LIVE UPDATES
Bota

DW: LVV fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë

14 Shkurt 2021, 19:46 Nga DOSJA
DW: LVV fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë

KOSOVË- Në Kosovë u zhvillua një proces zgjedhor i qetë, pa asnjë incident serioz, në një mot të ftohtë dhe me masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u mbajtën për 120 vende sa numëron parlamenti i Kosovës. 20 vende janë të rezervuara për partitë e pakicave 10 nga to për serbët e Kosovës. 888 qendrat e votimit ishin të hapura në të gjithë territorin e Kosovës që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes kur edhe u mbyllën. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte 46.90 % pak më e madhe sesa në zgjedhjet e vitit 2019. Kryetarja e KQZ Valdete Daka tha se i gjithë procesi ka kaluar jashtëzakonisht mirë, pavarësisht sfidave të shumta. Ajo uroi Kosovën dhe qytetarët e saj për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Pjesëmarrje më e lartë në votime u regjistrua në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ku thuhet se kanë votuar mbi 60% e votuesve të regjistruar.

Për shkak të pandemisë më shumë se 140 ekipe mobile të KQZ-së, kanë vizituar  shumë familje kosovare, duke iu ofruar mundësinë që të votojnë edhe personave të prekur me COVID-19, që janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Fitore e bindshme e LVV

Me të përfunduar orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit, shumë institute dhe organizata joqeveritare publikuan sondazhe, apo exit pooll-e, duke paraqitur përqindje të partive dhe ulseve të fituara  në kuvend. Këto informacione janë jo zyrtare, ndërsa nga të gjitha matjet e tyre e shpallin fituese Lëvizjen Vetëvendosja  të udhëhequr nga Albin Kurt. Dy partitë që tradicionalisht herë njëra dhe herë tjetra ishin në pushtet që nga përfundimi i luftës, Lidhja Demokratike e Kosovës LDK dhe Partia Demokratike e Kosovës, PDK thuhet se kanë shënuar rënje krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Sipas rezltateve të paraqitura nga organizata të ndryshme, PDK zë vendin e dytë ndërsa LDK të tretin, por rezultati është shumë i ngushtë mes tyre.

Liderit të lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, nuk ju lejua që të garojë në këto zgjedhje, sepse kishte problem me ligjin për shkak të një dënimi të shkallës së prerë. Ai ishte dënuar me kusht për shkak të hudhjes së gazit lotsjellës në parlamentin e Kosovës në vitin 2015. Sidoqoftë, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve KQZ akoma nuk ka dalë me rezultatet preliminare të zgjedhjeve. Procesi i numërimit të votave akoma po vazhdon.

Vëzhgimi i zgjedhjeve

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë. KQZ-ja kësaj radhe ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut. 30 mijë vëzhgues ishin akredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar këtë proces zgjedhor. Në zgjedhje garuan 28 subjekte politike, nga to 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Gjatë ditës shefi i zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefat e Misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë ndjekën siç thonë “me vëmendje procesin zgjedhor”.

“Nënvizojmë rëndësinë e zgjedhjeve transparente, të besueshme dhe përfshirëse. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të Kosovës që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, të lirë nga presioni politik dhe t’i respektojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjyqësorit”, thuhej në deklaratën për media.

Bashkimi Evropian ka dërguar në Kosovë një mision të ekspertëve të zgjedhjeve  që mbulon të gjithë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit, duke përfshirë edhe fazën e ankimimit. BE-ja thotë se do ti qëndrojë besnik fuqishëm partneritetit me Kosovën.

“Jemi të gatshëm që të angazhohemi me anëtarët e zgjedhur të Kuvendit. Kemi besim se Presidenti do të zgjidhet shpejt nga Kuvendi i ri dhe do të formohet qeveria e re, me kohë, në mënyrë që të promovojë reforma dhe zhvillime të mëtejshme, ta luftojë korrupsionin, ta forcojë sundimin e ligjit dhe ta çojë përpara të ardhmen Evropiane të Kosovës, përfshirë vazhdimin e Dialogut të lehtësuar nga BE në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në deklaratën e zyrës së BE-së në Kosovë.

Partitë kryesore politike që garuan në këto zgjedhje, kishin emrat e tyre që synonin postin e kryeministrit, i cili zgjidhet me votat e deputetëve në parlament pas zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosja ka kandidatin e saj për kryeministër Albin Kurtin, i cili megjithatë në këto zgjedhje nuk mundi të garojë në listën zgjedhore për shkak që KQZ nuk e certifikoi atë për shkak të problemeve me ligjin. LDK, garoi  për kryeministër me kandidatin Avdullah Hoti, kryeministër aktual në detyrë. PDK, garoi me Enver Hoxhajn që tashmë udhëheqë partinë, pas dorëheqjes së Kadri Veselit i cili në Gjykatën Speciale po përballet me akuzat për krime lufte. Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, iu bashkua listës Vetëvendosja dhe ajo synon postin e presidentes. Të njëjtin post e synon edhe Ramush Haradinaj. Sfida e parë e parlamentit të ri do të jetë zgjedhja e presidentit, i cili më pas duhet ta propozojë formimin e qeverisë së re. Për zgjedhjen e presidentit nevojitet prania në sallë e dy të tretave të deputetëve dhe nëse kjo nuk mund të arrihet në  tre  raunde, atëherë vendi serish shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.

MARRË NGA DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 14 Shkurt 2021, 18:03

Përfundon procesi zyrtar i votimit në Kosovë

KOSOVË- Procesi i votimi në Kosovë ka përfunduar në orën 19:00. Qytetarët nga e gjithë Kosova kanë votuar ditën e sotme nga ora 07:00 deri në 19:00 për të ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet