në shtator, menjëherë pas vendimit të tij që përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD si i shpallur “non grata.” Kuvendin tjetër kombëtar, Basha, i rizgjedhur para 6 muajsh me 81 përqind të votave të demokratëve, e prezanton si „kuvend të rikthimit të unitetit dhe shpresës tek PD.” Basha ka deklaruar se nuk e njeh Kuvendin Kombëtar të PD të drejtuar nga Berisha dhe e ka cilësuar atë „një foltore tjetër në Tiranë”.

Çfarë nxjerr në dritë kriza në PD?

Aleksandër Çipa , analist i pavarur, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, e sheh krizën aktuale në PD si „krizë të udhëheqësve politikë të tranzicionit post-komunist”.

„Kjo krizë po ekspozon rishtazi fuqimisht sëmundjet e këtyrë udhëheqësve: mungesën e ideve dhe të programeve të reja në skenën politike dhe të konkurimit politik. Janë të pareformueshëm, të pashqitshëm, as për arsye dialektike, nga drejtimi i partive. Janë të pandëshkueshëm dhe përdorues të financave të dyshimta edhe për veprimtari politike me kosto dhe në sy të publikut. Janë të devotshëm dhe egërshanë kur bëhet fjalë për të mos humbur monopolin drejtues ose zotërues në partitokracinë e vendit. Janë garantët e stanjacionit dhe status quo-së së varfërisë në Shqipëri,” – thotë për DW, Aleksandër Çipa.

Rrezik për autoritarizëm dhe disbalanca politike

Ai thekson se „kriza aktuale e PD-së shumëfishon risqet e autoritarizmit dhe të disbalancave politike në Shqipëri. Ky protagonizëm i vjetëruar në nivelet e larta politike shumëfishon mundësitë për korrupsion dhe ineficencë kontrolli në administrimin e shtetit dhe funksioneve të pluralizmit politik në Shqipëri” – thotë për DW, Aleksandër Çipa

A mund Berisha ta ringrejë PD?

Në situatën e krijuar në PD dy alternativa shfaqen si zhvillime të pritshme: Rikthimi i unitetit, ringritja e PD ose ndarja, copëtimi i saj në dy parti të ndryshme opozitare. Genc Pollo, ish-ministër dhe deputet i PD thotë për DW se shpresat për ringritjen e PD i mban tek Kuvendi i saj Kombëtar, të drejtuar nga Berisha.

“Ky kuvend është hapi i parë dhe i madh drejt një projekti të ri, drejt një PD që ngjall shpresë në shoqërinë shqiptare dhe meriton besimin e gjerë të elektoratit. Status quo-të e tetë viteve të fundit janë të papranueshme për PD-në dhe të dëmshme për demokracinë shqiptare. Tollovia në PD është pasojë e rikandidimit të drejtuesve të PD edhe pas tetë vitesh humbjesh radhazi të zgjedhjeve” – thotë për DW, Genc Pollo.

PD humbi edhe në zgjedhjet këtij vitit në Shqipëri

Sipas tij PD e rithemeluar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit “do të ketë si detyra prioritare krijimin e profilit të kësaj partie si një opozitë e besueshme dhe demokratike. Më tej duhet të ndodhë evoluimi i saj si bartëse e besimit të shumicës së elektoratit. PD e pas 11 dhjetorit do të ketë kohën e vet për t’u zhvilluar dhe përshtatur.”

Kurse analisti, Aleksandër Çipa, mendon se Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, sintezë e lëvizjes “Foltorja” nuk mund ta ringrejë PD. “Berisha po e trajton dhe përdor këtë lëvizje të re për t’u rikthyer në krye të PD për arsye parësore personale. Prandaj ndarja mes përfaqësuesve të shumtë të drejtuesve aktualë të kësaj partie është e thellë dhe sipas shenjave nuk ka lëvizje dhe investime për kompromis,” thotë ai për DW. Gjasat për rikthimin e Berishës në krye të PD, Çipa, i sheh si “një lëvizje retrograde që nuk e forcon forcën më të madhe opozitare në Shqipëri.”

“Rikthimi i tij e thellon krizën në PD në disa drejtime: krizën e lidershipit, krizën e partneritetit me SHBA, krizën e rikthimit të besimit për rotacion politik. Berisha është politikani më i moshuar dhe më i konsumuar i skenës politike në Shqipëri. Rikthimi i tij në krye të PD do të krijonte një vonesë reformuese të krejt opozitës në Shqipëri dhe ndarja e PD do të jetë e pandalshme,” thekson ai për DW.

Ndërkohë shpallja “Person non grata” nga qeveria amerikane e ish-kryeministrit Berisha dhe e familjes së tij ka të bëjë edhe me një proces juridik që pritet të realizohet nga institucionet e drejtësisë kombëtare, vëren Çipa.

A mundet që Basha ta ringrejë PD?

Kriza në PD e gjen kryetarin e saj Basha me një bilanc humbjesh që ai ia ka faturuar kryesisht partisë kundërshtare në pushtet, PS, që e ka stigmatizuar si “vjedhëse votash dhe autore të masakrës zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit.”

“Status quo të tipit “m’u deshën 8 vjet në opozitë për t’u emancipuar nga Berisha dhe më duhen edhe 8 të tjera, po në opozitë, që të emancipohem nga Rama janë të papranueshme për PD dhe të dëmshme për demokracinë shqiptare” thotë për DW Genc Pollo.

A mund ta ringrihet PD nën drejtimin e Bashës? Në kushtet e krizës aktuale që po kalon PD dhe zhvillimit të Kuvendit të saj Kombëtar më 18 dhjetor, kjo është një pyetje që e ngre gjithë pjesa progressive e shoqërisë në Shqipëri, që e kupton domosdoshmërinë e një opozite të fuqishme.

“Refuzimi i rikthimit të Berishës në krye të PD-së nuk është pranim i vijimit të drejtimit të saj nga Basha. Humbjet në disa procese zgjedhore janë argument i fuqishëm dhe provë e mjaftueshme për reagimin moral të dorëheqjes nga detyra e kryetarit,” thotë analisti Aleksandër Çipa.

Zgjidhja: Kapacitetet e reja të PD.

Berisha ftoi të premten, (10.12) në prag të Kuvendit Kombëtar, kryetarin Basha që të marrë pjesë në atë që ai e quan ”rithemelim të PD”. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi deklaroi të premten që “asnjë organ i PD nuk do të marrë pjesë në tubimin e 11 dhjetorit”. Në këto kushte zgjidhja e krizës duket se ndodhet përtej Berishës dhe Bashës.

“Në kushtet e reflektimit moral dhe politik, të pranimit të nevojës urgjente për një reformim energjizues dhe lidershipi të opozitës në Shqipëri, lipset konsensusi mes dy grupimeve kundërshtare dhe jo dy protagonistëve, Berishës dhe Bashës. PD ka kapacitete intelektuale, politike dhe ekspertizë politike që mund të arrijnë një zgjidhje,” thotë për DW Çipa.

Në horizont shfaqet ndarja më shumë se konsensusi mes dy grupimeve të PD nisur nga lufta e egër ndaj Bashës dhe grupimit të tij, në javët e fundit.

“Nëse më 11 dhjetor, mund të ketë akte force apo uzurpim të mjediseve të selisë së PD, kriza mund të hyjë në një fazë të re, më të rrezikshme dhe me më tepër pasoja shumëplanëshe,” parashikon analisti Aleksandër Çipa. (DW)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha partia demokratike sali berisha lulzim basha partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet