"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Drejtori i Policisë Kriminale e pranon! Tonin Vocaj: Klementi dhe Vilsoni u vranë për kanabisin, ju rrëfej dinamikën e krim
12 Tetor 2020, 21:53Nga DOSJA
TIRANË– Drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj, ka pranuar se krimi i dyfishtë në Malësinë e Madhe ka ndodhur për shkak të kanabisit të mbjellë në disa parcela të asaj zone.
I ftuar në studion e “Opinion”, I pyetur për ngjarjen në fjalë, Vocaj rrëfeu edhe gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë, ngjarje ku Daniel Pepaj vrau dy kushërinjtë e tij, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.
Vocaj rikonfirmoi versionin e raportuar prej ditësh në media, se ishte Vilsoni ai që e akuzonte Danielin se kishte vjedhur 50 kg kanabis dhe kështu nisi zanafillën krimi.
“Është e vërtetë që ngjarja ka ndodhur për kanabis. Viktimat kanë pretenduar se ua ka vjedhur autori i vrasjes. A është i vërtetë fakti që viktimat e kanë shtrënguar autorin për ta vënë para përgjegjësisë morale për sasinë e kanabisit të vjedhur? Meqenëse autori i veprës penale siç ka dalë nga hetimet në bashkëpunim me babain e tij kishte kultivuar një miniparcelë u ka thënë viktimave që unë do ua kthej këtë sasi që ju pretendoni se ua kam marrë unë, megjithëse ai faktikisht nga deklarimet që bën vëllai i viktimës nuk ka pranuar që ua ka marrë. Në këto kushte në shoqërinë e vëllait të viktimës kanë shkuar në fshatin Vrith, i cili ka njoftuar edhe policinë. Është i vërtetë fakti që njoftimi i parë është bërë në orën 1:00 të natës. Ai ka çuar policinë në vendin ku i ka zbritur nga makina ata dhe autori bashkë me dy viktimat janë futur në krahun e majtë të rrugës për të shkuar tek miniparcela,”– u shpreh ai.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një prift grek, Elefterios Balakos ka bërë një reagim në lidhje me çështjen e vrasjes së Kostandin Katsifas në Shqipëri dhe dënimin të anëta...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se në Vaqarr është asgjësuar një parcel e konsiderueshme me kanabis, këtë verë që lamë pas.E ftuar në studio...
TIRANË– 229 aplikantë janë skualifikuar, pasi aplikuan në fazën e parë të testimit të kandidateve për hetues në BKH, të konsideruar si FBI-ja shqipta...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është përplasur me drejtuesin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj. Të ftuar në studion e “Opinion”, teksa po diskutonin ...
KAMWZ- Banorët e laknasit pjesë e Bashkisë së Kamzës sot kanë qenë në Gjykatën administrative të Apelit, pasi vijojnë kalvarin për çështjen e pyllit që r...
ELBASAN- Përgjegjësi i pyjeve në Bashkinë e Elbasanit është konfirmuar me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pasi është marrë lajmi se përgjegjës...
TIRANË– Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj, ak drejtuar gishtin drejt Krujës dhe tha se ky rreth ka tendenca të ketë mbjellje dhe kultivim më ...
TIRANË- Sipas analistit Carlo Bollino, aktivizimi i paprecedentë i presidentit Ilir Meta dhe përplasja e tij me kryeministrin Edi Rama e ka lënë në hije Lu...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha publikoi videon ku shiheshin parcela me hashash nga zona të ndryshme në Shqipëri.I ftuar në studion e “Opinion”, Hoxha t...