Kuvendi merr "pushimet" për zgjedhjet lokale, Balla: Ngadalësojmë punën, deputetët do të shpërndahen në ...
Aktualitet
“Duhet të ishin dy shoferë”/ Eksperti bullgar: Policia të mos fshihet shkurreve
23 Nëntor 2021, 09:28Nga DOSJA
BULLGARI – Kryetari i Sindikatës së Mësimdhënies së Automjeteve Jonko Ivanov ngriti zërin pas aksidentit të tmerrshëm në Bullgari ku një autobus maqedonas shpërtheu në flakë pas përplasjes me bordurën anësore dhe shpërtheu në flakë duke i marrë jetën 46 personave. Në kanalin “ON AIR”, Jonkov këmbënguli se duhej të kishte të paktën dy shoferë në autobus në mënyrë që të drejtohej sa më mirë. Ai kërkoi llogari nga Policia dhe shteti për neglizhencën e treguar ndaj sigurisë rrugore.
“Është autostradë me shpejtësi 120 km/h maksimale. Ku janë 3 autobusët e tjerë, a nuk udhëtojnë dhe kalojnë bashkë kufirin? është ose rruga, autobusi, ose shoferi, njëra nga këto kombinime ka shkaktuar tragjedinë. Duhet të kishte dy shoferë në autbous për të hyrë në Bullgari. A është verifikuar koha që kanë pushuar? Ai (shoferi) ka hyrë në Bullgari në orën 10:00 dhe udhëton përshkon një rrugë tëgjatë, ndalon për një orë për të pushuar. Dhe të gjithë njerëzit zbritën poshtë, që do të thotë se askush nuk ka fjetur në këtë kohë. Në vend që policia të fshihet në shkurre, ata mund të ishin gjatë mbrëmjes në vendngjarje, ku ka rrezik të madh. Njerëzit po vdesin nga pakujdesia e politikanëve për ccështjen e sigurisë rrugore. Ata nuk kërkojnë ndihmë nga ekspertët, ata kanë përgjegjësi. Ku është ‘Administrata e Automobilëve’ për të kryer kontrollin në kufi. Duhet të krijohet një komision i përbashkët dhe hetimi nuk të zgjasë shumë përderisa janë prekur të dyja vendet”, u shpreh eksperti i sigurisë rrugore Jonko Ivanov.
DURRËS– Mondi Bami dhe Gëzim Tema kanë rënë në prangat e Policisë në kuadër të operacionit të koduar “Nikla”. Pas informacioneve të marra në rrugë op...
BULLGARI– Ministri i Brendshëm, Bojko Rashkov ka bërë me dije detaje nga hetimet që po zhvillohen për të zbardhur shkaqet e aksidentit në Sofje, ku ndërru...
BULLGARI- Minsistri i punëve të jashtme Bujar Osmani, ndodhet në spitalin “Pirogov”, ku janë vendosur të lënduarit nga aksidenti i rëndë me shqiptarë të Maqedon...
SHKUP – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u shpreh së fundmi se ka mundur të bisedojë me njërin prej të mbijetuarëve të aksidentit tragjik n...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet kryesore për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al është lajmi i tragjedisë së ndodhur në Bullgari, në të cilën...
BULLGARI– 45 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, ndërruan jetë kur një autobus që transportonte qytetarët shqiptarë të Maqedonisë veriore mori flakë dhe po...