Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga 10800 shtetas të huaj të kthyer me detyrim nga Gjermania në vitin e kaluar, 1006 ishin shtetas nga Shqipëria, prej të cilëve 926 janë kthyer në Shqipëri. Kësisoj Shqipëria renditet e dyta pas Gjeorgjisë (928) në listën e vendeve pritëse të refugjatëve të kthyer me detyrim nga Gjermania. Kjo del në pah nga një përgjigje e qeverisë gjermane ndaj grupit parlamentar E Majta në Bundestag. Gati një e katërta (2626) e të gjitha dëbimeve të bëra vitin e kaluar kanë pasur si destinacion Ballkanin Perëndimor. Në Serbi janë dëbuar 719, në Maqedoninë e Veriut 404, në Kosovë 300, në Bosnje-Hercegovinë 169 e në Mal të Zi 109.
Një e pesta të mitur
Në përgjithësi duhet thënë se numri i të dëbuarve në total, në vitin 2020 ka qenë trefish më i ulët se në vitet e mëparshme. Përafërsisht një ndër gjashtë te dëbuarit vitin e kaluar ishte i mitur. Në kthimet e bëra në Shqipëri madje të miturit (234) përbënin një të katërtën, ndërsa Maqedoninë e Veriut, më shumë se një të tretën (145): Shifrat e të miturve të kthyer në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor: në Kosovë 62, Serbi 227, në Mali të Zi 44, dhe në Bosnje-Hercegovinë 45.
Mbi 1571 shqiptarë të kthyer në kufi
Në dokumentin e qeverisë gjermane jepen shifra edhe për kthimet e bëra qysh në kufi, numri i të cilëve në total ishte 19600. Shtetasit shqiptarë janë të dytët (1571), pas rumunëve (1573). Shkaku kryesor i refuzimit të shtetasve shqiptare në kufi ka qenë mungesa e vizës ose lejes së qëndrimit.
Kthime vullnetare
Por numri i shqiptareve të kthyer nga Gjermania është shumë më i lartë. 6380 shtetas shqiptarë janë larguar nga Gjermania vitin e kaluar, 2006 syresh me një fletëkalim të thjeshtë. (Vendet e tjera të BP Serbia: 1228, MV: 1007, Kosova: 654, BH: 508).
E majta kërkon rregullim të lejes së qëndrimit
Organizatat në mbrojtje të refugjatëve kritikojnë në përgjithësi kthimet e detyruara në zonat me përhapje të lartë të virusit Corona. E majta kishte organizuar vitin e kaluar një fushatë kundër dëbimeve në kohë korone. Kjo bëri që qeveria t’i ndalte fillimisht dëbimet, deri në mesin e vitit të kaluar. Ato rinisën sërish, me pjesëmarrje të shoqatave ajrore, Lufthansa, Air Berlin dhe Bulgarian Air. Ulla Jelpke, deputete e Majtë, në një deklaratë të në nxjerrë në media kritikon politikën e qeverisë dhe kërkon ndryshimin e ligjit për azilkërkuesit e refuzuar dhe të drejtë qëndrimi për personat me Duldung.
Në një artikull në revistën Migazin, eksperti i imigracionit Hendrik Lammers, nga IBIS Oldenburg, shkruan se gjysma e dëbimeve nëpër gjyqe vlerësohen si në kundravajtje me ligjet. Lammers kritikon sidomos politikën e dëbimit të të miturve, të cilët jo rrallë para se të dëbohen detyrohen të presin në burgjet e dëbimeve.
Marrë nga DW
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHIJAK– Ditën e djeshme, dy kushërinjtë Adrian Domi dhe Besnik Domi qëlluan me breshëri armësh drejt një makine të llojit “Mercedez benz”, brenda të cilit ndodh...
HIMARË– Një 55-vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët në fshatin Nivicë të Himarë ditën e sotme.Policia bën me dije se dyshimet e para janë se ...
TIRANË– Një shtetas sirian ka kërcënuar qytetarët me hanxhar mesditën e sotme në zonën e Astirit në Tiranë.Ai është shoqëruar menjëherë nga forcat e polici...
TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino ka bërë me dije se vaksina e Astra Zenecas do të injektohet edhe tek grupmosha e personave +6...
TIRANË– Anëtari më i ri i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Dhimitër Kraja ka analizuar shkaqet e rritjes së vdekshmërisë të të rinjve në vendin tonë. Në një...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë edhe njëherë me dije se deri më tani Shqipëria ka kontraktuar doza të mjaftueshme për 800 mijë...
TIRANË– Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka lajmëruar se edhe për 2 javë masat anti-COVID nuk do të ndryshojnë. Rakacolli ka njoftuar se pa...
TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino ka dhënë detaje lidhur me rastet e identifikuara pozitive nga mutacioni britanik i koronaviru...
TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka bërë përmbledhjen e të dhënave të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Në fjalën e ...
TIRANË– Tashmë është zyrtare! Mutacioni britanik i koronavirusit ka mbërritur edhe në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar gjatë një konferencë për shtyp të Ko...