Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DURRËS– Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e sigurisë për 18 personat e arrestuar tre ditë më parë në Durrës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Prokuror i çështjes ishte Afrim Shehu, ndërsa gjyqtar Paulin Cera.
Të gjithë të arrestuarit ishin të pranishëm në seancë, përveç efektivit të Policisë Gani Damës, masa për të cilin është dhënë në mungesë pasi ndodhet në kërkim. Ndërsa specialisti i armatimit Astrit Nure, i cili është lënë në detyrim paraqitje dhe në gjyq përfaqësohet me avokatin.
Për shkak të numrit të madh të personave të arrestuar, seanca gjyqësore zgjati për disa orë, ndërsa të gjithë të pandehurit ishin të përfaqësuar nga avokatët e tyre mbrojtës. Po për shkak të numrit të madh të të arrestuarve, kafazi i qelqtë ishte shumë i vogël për t’i nxënë të gjithë dhe për këtë arsye një pjesë e tyre qëndron jashtë tij.
Ndërkohë jashtë ambienteve të Gjykatës u mbledhur dhjetëra familjarë të personave të arrestuar në mbështetje të të afërmëve të tyre. Gjatë seancës ka ndodhur dhe diçka e pazakontë. Polici i pandehur, Agim Osmani pati probleme me zemrën gjatë seancës dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.
ARREST NË BURG
Ermal Petova (OPGj Manzë. Polici që la të lirë një të akuzuar për përdhunim), Agim Osmani ( Ndihmës specialist policia Durrës, polici që u largua nga salla a gjyqit pas problemeve me zemrën), Haxhi Sherra (Ndihmës specialist Komisariati Shijak), Petrit Neziri (Ndihmës specialist policia Manzë), Dëshir Dakoli (Me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës), Ndriçim Shika (Ndihmës specialist policia Shijak), Gjergji Gerco ( Sekretar njësisë administrative Sukth) dhe Adem Lika (Ndërtues)
U LIRUAN
Sami Xhafa (Shefi i stacionit të policisë Manzë), Nikollë Marku (OPGj Manzë), Besnik Domi (Shef rendi në Shijak), Astrit Nuri (Specialist i armatimit në në policinë e Durrësit), Julian Kacadej (Specialist IMT-ja Shijak), Marius Shahini (Kryeinspektor IMT-ja Shijak), Dritan Koçi (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje), Paulin Meta (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje), Gjon Zefi (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje) dhe Qerim Doka (Posesdues dhe zhvillues i ndërtimi pa leje).
Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua disa ditë më parë. Pas një hetimi tri mujor nga ana e SHCBA dhe Prokurorisë së Durrësit, bilanci ishte 10 policë të prangosur, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa Dama u shpall në kërkim.
Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme ku përfshihen objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj, duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.
Hetimet kanë nisur me një procedim penal të datës 30 qershor 2019, kur prokuroria ka nisur verifikimet për shpërdorim detyre për Agim Osmanin dhe Gani Damën, ndihmësspecialistin në Policinë e Durrësit dhe një polic patrulle.
(K.M. A.B. E.K. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LEZHË- Dy ditë pas vrasjes së një gruaje nga kunati për shkak se dyshonte se i tradhëtonte të vëllain që ishte në burg (Lexo këtu), një tjetër rast kërcëni...
KORÇË- Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë zonën jug-lindore të vendit kanë shkaktuar reshje dëbore në zonat malore. Reshjet kanë mbuluar fshatra...
SHQIPËRI– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend.Gjatë ditës së sotme, IGJEUM bën m...
Yuri Kim ka bërë betimin si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, raportoi Zëri i Amerikës. Kim, u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të 20...
TIRANË-Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ...
SERBI– Aktivistët e Shoqatës “Alternativa Lindore” kanë provokuar keqasi në qytetin e Srebenicës duke ngjitur disa postera të gjeneralit famëkeq, Ratko Mlladic...
TIRANË– Policia Rrugore ka bërë monitorim me radar e dragër në akset e rrugëve Sauk-Teg dhe Durrës – Tiranë në orët e vona të mbrëmjes për rritjen e parame...
Të pakta janë gratë në fushën e biznesit në Shtetet e Bashkuara, që kanë arritur suksesin e Rudina Seserit. Ajo është themeluese dhe partnere menaxhuese e kompa...
TIRANË– Shqipëria, si i vetmi shtet në Evropë pa një ligj për rininë, vetëm para disa muajsh me nxitje edhe nga insitucionet evropiane dhe organizata...
KORÇË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e nëj aksidenti rrugor. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë- Pogradec në afërsi të ...